• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
Kohë të këqia për demokracinë
Home
Blog

Kohë të këqia për demokracinë

March 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Fondacioni Bertelsmann/

Në të gjithë botën liria e mendimit është e kufizuar. Ka më shumë zgjedhje jo korrekte dhe etja për pushtet e populistëve po shtohet. Në këtë përfundim arrin një studim i fundit i Fondacionit Bertelsmann.

Sipas një studimi, në vendet në zhvillim dhe në vendet në ekspansion ekonomik gjendja e demokracisë ka rënë në nivelin më të ulët që prej dymbëdhjetë vjetësh. Gjithnjë e më shumë ata që qeverisin i sabotojnë instancat e kontrollit, për të ruajtur pushtetin e tyre dhe një sistem të vetëpasurimit. Njëkohësisht protesta kundër pabarazisë sociale, korrupsionit dhe keqmenaxhimit po rritet, rezulton në një analizë dyvjeçare të Fondacionit Bertelsmann. Ky fondacion hulumton rregullisht që prej vitit 2004 në të ashtuquajturin “indeks të transformimit” zhvillimet politike dhe ekonomike në 129 shtete në zhvillim dhe në ekspansion.

Edhe në demokraci qeveriset shpesh me dorë të fortë

Një rezultat frikësues i këtij viti: në gjithnjë e më shumë shtete demokratike ka kufizime të lirisë për njerëzit. Gjithsej janë 40 qeveri, midis tyre janë edhe disa në shtete të demokracive të avancuara që në dy vitet e fundit e cënuan demokracinë. Në 50 shtete u kufizuan liritë politike. Për sfidat e ekonomisë botërore pushtetmbajtësit gjejnë përgjigje të pamjaftueshme dhe shpesh i kalojnë ato në kurriz të shtresave me të ardhura të pakta të popullit. Një numër i madh qeverish, thanë studiuesit, nuk gjejnë receta kundër konflikteve sociale, etnike dhe fetare në rritje – pjesërisht  edhe i ushqejnë këto tensione.

Jo dialog, jo kompromise

Një arsye thelbësore për rezultatet e këqia sipas studiuesve të Bertelsmannit është mungesa e aftësisë dhe vetëdijësimit të shumë qeverive për të reaguar ndaj konflikteve brenda shoqërisë me dialog dhe të prirur ndaj konsensusit. Gatishmëria e qeverive për qetësimin e konflikteve, sipas indeksit ka rënë në 58 shtete që në vitin 2006. Kjo vlen veçanërisht për qeveri autoritare si Hungaria ose Turqia, të cilat kanë ardhur vetë në pushtet nga protesta qytetare dhe polarizimi. “Por në plan afatgjatë, sundimi me anë të detyrimit në vend të dialogut çon në një rrugë qorre”, thotë për këtë Aart De Geus, kryetar i kryesisë së Fondacionit Bertelsmann.

Zhvillimin e pamjaftueshëm ekonomik dhe social autorët e shohin si njërin nga pengesat më të mëdha për zhvillimin në drejtim të demokracisë dhe të zhvillimit demokratik dhe ekonomik të qendrueshëm. Në 72 vende në zhvillim dhe në ekspansion sundojnë varfëria masive dhe pabarazia e madhe sociale. Në të gjithë botën gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë jo vetëm në regjime të pabarabarta, por edhe represive. Aktualisht janë 3,3 miliardë njerëz që qeverisen në mënyrë autokratike, aq sa kurrë më parë që prej nisjes së studimit./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEKIM SHEHU/ Konsensusi për demarkacionin shenjë edhe për vendime tjera të mëdha
Previous article ARTUR AJAZI/ Përse do të humbë sërish PD

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k