• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BASHKIM KOPLIKU/ Miku i Berishës: Kush po gënjen për Artur Meçollarin, “Vizion Plus”, apo deputeti Sali Berisha?!
Home
Blog

BASHKIM KOPLIKU/ Miku i Berishës: Kush po gënjen për Artur Meçollarin, “Vizion Plus”, apo deputeti Sali Berisha?!

February 26th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kur do të vijë koha, që ne shqiptarët, do të kërkojmë t’i shkojmë deri në fund sqarimit se kush gënjen?  Si nuk ka fare rëndësi për ne, kur thuhen gënjeshtra publikisht!!!

Këtë fakt, se ne nuk kërkojmë të sqarohet se cila palë gënjen, kam gjithë jetën time që e konstatoj, por ç’ është më e keqja, e konstatoj edhe pas rënies së komunizmit, në demokraci, pra pas vitit 1990.

Në vijim po ju sjell një rast fare të freskët ku njëra palë me siguri që gënjen. Konkretisht, ose televizioni “Vizion Plus”, ose deputeti z. Sali Berisha, gënjen.

Sa mirë do të ishte, sikur populli ynë të fillonte të dilte në protestë, për të sqaruar se kush prej këtyre të dyve gënjen, e pas sqarimit të jepej dënimi, së paku moral e publik: të thuhej, për palën gënjeshtare, “Ti XY je gënjeshtar”.

Pra, XY me kë është baraz me “Vizion Plus”, apo me “Sali Berisha”?

Sa mirë do të ishte, sikur të dilte gënjeshtar Vizion Plus, sepse fundja ndonjë gazetar ia ka futur kot.

Po mos o Zot, të na dalë gënjeshtar ish-kryetari ynë, ish-presidenti, ish-kryeministri.

Gjithsesi, them se na bën mirë, si shqiptarë, t’i shkojmë deri në fund, e të gjejmë se kush është Gënjeshtari.

Nëse nuk e bëjmë këtë, do të tregojmë se ne shqiptarët jemi mësuar me gënjeshtra, dhe ato nuk na bëjnë fare përshtypje, pra që jemi një popull….

Të kalojmë tek rasti konkretisht:

Dëgjova në lajmet e dhëna ora 15:00, të datës 26.02.2018, të televizionit “Vizion Plus”. U shfaq z. Berisha, ish-…., aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe e tha (po e citoj siç e dëgjova; e kam dhe të regjistruar në videorecorder):

“Dua të denancoj […] vendosjen në krye të grupit, në grup […] të një ish- spiuni të Forcave të Armatosura të Ushtrisë, i larguar […] pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, dhe të dhënave të tjera […] ky spiun, Artur Meçollari, siç ka të drejtë çdo shtetas kur akuzohet me të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës.

“[…] Ndaj dhe unë kam besim [te Presidenti i Republikës]” se nuk do të mund të vendosin agjentët, spiunët,  për fatin e territoreve shqiptare..[…]”

Pra, të dashur miq, del e qartë se z. Berisha i thotë popullit shqiptar se:

Artur Meçollari është spiun, agjent, i ….

Se siç thotë ai, z. Berisha, është e bazuar në dokumentime të pakundërsthueshme…

Se z. Artur Meçollari, me gjithë se e ka pasur mundësinë ta kundërshtonte në gjykatë akuzën e qenies spiun, nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Por, spikerja e Vizion Plus, tha (po e citoj siç e dëgjova) sa vijon:

“[…] Ndryshe sa deklaroi zoti Berisha, […] Artur Meçollari i është drejtuar gjykatës dhe e ka fituar gjyqin […]

“Meçollari është i pajisur me certifikatën më të lartë të sigurisë, nga Nato […]

“Ka shërbyer një vit në Afganistan.”

Miq, a jeni dakord që të këkojmë me ngulm që të thuhet se kush po gënjen, sepse nuk ka asnjë mundësi që të dy palët të thonë të vërtetën.

*Ish-mik i z. Sali Berisha, zv-kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1993-1995

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËLLUMB NAKO/ Shqipëria drejt kthimit të vizave
Previous article KUJTIM XHAJA/ Ndihma sociale si puna e qylit dhe të varfërit që nuk ngopen me bukë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k