• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BLEDI LUMANI/ A doni më për Belulin (Berishën)
Home
Blog

BLEDI LUMANI/ A doni më për Belulin (Berishën)

March 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Përplasja e ashpër e Sali Berishës me Artan Hoxhën në studion e emisionit të Eni Vasilit, ku u hodhën akuza të llahtarshme, solli debate të forta ditët e pastajme, nëse ai duhet censuruar apo jo.

Debat që në fakt u “mbyt” direkt nga Berisha, me denoncimet e tij të “qytetarit digital”, që janë kthyer në një ushqim të përditshëm për pjesën më të madhe të portaleve.

Ai gjen vend, edhe pse gënjen në mënyrën më të paturshme, dhe e bukura është, që gënjeshtrat e tij mund të vërtetohen fare lehtë, nëse gazetarët dhe redaksitë do të kishin dëshirën e mirë që të verifikonin njëherë ato që shkruan “qytetari digital”, pastaj t’i botonin.

Shihni rastin e sotëm, që është flagrant!

Del Berisha dhe shkruan se në Itali është arrestuar shefi i Patrullës së Vlorës, Ardian Liçaj.

Dhe botohet direkt në pothuajse të gjitha portale, me tituj bombastikë.

“Berisha plas bombën: Shefi i Patrullës në Vlorë arrestohet në Itali më 5 ton drogë”, shkruan një faqe.

Por nuk kalon as një orë, dhe vjen përgënjeshtrimi spektakolar.

Artan Hoxha e fotografon Liçajn (që mund të jetë trafikant, kriminel a kushedi çfarë, pasi ky shkrim nuk ka si objekt mbrojtjen e tij), në stadiumin e Vlorës.

Berisha natyrisht që nuk do ta përgënjeshtrojë këtë gënjeshtër, pasi nuk është hera e parë që i ndodh kjo.

Problemi është me mediat (që vazhdojnë ta kenë “bombën” e Berishës ende në faqet e tyre), që po kthehen në fletushka qesharake.

Rasti në fjalë tregon se jo që nuk kanë mimimumin e profesionalizmit, pasi me një telefonatë në polici, mund të konfirmohej nëse Liçaj është arrestuar apo jo, por me sa duket nuk kanë as dëshirë ta bëjnë këtë gjë.

Ato i janë dorëzuar “qytetarit digital” të Berishës dhe debati nëse duhet censuruar ky i fundit apo jo, është i humbur që në nisje.

Justifikimet pastaj, se nuk mbajmë ne përgjegjësi për gënjeshtrat, por Berisha që i thotë, janë qesharake.

Një njeri që është kapur gafil me dhjetra herë duke mashtruar dhe gënjyer, është i papërgjegjshëm dhe ndaj duhet shmangur, sidomos kur bëhet fjalë për denigrimin dhe akuzat ndaj njerëzve konkretë.

Sa për akuzat ndaj Ramës e ministrave pastaj, mbajeni tërë ditën. Se në këtë pikë Berisha të paktën është me serioz se fjala vjen Petrit Vasili!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËLLUMB KULLA/ Për një mbështetje të fuqishme Teodor Vasos!
Previous article GJOVALIN KOLA/ Drogë dhe politikë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k