• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Rrëfimi i rrallë i Ismail Qemalit/ Le Figaro: Jam dëshmitar i një ngjarje që do të flasë Evropa
Home
Blog

Rrëfimi i rrallë i Ismail Qemalit/ Le Figaro: Jam dëshmitar i një ngjarje që do të flasë Evropa

March 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

AURENC BEBJA/ Prestigjiozja franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të premten e 29 nëntorit 1912, në faqen n°2, rrëfimin e dëshmitarit që gjendej me Ismail Qemalin dhe suitën e tij në bordin e anijes “Bruenn”.
Gjithçka ka filluar në Trieste, më 19 nëntor 1912, ku itinerari i parashikuar fillimisht, Trieste – Brindisi – Patras, është ndryshuar. Çfarë ka ndodhur më konkretisht gjatë asaj dite ? Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “ Dars (Klos), Mat–Albania”:

Ardhja e Ismail Qemal Beut në Durrës

Një nga miqtë tanë, që po nisej më 19 nëntor, në Trieste, na dërgoi dje këtë lajm interesant:
“Unë jam dëshmitari i një ngjarjeje për të cilën do të flasë Evropa, ndoshta nesër, dhe se ndoshta do të ketë një ndikim të madh në ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ballkan. I nisur dje në Trieste në bordin e “Bruenn-it” drejt Patras-it, ne do të arrinim fillimisht, sipas itinerarit, në brigjet e Brindisit, gjatë mbrëmbjes. Por, sapo filluam të largoheshim nga Trieste, filluan të qarkullonin zëra se do të zbarkonim në Durrës, ku princi shqiptar Qemal Beu, me suitën e tij, e cila gjendej në mesin e udhëtarëve të tjerë, do të zbriste për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

Në fakt, ne dalluam Ismail Qemal Beun në “business class”. Ai është një burrë i një farë moshe. I rrethuar nga një duzinë personazhesh të tjera, ai duket serioz dhe simpatik. Pra, kësaj mbrëmje, të mërkure, na konfirmojnë se rreth orës dhjetë do të jemi afër Durrësit. Po atë orë, me një mot të bukur – mes dritës së hënës dhe qetësisë së plotë – ne dalluam nga larg ndriçimin e një anije, atë të avullores “Wurmbrand” të Lloidit Austriak (Kompania më e madhe detare e perandorisë austro-hungareze). “Bruenn-i” u ndal 200 metra larg saj. U zbritën shkallët, pastaj barkat në të cilat Qemal Beu dhe suita e tij u akomoduan për të shkuar drejt “Wurmbrand-it”

Ja detajet që unë mblodha dhe që po ua përcjell.

Princi shqiptar do të kalojë natën në bordin e kësaj anije dhe nesër ndoshta do të zbarkojë në Durrës për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, dhe po ashtu në Shëngjin dhe Vlorë. Unë bisedova për disa çaste me njërin prej personave të suitës së princit, një njeri që fliste admirueshëm gjuhën greke dhe italiane. Ai më tha se qëllimi i misionit të tyre ishte kthimi i Shqipërisë tek shqiptarët dhe se ata nuk do të lejonin që Serbia të merrte asnjërin nga portet që ajo lakmon.

Nga ajo që unë kuptova, pas krijimit të një qeverie të përkohshme, ata duan t’i ofrojnë fronin e Shqipërisë një princi të huaj. Unë mendoj se Austria gjendet në mesin e gjithë kësaj lëvizje, sepse Qemal Beu u fut në bordin e njërës prej anijeve të Lloid-it, e cila ndryshoi në mënyrë të tërthortë e të papritur itinerarin e saj. Së fundi, ai kaloi nga “Bruenn-i” në një anije tjetër të Lloidit, “Wurmbrandi”, e cila u nis drejt brigjeve shqiptare për këtë qëllim.”

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1912-cfare-ndodhi-me-ismail-qemalin-dhe-suiten-e-tij-me-19-nentor-1912-rrefimi-i-rralle-ne-prestigjozen-franceze-une-jam-deshmitari-i-nje-ngjarjeje-per-te-cilen-do-te-flase-evropa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rusi: Kishë apo muze
Previous article JURI RESCHETO/ Rusia vendi i kontrasteve

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k