• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
FATOS LUBONJA/ Rama i dha “Xhatit” një kioskë në ambientet e Akademisë dhe hante falas
Home
Blog

FATOS LUBONJA/ Rama i dha “Xhatit” një kioskë në ambientet e Akademisë dhe hante falas

February 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Fatos Lubonja i është rikthyer debatit q ëpo zhvillohet këto ditë në Tiranë, për ndërtimin e Teatrit të ri.

Lubonja thotë se kjo çështje është një aferë korruptive, dhe për këtë sjell kujtimet e tij me Edi Ramën.

“Kjo historia e Teatrit që duan ta ndërtojnë me PPP (partneriteti publik privat) nuk është e re. Seriali… i filmit “PPP” i Ramës i ka nismat e veta të para me kioskat, që zaptuan Tiranën. Unë,(pushtetari) kam në dorë të të jap ty (privatit) një shesh nga parku publik; ti më jep ca para si shpërblim dhe ndërton atje një kafe apo piceri, me të cilën nxjerr fitime. Pastaj hamë e pimë atje së bashku dhe bëjmë edhe pazare të tjera më serioze. Ja, kaq e thjeshtë është.

Më kujtohet se edhe Akademia e Arteve dha asokohe leje për një kioskë të tillë në oborrin e saj, që quhej “e Xhatit”, ku njerëzit e rëndësishëm të Akademisë si Rama, që e kishte zbukuruar kioskën me pikturat e veta, hanin qyl për “nderin” që i kishin bërë Xhatit.

Ky fillim vazhdoi më pas me “Bar Akademia”, që zinte gjithë lulishten, “Bar House of Arts” dhe “Radio House of Arts”, të dyja nën sallën e Teatrit të Akademisë, që u bënë pronësi e Fidel Yllit, i cili e kishte filluar biznesin edhe ai me një kioskë të dhënë nga pushtetarët” shkruan Lubonja për gazetën “Panorama”.

E njëjta gjë, thotë Lubonja, ndodhi edhe me Teatrit Kombëtar, një pjesë të të cilit, sipas tij, Rama e ktheu bingo.

“Erdhën Fatos Nano dhe Edi Rama me shokë, që pretendonin se dinin diçka më shumë se Saliu me shokë për shtetin, ekonominë e tregut dhe për artin e kulturën. Po çfarë ndodhi me kontratën e Teatrit me Bingo Yllin? Po jua kujtoj, se ndoshta e keni harruar: Qeveria Nano bëri asokohe disa ndryshime në ligj, për sa i përket dhënies me qira të hapësirave publike për privatët. Sipas një VKMje, drejtorët e institucioneve mund të jepnin me qira vetëm një hapësirë që nuk i kalonte 200 metrat katrorë. Nëse sipërfaqja ishte midis 200 dhe 500 atëherë kjo e drejtë firme i kalonte ministrisë së linjës, që në këtë rast ishte ajo e Kulturës. Kurse, nëse sipërfaqja i kalonte 500 metrat katrorë, atëherë kompetenca i kalonte Ministrisë së Ekonomisë. Shumë e drejtë, apo jo? Pse të njëjtën vlerë ka firma e një drejtori me atë të një ministry?

Kështu, sipas ligjit të ri, duhej të lidhej një kontratë e re midis Bingo Yllit dhe Yllit të Ministrisë së Ekonomisë të asaj kohe me mbiemrin Bufi, sepse, siç e tregon edhe një faqe e kontratës së mëparshme, që është denoncuar në shtyp që në vitin 2002 në gazetën “Dita”, sipërfaqja që kishte marrë Ylli i bingos ishte 575 metra katrorë. Por, siç e tregon faqja e kontratës që u lidh, nuk ndodhi kështu, sepse sipërfaqja na qenka reduktuar (d.m.th. falsifikuar), në fiks 500 metra katrorë; kështu që të drejtën e firmës na e ka marrë dora vetë, ministri i Kulturës, shefi i PPP-ve të sotme, Edi Rama. Dhe ç’është më e bukura, a e dini rezultatin? Nga 74 000 dollarë në vit, Teatri mori më pak se gjysma (4 mil lekë).

Për ata që kanë harruar, çfarë ndodhi më tej në ato vite, po rikujtoj se, kur Majko erdhi në pushtet, shkarkoi drejtorin e emëruar nga Rama, Xhevdet Ferrin. Po pse? Sepse ky, duke qenë si Edi Rama për ndërtimin e teatrit të ri, në stilin e njohur të lënies së objekteve në gjendje të mjerë, për të justifikuar pastaj prishjen, nuk kishte bërë, prej një viti e gjysmë, tenderin e rikonstruksionit të pjesshëm të Teatrit. Këtë e bëri kryefirmëtari i peticionit për shpalljen e Teatrit Monument Kulture, Agim Qirjaqi, që e zëvendësoi.

Ndërkaq, Xhevdet Ferri në fjalimin e lamtumirës, harroi të falënderojë aktorët dhe regjisorët, por nuk harroi të falënderojë përzemërsish Bingo Yllin, ndonëse administratori i saj ndërkaq kishte rënë në burg. Dhe a e dini për çfarë motivi? Për gjobëvënie ndaj një biznesmeni kryeqytetas”, vijon Lubonja shkrimin e tij.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Përse Orhan Pamuku është i padëshirueshëm në Sarajevë?
Previous article KERSTEN KNIPP/ Themelimi i Ushtrisë së Kuqe

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k