• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 23rd, 2025
  • HOME
A e morën vesh artistët “ndihmën” e politikës në komision
Home
Blog

A e morën vesh artistët “ndihmën” e politikës në komision

June 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga: Besi BEKTESHI

Njerëzit e artit, njerëzit e lartësive artistike dhe kulturore, kurrën e kurrës sot, por dhe nesër nuk duhet të pranojnë asnjë lloj ndihme të politikës nga cilido krah që mund t’ju afrohet! Janë shumë aty që e dinë këtë “lemë”, por janë sërish shumë që janë të sëmurë nga bashkëjetesa me politikën! Nuk ja vlen, nuk duhet kauzën e tyre ta marrin në dorë medemek mbrojtësit e “mëdhenj” të PD-së dhe me paturpësinë e tyre politike të kauzave të humbura të bëjnë “shoë” në mbrojtje të kulturës dhe teatrit! Kush në të vërtetë! PD-ja që la të degradojë teatri, që la artistët në pagesa urie kudo në Shqipëri! Që nuk riparoi asgjë, apo dënoi me vdekje dramën shqiptare dhe teatrin si godinë dhe padyshim dhe si funksion! Përpara kujt! Mirë Erion Veliajt që sigurisht kuptohet qartë kur thotë “çiftet e reja mund të blejnë apartamente në kullat e qendrës së Tiranës” por që sigurisht punon më shumë e të gjithë kryetarët e bashkisë të marrë sëbashku, por dhe përpara Mirela Kumbaros që ka vetëm interesat e veta personale dhe të atyre që e kanë sponsorizuar, por në qeverisjen e socialistëve të shkretë të cilëve vetëm “Mirela ju ka munguar” për të qenë demokratë! Ju vjen Veliaj jashtë rradhe në komision sigurisht se është më i gojës se Noka që kërkon ta nxjerrë me forcë në saj të brutalitetit të tij të frymëzuar politikisht. Pastaj si zakonisht fillon kapja xhaketash dhe këmishësh dhe forca ku kryetarja e komisionit e di se deputetët e PD-së kanë vezë në xhepa dhe pastaj “përleshja” përpara kamerave mes PD-së dhe PS-së e kështu kauza e artistëve dhe teatrit, largohet përfundimisht nga ato për t’i shkuar politikës. Tani artistët nuk e kanë më në piedestal kauzën e teatrit. Këtë kauzë e kanë marrë Erioni, Noka, Mirela, Albana, Basha dhe më the e të thashë, një tarikat i tillë – por jo artistët e teatrit dhe komuniteti i tyre nëpër Shqipëri!

E panë artistët se çfarë “ndihme” ju dha politika në komisionin ku duhet të bisedohej, kërkohej të dihej për teatrin. Politika tregoi se shkel mbi artistët, mbi teatrin, mbi komunitetin e tyre dhe pse e bën këtë?! Sepse ky komunitet, po e përsëris, është ose më mirë të them ka qenë afër politikës. Nëqoftëse atyre (një pjese sigurisht) Edi Rama ju duket arrogant dhe njeri që as që ka respekt për shumicën e tyre, Erion Veliaj është ylli në ngritje! Ai është i gatshëm për ballafaqim, por jo me mënyrat e Ramës! Absolutisht mënyrat e tij janë më “popullore” më eksponenciale për sa i përket masivizimit mediatik dhe politik! Por aktorëve dhe artistëve si Veliaj dhe Noka ju marrin skenën përfundimisht! Njeri për karakterin nervoz dhe brutal, kurse tjetri me provokacionet e buta dhe fjalëshumta që kryetari i bashkisë i lidh më mirë dhe në mënyrë “masovike” se sa dhe Rama?! Po po, KM-ja ynë nuk ka pasur “fat” të jetë afër deri te fiqtë e popullit si Veliaj!

Tani politika ju ka marrë kauzën aktorëve të teatrit? Janë vulnerabël në luftën e tyre për mbrojtjen e pikërisht teatrit. Nuk duhet ti kishin pranuar as ndihmën as pjesëmarrjen e tyre! Pse? Po sepse nuk e meriton askush aty! Në momentin që pranë tyre rrinë deputetë dhe politikanë që sigurisht nuk kanë merita kulturore dhe as intelektualizëm kulturor – as në fotografi nuk duhet pranuar të kesh, biles në FB! Ajo skenë në komision ishte e ditur dhe e parapërgatitur nga të dy palët. Kundër kujt!? Kundër artistëve dhe artit! Kjo klasë politike, nuk ka lidhje me artin! Artisti më i madh në këtë klasë politike dhe qeverisje që është Rama, nuk i shikon dot me sy të ballit! Nuk më intereson fare nëse ka kulla pas teatri apo nuk ka! Rama ka bërë një muze të ri në Shkodër, ndërtoi një stadium krejt të ri, ndërtoi në Elbasan një stadium, po ndërton një kullë dhe stadium në Tiranë, do të ndërtojë një teatër me kulla nga pas, nesër diçka tjetër! Por ai këto gjëra po i bën sipas mënyrës së tij! Problemi është se shoqëria jonë është e sëmurë! Kaq e sëmurë, sa çdo kryeministër detyrohet të sillet si një model autokrat dhe vetë-vendimmarrës.

Në një shoqëri që e shikon politikën si një model i zërit të saj, provave të saj, rolit të vërtetë të saj, nuk ka shanse që KM-ja dhe qeveria, por dhe opozita të bëhen arrogante! Kurse në vendin ku shoqëria dhe sidomos intelektualizmi e arti e shikojnë veten të afërt me politikën, të ngjitur me të, të përfaqësuar ngushtësisht nga ajo – ka marrë fund që kauza e tyre qoftë dhe e drejtë nuk do të lartësohet aty ku meriton.

Jo pa rradhë në komision, jo me vezë, jo me të bërtitura, jo me përplasje fizike, jo me fjalë fyese, jo me provokacione dhe jo me skandale – por kjo është kauza e politikës dhe me këto veprime ato janë mësuar ti marrin të gjitha kauzat e ndryshme qoftë dhe të drejta pikërisht politika! Kurse aktorët e kanë lejuar këtë gjë! Më vjen shumë keq! Duhet ti kishin larguar, mos i lejojnë të afrohen asnjërin prej tyre! Të mos pranojnë të mbështeten nga askush prej tyre! Të besojnë mbas shumë shembujsh se janë bashkë (politika nga të gjitha krahët) në qëllimin e tyre politik për të sunduar! Duket sikur janë veçmas, kurse vërtetësisht janë me pak ndryshime nga njëri tjetri! Po sa mund të ketë ndryshim një parti që lejon shembjen e teatrit nga moskujdesja deri sa t’ju bjerë aktorëve në kokë, nga një parti që e shemb, duke ju ndërruar vërtetë një tjetër, por që ai është funksion i kullave dhe jo e kundërta! Kanë ndryshim sigurisht të vogël, por që askush prej tyre nuk përbën shembull dhe realitet kulturor për të pasur akses njerëzor, etik dhe moral! Po pra, në komunitetin e artistëve në mbrojtje sikundër thonë ato të identitetit të tyre në qendër të Tiranës dhe Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Alba Malltezi/ Papritur disa shqiptarë po “vdesin” për Teatrin
Previous article Pse nuk duhet fajësuar Januzaj që ndihet belg

Redaktor2

Related Posts

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj Blog
June 23rd, 2025

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës Blog
June 22nd, 2025

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze! Blog
June 17th, 2025

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Blog Jun 17th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë! Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë!

May 21st, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

May 22nd, 2025
YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së Blog

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

Jun 3rd, 2025
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun OP-ED

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

Feb 7th, 2020
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k