“Reklama me fëmijë të varur nga teknologjia? Emisione ku fëmijët instruktohen me detaje mbi qëndrimin, pytjet, reagmiet para kamerave?”
I kemi parë dhe mbase në pamje të parë s’na kanë bërë shumë përshtypje. I ndeshim çdo ditë në stacione televizive, rrjete sociale apo edhe nëpër media online pa menduar dy çështje kryesore:
- Sa të përdorur ndihen këta fëmijë nga prindërit e tyre apo nga të tretët për përfitime ekonomike;
- Sa afekton ky ekspozim personalitetin dhe shëndetin e tyre mendor.
Me zgjerimin e komunikimit, ne jemi vazhdimisht të ndikuar nga shumëllojshmëria e mesazheve dhe imazheve përmes formave më të larmishme të mediave.
Midis tyre është reklamimi, i cili me metoda strategjike na drejton emocionet tona të joshen drejt blerjes.
Si të rritur, ne kemi të krijuar një gjykim kritik, kemi mundësinë e zgjedhjes së atyre që korrespondojnë më së miri me nevojat tona reale.
Megjithatë, e njëjta gjë nuk ndodh me fëmijët. Këta të fundit janë më të prekshëm nga magjitë e ekranit pasi janë ende në zhvillim.
Referuar studimeve të “Global Issues” , konstatohet se fëmijët nga mosha 2-11 vjeç shohin rreth 25 600 reklama në vit dhe rreth 40 % e tyre nuk janë me përmbajtje në interes të fëmijëve.
Veç kësaj, bota e biznesit i njeh ata si konsumatorë, ndaj në SHBA sipas “CBS Evening News” shpenzohet rreth 15-17 bilion dollarë për reklamat me fëmijë. Vetëm në vitin 2009 janë shpenzuar mbi 4 bilion dollarë në industrinë e fast-food.
Nisur nga teoria e Erik Eriskon mbi fazat e zhvillimit të njeriut, vëmë re se fëmija deri në adoleshencë nuk e ka krijuar ende personalitetin e tij dhe çdo stimulim i jashtëm mund të ndikojë në shëndetin mendor dhe psikologjik të tij.
Pjesëmarrja e fëmijës në një reklamë apo dhe emision televiziv, do të ndikonte në mënyre direkte dhe indrekte zhvllimin e tij socio-kognitiv.
Para së të përmendim disa nga çështjet kryesore me të cilat fëmija do të përballej si dhe efektet që ato do jepnin tek ta, le të hedhin një sy nga ligji shqiptar mbi këtë çështje:
Më konkretisht, ligji nr.97/2013 “ Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, neni 42 pika 7 “Komunikimet me natyrë tregtare”, përcakton se ato:”…nuk duhet të nxisin apo të shtyjnë të miturit të blejnë apo të marrin prodhime ose shërbime, duke i nxitur drejtpërsëdrejti për të kërkuar nga prindërit ose të tjerë persona të afërm t’u marrin mallrat apo shërbimet e reklamuara, ose të shfrytëzojnë pozitën e fëmijëve në raport me prindërit, mësuesit ose persona të tjerë të afërm të tyre.”
Më poshtë, neni 42 pika 8, thotë se “…që shoqërojnë ose përfshihen në programet për të mitur, të ushqimeve dhe pijeve, që përmbajnë substanca të dëmshme ose të padobishme për shëndetin fizik të të miturve…”
Në këto dy pika më të rëdëshishmë të “ligjit për Transmetimin”, vëmë re së është më rëndësi interesi më i lartë i fëmijës, edhe pse na duhet ta pranojmë se jo pak herë kompani të mëdha kanë përdorur imazhe të të miturve për efekt publiciteti.
Duhet të përmendim këtu se disa nga shtetet kryesore dhe me zhvillim në botë kanë vendosur banner në reklamat në TV kryesisht, si Norvegjia,Suedia dhe Greqia.
Pavarësisht se një cështje kaq delikate mbrohet me ligj, jo pak raste kanë ndodhur ku është identifikuar shfrytëzimi i fëmijëve në reklama për qëllime përfitimi.
Vec cështjeve ligjore, kemi dhe ndikim psikologjik dhe social në shfrytëzimin e fëmijeve në reklama. Përmendim faktin se cdo efekt ndikohet nga mosha dhe niveli zhvillimor i fëmijës, por për një gjë jemi të sigurt, ata janë ‘the hardest receivers’
Disa nga arsyet pse fëmijët është mirë të jenë larg TV nisin nga moskontrollimi i emisioneve dhe përmbajtjes së tyre.
Lojërat dhe emisionet me përmbajtje dhune ndikojnë shumë fëmijët, nisur që herët ata janë imitues shumë të mirë të asaj që shohin. Nëse ne u japim të shohin dhunë, atëherë ata do të bëhen agresivë.
Së dyti, po përjetojmë një boom teknologjik , i cili po kthehet në epidemi varësie për fëmijët.
Erikson, në stadet e tij shprehet se fëmija rreth moshës 3-6 vjec krijon stadin e iniciativës kundrejt staniacionit. Në këtë fazë, ne tashmë u kemi mësuar fëmijës si ndizet PC, si përdoret telekomanda dhe deri në skajet e përgjedhjes së aplikacioneve dhe instalimet e tyre.
Kështu u kemi dhënë atyre pavarësinë për ta përdorur tekonologjinë sic duan ata. Qëndrimi për orë të tëra para ekranit i bën ata të mos eksplorojnë botën reale rreth tyre por të fokusohën tek ajo virtuale. Fëmijët mbyllen në vete,zhvillojnë ndjenjën e fajit dhe kanë vështirësi të përshtaten në mjedise të reja.
Duket se nga gjithë ky zhvillim, prania e një fëmije ne reklama meret për të mirëqënë dhe asgjë veçse suksesit nuk meret parasysh.
Përpara se fëmijët të kenë zhvilluar një ndjenjë të duhur të identitetit të tyre ose të mësojnë të trajtojnë paratë, ata inkurajohen që të shoqërojnë statusin dhe vetëvlerësimin me sende, dhe të shikojnë gjëra të jashtme të tilla si fama dhe pasuria.
Është e shëndetëshme për kopmeticione ku përfshihen fëmijë për të shfaqur talentet e tyre por të gjithë dakortësohemi që përdorimi i fëmijëve për konkurse bukurie, për shfaqje televizive të cilat nuk janë të ndërtuara për të pasur audiencë fëmijë apo publicitet të cilat orientojnë modele të gabuara prindërimi, dëmton i dëmton ata në kontekstion social, sepse ua izolon botën në kornizën e TV apo rrjeteve sociale dhe mungon kontakti me moshatrët për të zhvilluar aftësi sociale.
Të drejtat e fëmijës fillojnë nga e drejta për të gëzuar një fëmijëri.
Shoqëria po i shndërron ata në konsumatorëve të vegjël dhe protagonizmi i tyre në botën e televizionit dhe rrjeteve online, trazon këtë të drejtë duke bërë që ata të jetojnë brenda një bote virtuale, larg asaj ç’ka ne duam të jetë fëmijëria e shëndetshme.
*Psikologe
Leave a Reply