• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Zoti Krichbaum, i mbrojturi prej teje, në cilësinë e ministrit vrau 4 protestues
Home
Blog

Zoti Krichbaum, i mbrojturi prej teje, në cilësinë e ministrit vrau 4 protestues

April 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Erion Braçe

Deputet!

E vertete eshte, nuk te njoh.

Lulzim Basha po perpiqet te te bej te njohur ketu dhe, po ben mire.

Po te jep mundesine te flasesh per Shqiperine.

Ti po e ben;

Lexova te kesh thene se “nuk eshte koha per Shqiperine te hape negociatat”!!

Merr pyetje ti deputet? Duhet te jesh i hapur apo jo?

Ti je evropian dhe duhet ta kesh kete standard.

Atehere;

Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne janar 2011 kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, ne cilesine e ministrit te Brendshem, vrau kater kundershtare ne mes te bulevardit?

Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne shkurt 2011 e me pas kur Drejtesia e kapur prej te mbrojturit prej teje-Lulzim Basha, betonoi cilesisht pandeshkueshmerine e ngritur ne sistem, menyre qeverisje, dhune mbi te pambrojturit e cfare tjeter te duash, me rastin me ekstrem qe nje qeveri mund te ndermarre-vrasjen e protestuesve te paqte ne mes te bulevardit?

Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne shtator 2009 e tutje kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, mori vendimin politik per te mos nderhyre me forcen e ligjit ne Lazarat-fshatin ku ishin instaluar jo vetem “7 grosistet e medhenj te droges”, por mbi 48 banda kriminale nga e gjithe Shqiperia, paisur me logjistiken moderne te 7 laboratoreve per perpunimin e droges deri ne vaj e cokollate, duke bere njesh qeverine me krimin, koordinuar vendimmarrjen me ta, ne nje akt unik kriminal ne nivelin me te larte te hierarkise se shtetit?

Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne vere 2011 kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, u emerua kryetar i bashkise Tirane, prej nje trupe gjykatesish te korruptuar, pjese e sistemit te degraduar dhe kapur politikisht te Drejtesise, duke i dhene fund zgjedhjes me vote nga populli te drejtuesve te pushtetit vendor?

Apo kur tamam ky i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, i dilte kunder gjithe botes-po po, gjithe botes nga Gjermania ne Amerike, per reformen ne Drejtesi dhe rithemelimin e nje drejtesie te re mu sic gjithe bota, kerkoi, keshilloi, asistoi, hartoi dhe prezantoi, per ti dhene fund pandeshkueshmerise dhe rivendosjen e parimit te perbotshem-ligji eshte i njejte per te gjithe?

Kur? A ke nje pergjigje deputet?

Pa as me te voglin diskutim, ne nuk jemi perfekt, kemi probleme te qarta me ligjin, zbatimin e tij, korrupsionin e krimin e organizuar, po luftojme ti adresojme e te kemi rezultate konkrete per cdo shqiptar qe ka besuar tek ne e qe kerkon qeverisje me te mire;

Drejtesia me ne fund ka nisur te levize, hem si pastrim dhe, hem si ndeshkim, me ngadale por vendosur, larg ndikimit te politikes dhe pa u intimiduar prej saj, mbi prova e fakte per gjithkend, gjithnje ende pa arritur tek “te paprekshmit” qe kete status e betonuan me mbeshtetjen tende ne keto vite, edhe per krime te perbindeshme.

Ketu jemi deputet;

Ti me qendrimin tend, ne me punen tone-si shqiptare gjithnje.

Ndjese qe po ta them deputet, por nuk ke parimesi ne gjithe cfare po thua per Shqiperine tone.

Ben politike, propagande por kaq!

Kurre nuk do arrish tek parimesia, te rrenon modeli “Lulzim Basha”.

E di pse?

Kam lexuar historine e kancelarit Helmut Kohl, deri ne fund, perfshire historine e donacioneve te fshehta, reagimin e partise tuaj ndaj ketij fakti, perfshire edhe ate te kancelares Merkel.

Pa as me te voglin dyshim, ai rast deshmon parimesine, shembullin gjerman qe nuk ngaterron kurre kontributin me ligjin, parate e “pista” me partine dhe pushtetin e saj.

A flet dot per kete deputet?

Ta besh ketu ne Shqiperi, per Lulzim Bashen dhe nje gjysem milion dollare ardhur nga shtetas ruse per te, pushtetin e tij!

Nuk e ben dot deputet!

Ky eshte problemi.

Ndaj vijo me propaganden, parimesi nuk keshillon dot!

Tana t’mirat!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si kronikani italian tregonte Shqipërinë bashkë me Epirin
Previous article Më mirë pa gjykatës apo me gjykatës të korruptuar, kjo është çështja

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k