• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
LSI: Teqeja jonë sot ka mbetur pa Baba dhe pa “çantën e zezë”
Home
Blog

LSI: Teqeja jonë sot ka mbetur pa Baba dhe pa “çantën e zezë”

May 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ylli Dylgjeri/ 

Babai, në shqip edhe ati, është mësues shpirtëror, i barasvlershëm me shehun në tarikatet e tjera të dervishëve.

Si rregull, çdo teqe drejtohet nga një baba.

E kishim edhe Ne një Baba. Baba Takun.

Por s’ishte e thënë…jeta si të vijë. 

Baba Taku na la.

Vdiq? – do pyesni Ju besimtarë.

Jooo- largqoftë!

Ish-Baba Taku ynë, rron dhe është si kokrra e rrushit. Gjallon Baba Taku, më mire se dje.

Sot, sa u kthye nga Stambolli, u betua!

U betua për një Teqe tjeter. Për nje Teqe që Betimin e ka njësoj si jetën. Teqeja e vjetër që kur u hap ishte për integrim…por se mbërriti dot.

I iku dhe Dervishi i Madh. Te kjo Teqeja e Re i kanë dhënë fjalën me tepsi në dorë (jo tespie) se do integrohen më shpejt.

Dhe këtu nuk gënjejnë. Edhe formulën e betimit ja bënë me fjalët:

Baba Taku ka bërë be,

Që s’ka rrejtë që kur ka le…

Dervishi i Teqesë së Re e ka me qejf të madh këtë Baba. Eshtë i urtë e fjalëpak. Ai mban edhe numrin 19. Ka numrin e patrullës se Policisë. Baba Takun me një fërshëllim mbërin në vendngjarje dhe ta zgjidh hallin me një frymë.

I kudondodhur. Në Kuvend, Tatime, në Burg, në Gjykate, në Ministri…I mban dhe veglat me vete. I mban te një çante e zezë.

Aty thonë Dervishët, janë të tërë të zezat e kësaj bote. Baba Taku i ruan e i fërkon për një ditë ato nishane.

Po e ç’puan shumë.. të bën gjemën. Nuk e besoni?

Sot u betua. Tani mbani vesh.

Ky Baba do e bëj botën përshesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAULANT BALLA/ Nëse PD e njeh dëshmitarin X ta çojë në Prokurori
Previous article Lakuriqësia e opinionistëve të përdorur prej regjisorit të thashethemeve

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k