• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ A është 500 mijë dollarëshi i Bashës për shërbimet e “Cambridge Analytica”?
Home
Blog

MERO BAZE/ A është 500 mijë dollarëshi i Bashës për shërbimet e “Cambridge Analytica”?

March 22nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Një hetim i nisur nga shtypi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe ndaj kompanisë “Cambridge Analytica”, provon se kompania në fjalë, një nënkontraktim i kompanisë së madhe angleze SCL, ka blerë të dhënat e rreth 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut dhe ka ndikuar në zgjedhje, duke përdorur këto të dhëna për të ndryshuar mendimin e tyre.

Facebook ka pranuar përgjegjësinë dhe ka mbyllur profilin e kompanisë, ndërkohë që hetimet po shkojnë pak më lart, tek gjithë fushatat zgjedhore që ka ndikuar kjo kompani, mes të cilave dhe BREXIT. Ish- punonjësi Christopher Wyle, i tregoi ‘The Guardian’ se si gjatë kohës kur punonte aty, krijoi në mënyrë të paqëllimtë këtë ‘mjet të shpëlarjes së trurit’ për Steve Bannon.

Sipas të dhënave në website, SCL ka ndikuar në zgjedhjet në Itali, Letoni, Ukrainë, Shqipëri, Rumani, Afrikë e Jugut, Nigeri, Kenia, Mauritius, Indi, Indonezi, Tajlandë, Tajvan, Kolumbi etj.

Ky është dhe lajmi i ri drejt të cilit duhen orientuar hetimet për pagesën misterioze të Lulzim Bashës në emër të kompanisë nga Edinburgu.

Ndërhyrja e kësaj kompanie në zgjedhjet në Shqipëri, që po citohet gjerësisht nga media ndërkombëtare, na shtyn të hetojmë më tej mbi historinë e pagesave të Lulzim Bashës tek kompania “Biniatta Trade LP” në Edinburg, e cila është filial i një offshori të regjistruar në ishujt Belize, pronë e dy biznesmenëve rusë.

Shuma prej 670 mijë dollarësh që Lulzim Basha rezulton të ketë paguar në SHBA, është tepër e lartë për një fotografi me presidentin Trump. Në kontratën paraprake me lobistin e tij, Basha kishte planifikuar takime me zyrtarë të stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, anëtarë të Kongresit, si dhe kontakte në median amerikane – përfshirë një intervistë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, me portalin “Breitbart News”.

Nga e gjithë kjo axhendë, Basha ka realizuar vetëm fotografinë me presidentin Trump dhe një intervistë me portalin e Stive Bannon.

Për një fotografi me presidentin Trump në një darkë bamirësie, çmimet shkojnë deri në 25 mijë euro. Po kaq, apo më pak, mund të kushtojë dhe intervista tek portali i njohur konservator i Bannon, “Breitbart News”.

Shuma prej 500 mijë dollarësh që është faturuar për lobistin amerikan nga “Biniatta Trade LP” në Edinburg, e cila është filial i një offshori të regjistruar në ishujt Belize, pronë e dy biznesmenëve rusë, tipikisht mund të jetë pagesa që Lulzim Basha ka bërë për të blerë asistencën e “Cambridge Analytica”, për zgjedhjet në Shqipëri.

Kjo mund të shpjegojë dhe konfuzionin që Basha ka në pagesa, faktin që ai mban lidhjet me kompaninë në Skoci, shërbimin e së cilës mund ta ketë marrë përsipër si nënkontraktor lobisti amerikan.

Fakti që kompania pranon zyrtarisht se ka punuar për të ndikuar në zgjedhjet në Shqipëri, dhe duke qenë një kompani e djathtë konservatore, e lidhur me lobistët e stafit të presidentit Trump, gjurmët të çojnë tek selia e PD dhe Lulzim Basha.

Natyrisht nuk është se kompania e ka shpëtuar Lulzim Bashën nga humbja, bile këtë mund ta ketë rekordin më negativ të saj, por mund t’ia lehtësojë punën tani Lulzim Bashës, pasi mund ta ketë më lehtë të shpjegojë arsyet përse ai ka përdorur një offshore rus për të bërë pagesë pranë një njeriu të Trumpit.

Aq shumë para vetëm për një foto dhe një intervistë tek një gazetar esktremist është tepër. I vetmi shpjegim është që 500 mijë dollarët janë paguar për shërbime të nënkontraktuara për “Cambridge Analytica”, të cilat janë bërë me mbulesë të lobistit në SHBA. Kjo do ta qartësonte më mirë konfuzionin e pagesave të Lulzim Bashës dhe po ashtu, përfshirjen e tij në historinë e ndikimit në zgjedhje përmes një rrjeti që përdori inteligjencën artificiale për të thyer votuesit dhe për t’i orientuar vendimin e tyre. E vetmja vlerë për Bashën këtu është se mund të provojë, se atë nuk e kanë paguar rusët për zgjedhjet, por ai ka përdorur rusët për të bërë pagesën për blerjen e zgjedhjeve. Nga Hollanda në Skoci, paratë shkojnë me lehtë se nga Tirana në SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARSI SIMO/ Ligji i fishkëllimës, burra e djem që ngacmojnë e ndjekin gratë e vajzat në rrugë
Previous article ANDI MALASI/ Sulmojnë drejtësinë apo mbrojnë partinë?!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k