• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
David Ignatius/ Zbatimi i “teorisë së shokut” në Arabinë Saudite nga Princi i kurorës
Home
Blog

David Ignatius/ Zbatimi i “teorisë së shokut” në Arabinë Saudite nga Princi i kurorës

March 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në një intervistë të gjerë në mbrëmje vonë në pallatin e tij, princi i ri i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman përshkroi një valë të re reformash si pjesë e terapisë së “shokut” që nevojitet për modernizimin e jetës kulturore dhe politike të mbretërisë.

“MBS”, siç njihet princi i kurorëzuar 32-vjeçar, filloi bisedën pak para mesnatës të së hënës, në fund të një dite që kishte prodhuar dekrete të reja mbretërore që tronditnin burokracinë ushtarake dhe qeveritare saudite duke emëruar një grua në një kabinet ministrie, Tamadur bint Youssef al-Ramah si zëvendësministre e punës. Për më shumë se dy orë, MBS diskutoi fushatat e tij kundër korrupsionit dhe ekstremizmit mysliman, si dhe strategjinë e tij për rajonin.

Princi i kurorës tha se ka mbështetje publike, jo vetëm nga sauditët e rinj të shqetësuar, por edhe nga një familje e ndershme mbretërore. Ai hodhi poshtë kritikat ndaj politikave të tij të brendshme dhe rajonale, të cilat disa i përshkruan si të rrezikshme dhe argumentoi se ndryshimet janë thelbësore për të financuar zhvillimin e mbretërisë dhe për të luftuar armiqtë e saj, si Irani. I pyetur nëse ai mund të lirojë aktivistë të të drejtave të njeriut para vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara në fund të marsit, ai tha se standardet saudite ishin ndryshe nga ato amerikane dhe “nëse diçka funksionon, mos e rregullo”, por shtoi më vonë nëpërmjet ndihmësit që ai do të konsideronte reformat në këtë fushë, ashtu si në të tjerat.

Gjatë vizitës sime të shkurtër në mbretëri, ishte e pamundur të vlerësohej se sa po funksionojnë reformat e MBS. Sigurisht, ka një entuziazëm kulturor: Gratë i tregojnë vizitorëve se çfarë makina kanë në plan të blejnë kur ata të lejohen të ngasin makinat në qershor; palestra të reja për gratë janë duke u hapur; sipërmarrëse femra janë duke operuar me kamionë ushqimorë; dhe tifozët femra e sporteve po ndjekin ndeshjet publike të futbollit.

Mospajtimi konservator mund të ekzistojë në mënyrë nëntokësore, por një sondazh i pavarur i shtatorit 2017 nga Ipsos mbi sauditët të mijëvjeçarit, zbuloi se 74 për qind ishin optimistë për të ardhmen; shqetësimet e tyre ishin çmimet e larta, papunësia dhe korrupsioni.

MBS foli tërësisht në gjuhën angleze; në dy intervista të mëparshme me mua, ai kishte marrë pyetje në anglisht dhe u përgjigj në arabisht. Ai hodhi poshtë shqetësimet e disa mbështetësve në Shtetet e Bashkuara se ai po lufton në shumë fronte dhe duke rriskuar shumë – duke argumentuar se gjerësia dhe ritmi i ndryshimit janë të nevojshme për sukses.

Princi i kurorës tha se “tronditja” e njoftuar gjatë natës të së hënës nga babai i tij i plakur, Mbreti Salman, ishte një përpjekje për të instaluar njerëz me “energji të mëdha” që mund të arrinin objektivat e modernizimit. “Ne duam të punojmë me besimtarët”, tha ai. Dekretet emërojnë pjesëtarë mbretërorë më të rinj për pozicione kryesore drejtuese, duke përfshirë edhe Princin Turki bin Talal si zëvendës guvernator i Asir-it. Ky emërim sugjeron miratimin e familjes mbretërore, pasi vëllai i tij, Princi Alwaleed bin Talal, ishte midis 381 të arrestuarve për akuza korrupsioni nëntorin e kaluar. (Ai u lirua më vonë).

MBS shkarkoi kreun e mbrojtjes të stafit dhe caktoi udhëheqës të rinj ushtarakë, ndryshime që ai tha se ishin planifikuar për disa vjet për të marrë rezultate më të mira për shpenzimet e mbrojtjes saudite; ai tha se mbretëria, me buxhetin e katërt më të madh të mbrojtjes në botë, ka vetëm ushtrinë më të mirë të 20-të ose 30-të në botë. Ai përshkroi plane ambicioze për të mobilizuar fiset e Jemenit kundër Houthit dhe mbështetësve të tyre iranianë në Jemen, një luftë që është zvarritur më shumë sesa shpresonin Sauditët.

MBS tha se fushata i tij anti-korrupsion në nëntor ishte një shembull i terapisë së shokut që i duhej mbretërisë, për shkak të korrupsionit endemik. “Ju keni një trup që ka kancer kudo, kanceri i korrupsionit. Duhet të bëni kimioterapi, kimioterapi të shokut, ose kanceri do të hajë trupin. “Mbretëria nuk mund të përmbushte objektivat e buxhetit pa e ndalur këtë plaçkitje, tha ai.

Princi i kurorës tha se ai e kujton personalisht korrupsionin, pasi njerëzit u përpoqën të përdorin emrin dhe lidhjet e tij duke filluar që në adoleshencë. “Princat e korruptuar ishin një pakicë, por aktorët e këqij morën më shumë vëmendje. Kanë dëmtuar energjinë e familjes mbretërore”. Të gjithë 56 personat prej të arrestuarve, tani janë liruar pasi kanë paguar dëmshpërblimin: “Shumica e tyre e dinë se kanë bërë gabime të mëdha dhe e kanë pranuar këtë”.

MBS tha se një “shok” ishte gjithashtu e nevojshme për të kontrolluar ekstremizmin islamik në mbretëri. Ai tha se reformat e tij, duke i dhënë më shumë të drejta grave dhe më pak policisë fetare, ishin thjesht një përpjekje për të rivendosur praktikat që zbatoheshin në kohën e profetit Muhamed.

Princi i kurorës tha se ai ishte kritikuar padrejtësisht për presionin ndaj Kryeministrit libanez Saad Hariri të japë dorëheqjen në nëntor. “Tani ai është në një pozitë më të mirë” në Liban, në krahasim me milicinë Hezbollah të mbështetur nga Irani, tha MBS. Hariri do vizitojë mbretërinë se shpejti për bisedime.

Inkurajuesit e MBS-së ndonjëherë e krahasojnë fushatën e tij për të konsoliduar pushtetin me atë të Abdul Aziz ibn Saudit, themeluesit të Arabisë Saudite moderne. Por MBS hodhi poshtë këtë krahasim, duke shtuar një kthesë bashkëkohore: “Ju nuk mund të krijoni një smartphone të ri. Steve Jobs tashmë e ka bërë atë. Ajo që ne po përpiqemi të sjellim këtu është diçka e re”./The Washington Post – Lexo.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJOVALIN KOLA/ Drogë dhe politikë
Previous article FLOGERT MUÇA/ Pse është mërzitur Lulzim Basha nga bllokimi i 613 kg kokainë?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k