• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ LSI në knockdown, edhe pse grushtet po i pëson PD dhe PS
Home
Blog

BEN ANDONI/ LSI në knockdown, edhe pse grushtet po i pëson PD dhe PS

March 11th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Është e tepërt të flitet më për skandalin e radhës të politikës shqiptare. Edhe pse ky i radhës i PD-së me lidhjet ruse dhe lobimet në SHBA është i frikshëm. Para së gjithash për konceptin sesi është ndërtuar ideja e fitores së politikanëve shqiptarë dhe e dyta nga marrja përsipër e një rruge mbështetje, e cila nuk është aspak e pastër, për të mos thënë e rrezikshme. Ndërsa e gjithë pjesa e Aleancës, ku Shqipëria mëton të jetë, synon largimin e interesave ruse,  ja ku gjenden mëtonjësit e pushtetit shqiptar, që kërkojnë lidhje me ta. Në fakt, problemi është shumë më i gjerë dhe lidhet me forcën aktuale të padukshme, por edhe shumë agresive të Kremlinit për të interferuar në Ballkan. Dhe, qëllimi rus po duket shumë i lehtë sepse janë një klasë politikanësh në Ballkan që nuk kanë asfare parime kurse interesi i vetëm që posedojnë është pushteti. Shtuar me kaosin amerikan dhe gati interferencat e dukshme ruse deri në pushtetin më të lartë në Washington, situata e përbotshme po bëhet e dhimbshme. Në mjedisin tonë të vockël, PD-ja është në momentin më të vështirë të saj dhe ndoshta kartonin e verdhë të parë ka të ngjarë ta marrë nga Partitë e Djathta Evropiane, nëse principet ruhen ende në këtë formacion.

PS-ja po vuan nga një anë tjetër, jo kaq të bujshme, por njësoj të dhimbshme. E kjo jo thjesht prej gabimeve dhe arrogancës në pushtet por edhe konsumimit të frikshëm në mandatin e dytë. Askush nga dy partitë kryesore shqiptare deri më tani nuk i ka shpëtuar dot këtij fakti. PS-ja po e manifeston me arrogancën e Ekzekutivit të saj dhe me rezultatet në terren, që janë shumë larg atyre që u premtua. Ka mungesë të madhe të investimeve serioze të huaja, ashtu si Reforma në Drejtësi po çapitet ngadalë. Papunësia mbetet në rende të larta kurse politika e punësimit është krejt e varfër. Shqipëria po vuan shumë një Reformë Territoriale, që megjithë punën e madhe nuk po respektohet si duhet. Premtime të pambajtura dhe probleme që dalin për ditë në të gjitha sektorët hasen kudo. Varfëria po kap nivele të frikshme, që nëse do kishte indikatorë më të drejtpërdrejtë, do të tregonte fytyrën e një Shqipërie krejt tjetër. Atë që i është lëshuar drogës dhe një tregu MAFIA-e, që tashmë e tregon hapur sistemin e formuar prej kohësh. Ekzekutivi i sotëm, megjithë masat që pretendon dhe që promovon, e ka të pamundur ta frenojë institucionin e errët të drogës. Skandali i fundit me drogën është më shumë se i dhimbshëm, pasi tregon se Shqipëria e vitit 2018 është e pazonja para saj.

Në të gjithë këtë parashtrim, LSI-ja ka qenë shumë komode, megjithëse ende mbart ngarkesën e Ekzekutivit të shkuar, që të përshfaqej me alternativa të besueshme dhe jo të bënte show sesa ishte e aftë të bërtiste. E jo vetëm rruga e zgjedhur herë pranë njërës dhe herë ndaj tjetrës forcë e ka zbehur këtë parti, por edhe fryma që i shërbente dikur për thirrjen e pushtetit ka humbur krejt. Sikur të mos i mjaftonin këto, LSI-ja i shtoi dhe një kapitull tjetër pasigurisë së saj, kur në valën e akuzave për lobimet u përgjigj zyrtarisht se nuk e kemi ndjekur, kemi gjëra më të rëndësishme për të bërë!! Madje z.Vasili, kryetari i grupit të saj parlamentar, në një pozicion shumë të vështirë, do të shprehej orët e fundit se: Kjo çështje (Lidhja me rusët) nuk i intereson pasi ka gjera të tjera për të komentuar dhe zbuluar!!! Paçka se me të drejtë vazhdoi ligjërimin (jo në vendin e duhur), sa i përket drogës dhe predispozitës së pakët të prokurorisë për të shkuar në thelb.

LSI po e vuan zgjidhjen e gabuar dhe aliazhin e pakusht me Partinë Demokratike, që tashmë nuk funksionon për asgjë. Një aliazh, i cili duhej të kishte transparencë, një gjë të cilën të dy partitë në formën sesi funksionojnë e kanë të pamundur ta bëjnë si duhet. Ndërkohë si zbehja e kontakteve me PD dhe bashkimi i votave me PS për rastin e Vetting-ut në polici, tregoi se te LSI ka ende në thelb një thirrje për fokusin e saj të majtë programor, që për hir të së vërtetës është më i majtë sesa vetë PS-ja.

Pavarësisht të gjithave, kur politika shqiptare po trandet, lajmi i keq është se LSI po humbet pa reshtur pikë në bursën kaotike politike shqiptare. Partia e drejtuar nga Kryemadhi është gati pa kuota dhe në kërkim të identitetit të saj mes dy forcave mbushur me skandale dhe bjerrjes së natyrshme të bazës së saj, që është shumë e lidhur pas interesit të çastit. Po ashtu, investimi LSI-së për Monika Kryemadhin deri tani nuk duket i duhuri sepse megjithë cilësitë dhe përvojën e politikanes së njohur, kryetarja e re nuk e përball dot lojën pa  rregulla maskiliste shqiptare, ku ka kontribuar dhe ish-kryetari, bashkëshorti i saj. Debati që sjell LSI-ja është shterpë  dhe vetëm si kundërshti e gabimeve të PS-së që janë fare të dukshme.

Kurse për fat të keq të saj, njerëzit duan alternativë dhe jo cinizma, britma  dhe çizme. Këto LSI-ja nuk i kupton sepse ndërsa PS është duke u bjerrur nga ditë në ditë dhe PD po degjeneron në një parti pa principe, LSI, me ikjen e Ilir Metës është në gjendje knockdown, ku edhe numërimi nga sipër i arbitrit të madh popull për t’u ngritur duket se nuk i bën më punë. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Bashën po e braktisin bashkëpunëtorët në korrupsion. Pas Fazlliçit, do i bëjë dalje dhe Berisha
Previous article AFRIM KRASNIQI/ Policia, arsimi, FMN, gratë, partitë dhe politikanët që (nuk) duam

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k