• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ERVIS ILJAZAJ/ Ora e Prokurorisë dhe lajmet politike që priten nga drejtësia
Home
Blog

ERVIS ILJAZAJ/ Ora e Prokurorisë dhe lajmet politike që priten nga drejtësia

May 15th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Tashmë është e qartë, që politika shqiptare nuk mund të prodhojë më asnjë lajm. Në këtë drejtim duket çdo gjë e bllokuar. E vetmja që mund prodhojë lajme politike është drejtësia.

Kjo për një arsye thelbësore, Reformës në Drejtësi. Një Reformë rreth së cilës, u vërtitën të gjitha strategjitë politike, pasi, padyshim do të ndryshojë të gjithë sistemin juridiko-politik që është instaluar përgjatë gjithë tranzicionit shqiptar.

Me një imponim qartësisht amerikan, Reforma në Drejtësi është gati në fundin e saj, dhe palët politike duket sikur janë në pritje të efekteve që ajo do të japë, që në disa aspekte kanë filluar që tani.

Prandaj, e gjitha dialektika politike është e bllokuar, pa të cilën të gjitha spuntot ekonomike dhe sociale paralizohen dhe mbeten në vend.

Padyshim, të gjitha palët politike për të ruajtur marrëdhëniet me organet gjyqësore, bënë ç’të ishte e mundur për të stopuar një reformë, e cila po merr nga dora e tyre drejtësinë. Tensioni politik që ndihet në ditët e javët e fundit, është pikërisht për këtë arsye, sepse politika shqiptare e ka kuptuar tashmë, që organet e drejtësisë po i rrëshqasin nga duart.

Mirëpo një situatë e tillë, ka bllokuar çdo politikë qeverisëse, çdo iniciativë politike domethënëse, çdo nxitje ekonomike, në pritje se çfarë do të sjellë Reforma në Drejtësi në kampin politik.

Në këtë kuptim, ajo që ka munguar këtë vit është pikërisht dialektika normale politike, pa të cilën një demokraci kthehet në gjendje të ngrirë.

Duket sikur asgjë nuk lëviz në planin e qeverisjes, por edhe në kampin opozitar, përveçse akuzave me dosje penale të ndërsjella.

Në këtë moment që flasim, Prokuroria shqiptare është nën syrin e ciklonit, të opinionit publik, por edhe të ndërkombëtarëve, për shkak të çështjeve shumë të ndjeshme që ka në duart e saj. Duke filluar që nga arrestimi i disa anëtarëve të krimit të organizuar shumë të përfolur, te çështja Tahiri dhe ajo e vëllait të ministrit të Brendshëm, janë çështje të cilat mund të tronditin politikën shqiptare të të gjitha palëve.

Ky është momenti kur fjalën e ka Prokuroria. Të gjithë faktorët dhe aktorët politikë dhe shoqërorë janë me sytë nga ajo.

Dhe kësaj here situata është e ndryshme nga ajo që jemi mësuar të shohim gjatë gjithë tranzicionit shqiptar, ku drejtësia ka qenë plotësisht në shërbimin e politikës pa dallim.

Pavarësia e drejtësisë dhe autonomia e saj, është një proces i pakthyeshëm. Këtë e kërkon SHBA, BE dhe qytetarët shqiptarë.

Lufta ndaj korrupsionit politik dhe krimit të organizuar sapo ka filluar. Shtetet e Bashkuara dhe BE, kërkojnë një politikë të pastër, pa asnjë implikim kriminal në mënyrë që të ndërtojnë një raport me Shqipërinë dhe ruajtjen e interesave të tyre gjeopolitike. Kështu që, me hir apo me pahir, Reforma në Drejtësi do të shkojë deri në fund. Jo më kot zbatimi i saj, që nënkupton hetimin e pushtetarëve të lartë politikë, është një nga kushtet kryesore, në mos i vetmi, për hapjen e negociatave në Qershor.

E gjitha kjo histori, me siguri do të ketë efektet e saj në politikën shqiptare. Kjo dallohet qartë nga sjellja politike e momentit. Politika shqiptare është duke vënë në lëvizje të gjithë kulisat e saj për të shpëtuar nga ky proces i cili me shumë mundësi, i vë të gjithë nën akuzë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A duhet të zëvendësohet apo korrektohet sistemi zgjedhor?
Previous article KLAUS-DIETER FRANKENBERGER/ Eksperiment në Itali?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k