• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 11th, 2026
  • HOME
ADEM HARXHI/ Fotografia e Xhensilës dhe fotografia e Bibi Aishas së shpërfytyruar
Home
Blog

ADEM HARXHI/ Fotografia e Xhensilës dhe fotografia e Bibi Aishas së shpërfytyruar

October 1st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Dr. Adem Harxhi/ Dhuna në familje, veçanërisht, kundër grave është bërë një fenomen masiv. Vrasjet brenda familjes për motive të “dobëta” janë bërë ulëritëse. Por, mjaft me retorikë. Ç”janë këto “show e tell” të vogla e të mërzitshme të politikanëve dhe drejtuesve të OJQ-ve?. U lodhën duke folur për dhunë në familje, por, pa rezultat. Kërkojnë që policia të ruajë gratë prej burrave dhunues në dhomën e gjumit. Kjo është propagandë jo efektive.

Rreth dy vite më parë, në kapakun e “Time Magazine” ishte një fotografi e përçudnuar me një histori, që autorët e konsideronin të tmerrshme. Fotografia ishte e një vajze tetëmbëdhjetë vjeçare nga Afganistani, Bibi Aisha, e cila u largua nga burri i saj abuziv dhe nga familja e saj, gjithashtu, abuzive. Disa ditë më vonë, Talibanët e gjetën vajzën dhe e tërhoqën zvarë deri në një pllajë mali, e cilësuan fajtore sepse kishte shkelur Ligjet e Sheriatit. Dënimi i saj u bë i menjëhershëm. Ajo u mbajt në tokë nga katër “trima”, ndërkohë, që burri i saj i priste veshët dhe pastaj i preu dhe hundën. Kjo vajzë ishte armiku.

A është ky rast më i rëndë nga rastet e disa grave shqiptare, që për të tilla arsye, burrat u kanë marrë jetën me thika, me armë zjarri, me sopata e sqeparë kokës, madje, edhe në sy të fëmijve? Në qoftë se asgjë tjetër nuk na luan vendit, në qoftë se asgjë tjetër nuk na i mbush mendjen, le të jetë jeta e këputur në mes e këtyre grave, ashtu si fytyra e mutiluar e Bibi Aishas, fytyra e dhunuesve të grave. Le të jetë vdekja e tyre arsyeja që të shkunden edhe ata që ndjehen më të vetëkënaqurit midis nesh.

Në kryqëzatën e shënjtë kundër kësaj të keqeje ultimative, fotografia e Xhensilës nga Kruja, ashtu si fotografia e shpërfytyruar e Bibi Aishas nga Afganistani, dhe fotografitë e gjithë grave shqiptare që burrat u morrën jetën mizorisht, duhet të shfaqet në billboardet përgjatë çdo autostrade. Fotografitë e tyre duhet të vendoset në çdo mur nëpër sallonet luksoze, ku zien retorika për të mbrojtur gratë shqiptare të dhunuara e të masakruara. Në çdo rrjet, në çdo ndërprerje publicitare, fytyra e këtyre grave dhe e Bibi Aishas duhet të shfaqet me diçiturën “Egërsirat e bënë këtë.” dhe nën të të shtohet- kjo reklamë u lejua nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ralph Waldo Emerson ka thënw:“Prekja morale, është pika e fundit që e mbush detin”. Sot, miqtë e mij, deti ynë, mjerisht, është jashtë ballancës dhe ne mund të mbytemi lehtësisht në myopinë tonë morale dhe në inkorektesën politike të adhuruar.

Njerëzimi është i aftë të dërgojë raketa nëpër galaksitë e largëta Njerëzit zbulojmë copëza të materies që do ta çudisnin Einsteinin. Krijohen kompjutera që rivalizojnë me mendjen njerëzore. Kemi teknologji që i tejkalojnë skenat fiction. Çdo gjë që e imagjinojmë, me shpejtësi të çuditshme e bëjmë realitet. Nëse ëndërrojmë diçka, ne e realizojmë atë dhe vërtet ajo do bëhet. E megjithatë, ne jemi akoma, në një pikë kritike të historisë së këtij planeti, që mund të na çojë prapa në guvat e një kulture, që do ta bënte të skuqej nga turpi edhe Neanderthalin.

Nëse dikush do të mendojë se kam qenë shumë i vrazhdë në këto që thashë, nuk do t’i kërkoj ndjesë për shqetësimin, por do ta pyes: “Në qoftë se shtëpia është përfshirë nga flakët dhe ne nuk i zgjojmë fëmijët sepse na vjen keq t’u prishim gjumin, a është kjo dashuri? Fëmijë, Shqipëria është në flakë, zgjohuni!”

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, partizanët trima, djemtë dhe vajzat e këtij populli, nuk e injoruan makinën demoniake të luftës dhe as frymën e ndyrë të të keqit. Ata me qartësi, kurrajë, vizion, determinim dhe sakrifica fituan. Sot është dita jonë e çmuar, është rradha jonë. Ne duhet të guxojmë dhe të mos tërhiqemi në banalitetin e rutinës. Nuk duhet të qendrojmë para televizorit, të dëgjojmë lajmet kryesore plot tmerre dhe të shikojmw një tufë zonjash që kanë dalë nga faqet e revistave të modës të protestojnë kundër dhunës ndaj grave. Kjo do të thotë të tallesh me gratë e dhunuara.

Demokracia jo gjithnjë fiton. Tirania jo gjithnjë humbet. Miq, vendi është në flakë, duhet të zgjohemi.

*Botuar në DITA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Kur Zaev qan dhe Thaçi mban shënim…
Previous article FLOGERT MUÇA/ Xhisiela dhe mosndëshkimi i opozitës së papërgjegjshme

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k