• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
LUIGI IPPOLITO/ Para dhe tradhti: Kush është Skripal, ish-spiuni që bën Moskën të dridhet/ Para dhe tradhti: Kush është Skripal, ish-spiuni që bën Moskën të dridhet
Home
Blog

LUIGI IPPOLITO/ Para dhe tradhti: Kush është Skripal, ish-spiuni që bën Moskën të dridhet/ Para dhe tradhti: Kush është Skripal, ish-spiuni që bën Moskën të dridhet

March 12th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Emri i koduar: “Forthwith”, pa vonesë. Ndoshta sepse informacioni që jepte ishte i shpejtë dhe i saktë. Por ajo që është e sigurtë është se Sergej Skripal, ish-spiuni rus i helmuar në Salisbury, ishte një nga “agjentët e dyfishtë” që i ka bërë më shumë dëme shërbimeve sekrete të Moskës dhe për inteligjencën britanike përfaqësonte prej vitesh një burim i paçmuar informacionesh të rezervuara.

Zyrtari i Gru (spiunazhi ushtarak rus) u afrua nga perëndimorët në mesin e viteve ’90 kur ishte me bazë në Spanjë. Sipas ngjarjes së treguar nga Times, ishin agjentët e Madridit ata që kuptuan të parët se Skripal mund të rekrutohej: jo për ideologji, por për para.

Në atë kohë ishte epoka e presidencës së Boris Jelcin, koha e dekompozimit e asaj që mbeste nga Bashkimi Sovjetik, vitet kur shumë funksionarë rusë kishin frikë nga varfëria dhe i shiteshin ofruesit më të mirë. Në të gjitha nivelet, përfshirë ata të “botës së hijeve”.

Gjithsesi spanjollët vendosën ta “kalonin” Skripal tek anglezët. Ata e çuan të kontaktonin një 007 që hiqej si biznesmen. Rusi i tregoi që ishte një spiun dhe ishte në gradë të jepte informacione të detajuara mbi strukturën e shërbimeve sekrete të Moskës, përfshirë identitetet e qindra agjentëve dhe arriti t’u kalonte perëndimorëve të gjithë listën telefonike të Gru.

Pas rikthimit në atdhe, Skripal vazhdoi të rikthehej shpesh në Spanjë, zyrtarisht për t’u kuruar për diabetin. Në fakt, shërbimet sekrete angleze i kishin blerë pronë të madhe pranë Malagës, ku zhvilloheshin takimet me 007 e Londrës. Herë pas herë spiuni rus merrte nga 5000 deri në 6000 dollarë që i depozitonte në një bankë spanjolle.

Në një rast Skripal kërkoi një takim urgjent në këmbim të 10 mijë dollarëve dhe një agjent angleze fluturoi nga Londra një ditë me pas me paratë me vete.

Megjithatë rusi nuk ishte i shtyrë vetëm nga lakmia. Me kalimin e kohës nisi të tregonte gjithnjë e më shumë interes për Anglinë, edhe pse “rekrutuesit” e tij preferonin ta mbanin mes Rusisë dhe Spanjës për të mos ngjallur dyshime.

Madje edhe bashkëshortja Ludmila ishte e përfshirë. Të paktën në një rast ishte ajo që shkoi dhe mori pagesat. Edhe pse dukej se nuk e dinte faktin se bëhej fjalë për aktivitete spiunazhi. I ishte thënë që ishin transaksione financiare.

Loja mbaroi në vitin 2004, kur një i infiltruar në shërbimet sekrete spanjolle shiti Skripal-in tek rusët. Ai u arrestua dhe u dënua për tradhti.

Por në vitin 2010, Moska pranoi ta shkëmbente, sëbashku me spiunë të tjerë, me një grup spiunësh të kapur nga perëndimorët.

Skripal u transferua në Angli, por nuk doli në pension.

Vazhdoi ti takonte 007 britanikë dhe t’i furnizonte me informacione mbi strukturën dhe metodat e spiunazhit rus.

Çdo muaj vinte nga Londra një agjent që e çonte në një restorant francez në Salisbury, një zakon që duket se do të rezultojë fatal.

Corriere della Sera

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRON GJEKMARKAJ/ Kalinka e propagandës qeveritare dhe gabimet e Bashës
Previous article PROF. DR. ARBEN MANASTERLIU/ I ranë bateritë edhe Monikës!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k