• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
A mund të bëhej një zezak kapiten i Kombëtares sonë, apo një kamzali të bëhet drejtor në Bashki?
Home
Blog

A mund të bëhej një zezak kapiten i Kombëtares sonë, apo një kamzali të bëhet drejtor në Bashki?

May 13th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Artan Fuga/

Nepotizmi po bën kërdinë ndër ne.

Kur sheh që ka artistë shqiptarë që performojnë në skenat tona, por edhe jashtë sikurse Ermali, Eleni, që bashkë me Eugentin sot do të jenë në Eurovizion, ndjen forcën e energjive kombëtare që po të përdoren si duhet çajnë vetë, sado ujq e dhelpra rreth tyre duan t’u përvetësojnë suksesin për qëllime të mbrapshta.

Por për këtë do të shkruaj javën tjetër.

Duke parë talente shqiptare që çajnë në Qipro, Itali, apo Angli si Rita Ora etj., më shkon mendja dhe pyes, a do të mundte një emigrant i brezit të parë, i ardhur në Shqipëri, ta çante nepotizmin tonë sidomos në institucionet publike, për të nxjerrë kokën mbi të gjithë ?

Dyshoj shumë.

A do të mundej një zezak të merrte nënshtetësinë shqiptare dhe të bëhej kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit?

A do të mundej një qipriot i ardhur në një shkollë shqiptare të ngjitej lart dhe të përfaqësonte Shqipërinë?

Le të zbresim pak më poshtë.

A ka ndonjë deputet të ardhur nga zonat fshatare të vendit me profesion fermer, mekanik, mësues zonash rurale, mjek atje?

Po ndonjë këshilltar bashkiak që është bujk ose fermer?

A mund të gjesh sot punë në agjencitë publike si në Bankë, Radiotelevizion, Ministri, Opera, Teatër, administratën e Akademisë të shkencave, Gjykata, po të mos kesh si thonë “mikun brenda”?

Po të jesh cigan, rom, boshnjak, a mund të bëhesh drejtor drejtorie apo qoftë edhe të punosh në një vend kyç të administratës?

Po të vish nga Bathorja, Kamza, Këneta e Durrësit, Vora, nga Dajti a nga Bregu i Lumit a mund të bëhesh drejtor në Bashki, nën kryetar Bashkie, këshilltar, apo edhe kryeredaktor në Radiotelevizion?

30 vjet demokraci mo!

Demos – cratos !

Hahahahaha!

Ik ore tutje, budallë, me këto ëndërra të çmendura, pse Qiproja jemi ne, apo Italia!!! Apo Anglia, Franca!

Nepotizmi po bën kërdinë.

A mund të punësoshesh dot nëse je pa një lidhje kushurilliku, miqësie, përkatësie politike, pa një interes të ndërsjelltë, pa paguar?

A mund?

A mund?

A mund?

Pse studentët e mi të shkëlqyer që nuk kanë ose refuzojnë të kenë të tilla lidhje i shoh pa punë ose vuajnë për të zënë punë?

Ik ore u bëre ti – më duket sikur u thonë.

Konkursi!!! – Hahahahaha!

Eshtë si puna e komisarit në det!!!

Ishte lojë, lojaaaaaaaaa!

Nuk besoni!

Thjesht le të japi Kuvendi ose Qeveria një fond sado të vogël për të bërë një studim sociologjik mbi burokracinë tonë, dhe do ta shihni se çfarë lemerie do të zbulojë nëse nuk i dinë.

Më duket se një shtresë me lidhjet e saj si një oktapod gjigand, si një re e madhe, si një tufë zogjsh grabitqarë, ka uzurpuar politikën dhe pastaj shtrihet në të gjithë administratën publike, rimerr në formë pagash, lekët që vijnë nga taksat që u merren qytetarëve, qarkullon paranë, ofiqet, shërbimet, nderet, rimarrjet në punë, pra riprodhohet duke i kthyer shpinën popullit që nuk ka asnjë shans në jetë vetëm të iki, të iki, të iki!

Merr lekët, i rishpërndan brenda vetes, dhe nuk jep shërbimet menaxheriale që duhen.

Duhet një studim i tillë sepse tregon me fakte gjendjen dhe nivelin e demokracisë dhe të shanseve të barabarta.

Po opozita përse nuk e vendos gishtin në këtë plagë të madhe!

Mos duhet të vijë Migjeni si opozitar?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Shkruaj, sepse përtoj të rrihem
Previous article Myslimanët shqiptarë drejt ndarjes në “Gylenistë” dhe “Erdoganistë”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k