• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
AGRON GJEKMARKAJ/ Majko ka vënë në diskutim karrierën e tij të mëtejshme, Kumbaro u bë simboli i…
Home
Blog

AGRON GJEKMARKAJ/ Majko ka vënë në diskutim karrierën e tij të mëtejshme, Kumbaro u bë simboli i…

July 6th, 2018 F.autor Blog 0 comments

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Dita e djeshme konturoi dy modele brenda së njëjtës mazhorancë në raport me Edi Ramën, i cili e demostroi qetësisht absolutizmin e vet!

Nga njëra anë, i vetmuar, Pandeli Majko, socialist i orëve të para dhe Mirela Kumbaro, rilindase e orëve të para, përfaqesuese e sjellljes së krejt grupit parlamentar.

gjekmarkaj11

Majko u tregua dinjitoz. Me gjasë ka vënë në diskutim karrieren e tij të mëtejshme, për aq kohë lider është Edi Rama! Nuk do ti mungojnë thashethemet, distancimet dhe shënjimet me gisht si armik i brendshem derisa shefi të shprehet. Në Shqipëri shefi është Zoti!

Majko nuk e hodhi atë firmë të ndyre dhe nuk u be pjesë e shembjes se trashëgimisë kulturore dhe grabitjes së tokës publike për arsye të shëmtuara korruptive. Ndërsa Kumbaro, ministrja që duhej të mbronte kulturen u bë simboli më trishtues i tjetërsimit njerëzor e intelektual për një palo karrige.

Nuk përjashtohen edhe benefice të tjera që e bëjnë të akullt në shikim dhe të paeupur në mbrojtje të këtij projekti mafioz. Majko zbuloi sa socialistë kanë mbetur e sa Rilindas e zoterojnë partinë. Gjithë ai unitet rreth liderit të kujton vitin 1934 në Gjermani kur vdiste Hindenburgu dhe parlamenti votonte bashkimin në një të postit të tij me ate Kancelarit duke prodhuar Fuhrerin!

Pasojat e aktit dihen. A do të pranoje Shqiperia një Fuhrer? Dje u bë prova gjenerale në favor të despotizmit.

Ajo që ben përshtypje në aktin e mbrëmshëm në raport me paraardhesit e partisë socialiste me ata që i thërrasim etër. Ata shtinin në mish njeriu drejtperdrejt ne emer te luftes se klasave, urrejtjes ideologjike e krahinore, në emer të Enverit e partisë, por ishin më të ndershem në dhunë e terror. Nuk lodheshin me zgjedhje e parlament. Keta diktaturen e realizojne me ligj! Trimeri s’kanë, hile po.

Një ditë më pas përvijohen qarte dhunuesit në një anë dhe shoqeria në tjetrën.

Burgjet janë të vogla. Te mjaftueshme per dhunuesit dhe jo per popullin. Alternativë tjeter s’ka, o populli në burg, o dhunuesit! Policia e Xhafajt, gjyqtaret e rrethit te tij familjare ne sistem, prokurorja Marku ne pritje te urdherit te Rames nder zyra per te ngjallur frike dhe njerzit e lire qe tek korrupsioni shohin vdekjen kapilare te shpresave per demokraci e normalitet ne rruge .Skenar tjeter ska. Neser me ligj shpallemi armiq te shtetit. Të presim deri atëherë?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JORGJI KOTE/ Kambanat bien për multilaterizmin
Previous article ARTAN FUGA/ Sot jemi si në ’97-n, shteti ka rënë. Duhet një fillim i ri nga zero

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k