• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MICHAEL KNIGGE/ John Bolton mund të jetë gozhda që mbyll arkivolin e marrëveshjes me Iranin
Home
Blog

MICHAEL KNIGGE/ John Bolton mund të jetë gozhda që mbyll arkivolin e marrëveshjes me Iranin

March 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Edhe po ta masësh me standardet e Donald Trumpit, zëvendësimi i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare McMaster me John Bolton-in është i rrezikshëm. Emërimi të paktën nuk është gjë e mirë për politikën e jashtme të SHBA.

Pararadhësi i John Boltonit në post, Herbert Raymond McMaster, është një gjeneral me tri yje me shumë dekorata, i cili mbijetoi për më shumë se një vit në karuselin e pandalur të personelit në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është një vlerë impresionuese për dikë që nuk është farefis me Trumpin, dhe i cili punon drejtpërdrejt pranë Presidentit. Paraardhësi i tij, Michael Flynn, një tjetër ish-ushtarak i lartë arriti të mbijetojë vetëm një muaj dhe më vonë pranoi para gjyqit fajin se e ka gënjyer FBI-në për kontaktet e tij me qeverinë ruse.

Marrëdhënia midis McCasterit dhe Trumpit nuk qe harmonike

Ngjashëm si te ministri i Jashtëm Rex Tillerson, të cilin e shkarkuan dhjetë ditë më parë, marrëdhënia personale e McMasterit me Presidentin – faktori kyç për mbijetesën politike në Shtëpinë e Bardhë – thuhet se kishte mbëritur prej muajsh në një pikë të ulët. Nëse një marrëdhënie e tillë ka ekzistuar ndonjëherë.

McMaster, një nga elementët e fundit të moderuar në qeverinë e SHBA, kohët e fundit ra ndesh disa herë me Trumpin – jo vetëm për çështje të stilit politik, por edhe për çështje përmbajtësore, si për shembull për trajtimin e Iranit ose të Rusisë. Kështu ai mbështeti që palët t’i përmbahen si marrëveshjes atomike me Iranin, ashtu edhe një vijë të ashpër ndaj Rusisë.

Përshëndetje mirëseardhjeje për luftënxitësit

Vërejtja e McMasterit në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, se Rusia pa dyshim që është përzierë në fushatën elektorale në SHBA, shkaktoi një kritikë me twitter të shefit të tij dhe ndoshta shënoi fillimin e fundit të mandatit të tij. Ai do t’u mungojë shumë vetëve, si deputetëve vendas, ashtu edhe diplomatëve të huaj, që e shikonin si nëpunës të besueshëm dhe si partner bisedimesh – megjithëse ai bën pjesë qartësisht tek skifterët. Ashtu si pasardhësi i tij, John Bolton, ai kaloi nëpër mend një “goditje parandaluese” ndaj Koresë së Veriut. Por në dallim nga Boltoni, atë nuk mund ta quaje mendjelehtë ose luftënxitës.

Pikërisht këto dy veçori e përshkruajnë ndërkohë Boltonin saktë – dhe kjo jo më kot, siç tregojnë dy shembuj: ai ishte një mbështetës i flaktë i vendimit katastrofik të Presidentit George W.Bush për të ndërhyrë ushtarakisht në Irak. Dhe mandati i shkurtër i Boltonit si ambasador në OKB – një pozicion për të cilin ai nuk e mori kurrë konfirmimin nga senati në SHBA – ishte e karakterizuar nga armiqësia e hapur ndaj OKB-së.

Një “Vaterloo diplomatike”

Edhe ndaj Iranit Boltoni vepron merr qëndrim skifteri: kështu ai kërkoi në mënyrë të përsëritur ndryshimin e regjimit në Iran. Karakterizues për qëndrimin e tij është fakti që tri vjet më parë një komenti si i ftuar nga “New York Times” ai i vuri titullin “Për të ndaluar bombën e Iranit bombardoje Iranin”. Dhe jo më larg se dy muaj më parë ai kërkoi në Wall Street Journal që Trumpi ta prishë marrëveshjen ndërkombëtare me Iranin. Ajo është një “Vaterloo diplomatike”, e cila “nuk mund të sjellë zgjidhje”. Në të njëjtin artikull ai u shpreh disa herë për një ndryshim regjimi në Iran.

Kur vendimi që do të marrë Donald Trumpi për marrëveshjen atomike me Iranin është në prag, zgjedhja e Boltonit si këshilltar kombëtar të Sigurisë në këtë mënyrë nuk është asgjë e mirë për të ardhmen e marrëveshjes, të cilën evropianët dhe të tjerë duan ta ruajnë me të gjitha mjetet diplomatike./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLENDI GASHI/ Demarkacioni që përplasi ish-shokët e luftës
Previous article DURIM MADHI/ Përse nuk është Tritani anëtarë i LGBT?!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k