• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ADRIATIK DOÇI/ Pse nuk më shantazhon dot matrapazi i pasaportave Ilir Meta?
Home
Blog

ADRIATIK DOÇI/ Pse nuk më shantazhon dot matrapazi i pasaportave Ilir Meta?

October 26th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Prej disa ditësh jam bërë objekt i një sulmi nën brez nga zyra e Presidentit të Republikës, institucion i cili paguhet me taksat tona për të përfaqësuar unitetin e popullit, por që faktet tregojnë se përfaqëson unitetin e pazareve, korrupsionit, pastrimit të parave, fabrikimit të lajmeve të rreme, diversionit, manipulimit, falsifikimeve, frikës nga një drejtësi e pavarur dhe fatit të LSI-së, e cila po lundron drejt muzgut të saj politik.

Nuk ka dyshime se shkak i tentativës për shantazh është bërë një investigim i pasqyruar në Shqiptarja.com dhe Report.tv mbi prapaskenat e dhënies së nënshtetësive nga Presidenti Ilir Meta, i cili rezulton se, sa herë ka bërë shqiponjën me duar si patriot Faceboku-u dhe pasqyrash, ka shitur të paktën nga 10 shtetësi shqiptare, si ata matrapazët që shesin ora vjedhura tek ‘Dollari’.

Burime të besueshme më thonë se një nënshtetësi është shitur nga 15-50 mijë euro ndërsa ata familjare dhe fisnore deri në 500 mijë euro, por kjo mbetet për t’u provuar.

E faktuar deri tani është se gjatë tre viteve, Ilir Meta ka lëshuar mbi 850 nënshtetësi të veçanta dhe në shmangie të ligjit, nga të cilat 419 për llogari të bllokut të tij, nën kamuflimin e interesit kombëtar, dashurisë për atdheun dhe pendëve të shqiponjës.

Për t’i paraprirë mbrojtjes së pazarit, në thesin e vrasësve të pesfishtë, vrasësve të fëmijëve, këngëtarëve tallava, mashtruesve, falsifikatorëve, pijanecëve ordinerë, ikonave të korrupsionit, rrugaçëve etj., të cilëve u ka dhënë shtetësinë si asete kombëtare, Meta ka futur edhe njerëz të nderuar dhe të shquar si Kim Mehmeti etj.

Historia e skandalit tashmë është e qartë, bashkë me shkeljet e shumfishta.

Për shkak të këtij investigimi, objekt i këtij sulmi nga Ilir Meta dhe çirakët e tij, janë bërë edhe botuesi Carlo Bollino dhe bashkëshortja e tij, Alba Malltezi, në vlerësimin tim ndër gazetarët më profesionistë dhe seriozë që kam njohur.

Sulmi është orkestruar duke mbledhur copy pase në internet shfipje dhe trillime të vjetra të Sali Berishës, i certifikuar si shkolla dhe fabrika më e madhe e mashtrimit, trillimit dhe shpifjes në Ballkan, sot aleat dhe në një front me Ilir Metën kundër normalitetit dhe Perëndimit.

Objekt i llogores presidenciale ishte që në fillim gazetari dhe botuesi Mero Baze, për shkak të qëndrimeve kritike ndaj Ilir Metës dhe pasqyrimit të aferës me nënshtetësinë.

Ndërkaq, tentativa banale për shantazh ndaj meje bazohet në montimin e disa materialeve të kahershme në internet. Fillimisht, u montuan dy pjesë jashtë kontekstit, për të përçuar një mesazh të rremë. Mbëmë dhe sot pjesët u paraqitën si zbulim i ri, marifete të cilat konfirmojnë se në dorën e kujt batakçinjve ka rënë sot Presidenca!

Po pse, miq, Ilir Meta dhe askush tjetër i sojit të tij nuk më shantazhon dhe trysnon dot mua?!

Së pari, nuk kam asnjë pasuri. Ky profesion nuk të bën kurrë të pasur. (Verifikoni). Pasuria ime e madhe janë librat, njerëzit, natyra. Vetëm ‘magjistari’ Ilir Meta ka bërë pallate dhe vila me dy paga shteti.

Së dyti, zyra e Presidencës, e konsideron krim të kërkuarit punë, që është një nga parimet themelore kushtetuese (neni 49). Megjithatë, bashkëshortja ime, ndonëse me 3 diploma, sot punon në librari (një punë shumë fisnike), pasi administrata është mbushur me lukuninë e militantëve të partive të Ilir Metës dhe shokëve të tij. (Verifikoni).

Së treti, nuk kam asnjë fije interesi me asnjë parti politike, me asnjë klan apo subjekt të OFL.

Si përfundim, sulmi i presidentit Ilir Meta nuk është mesazh për mua, por për gazetarët e tjerë në Shqipëri, që të mos guxojnë të investigojnë rreth veprimtarisë së tij 30-vjeçare, shënjuar nga një mozaik skandalesh të rënda.

Është një mesazh kërcënues edhe për anëtarët e SPAK, që të mos i hapin dosjen e pasurisë, ku ka pastruar miliona euro para të pista.

Është gjithashtu një shmangie për t’ju përgjigjur disa pyetjeve rreth skandalit të nënshtetësive, pyetje të cilat shpresoj t’ja drejtojë një ditë SPAK.

Unë jam gati të bashkëpunoj me SPAK për të nxjerrë në dritë të gjithë perandorinë e korrupsionit me shitjen e nënshtetësive, me protagonist Ilir Metën, matrapazin e pasaportave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ Pikëpyetjet se përse presidenti Meta i dha shtetësinë shqiptare futbollistit Cobbinah!
Previous article CARLO BOLLINO/ Përgjigjet e mia 10 pyetjeve të Metës që fsheh vrasës fëmijësh mes intelektualësh e Arqipeshkësh

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k