• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
42 MILIONË dollarë që një orë të zgjasë 10 mijë vite
Home
Blog

42 MILIONË dollarë që një orë të zgjasë 10 mijë vite

February 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Jeff Bezos njoftoi se filloi me instalimin e një ore që do të zgjasë 10 mijë vite. Pronari i Amazonit u shpreh në llogarinë e tij në Twitter se bëhet fjalë për një projekt ambicioz që kërkon të prezantojë “të menduarit afatgjatë”. Ora do të jetë 150 metra e lartë, do të jetë mekanike dhe do të punojë me cikle termike. Do të vendoset nën tokë në një zinxhir malor të Sierra Diablo-s në USA. Bezo është një nga investitorët më të mëdhenj të këtij projekti dhe ka 7 vite i përfshirë në këtë, por iniciativa ka filluar të mendohet shumë kohë më parë, qysh prej 1989 nga Danny Hillis, matematikan i MIT dhe shpikës prodhimtar (ka më shumë se 300 patenta). “Doja të realizoja një simbol të së ardhmes, diçka që të na japë ndjesinë e lidhjes”, – thotë Hillis në një nga videot që shpjegon detajet e këtij projekti. Themeluesi i Amazonit beson se falë avancimeve të vazhdueshme teknologjike jo vetëm që gjenerohen gjithnjë e më shumë arritje më impresionuese, por rritet edhe magnituda e problemeve. Prandaj është e nevojshme të vendoset “të menduarit afatgjatë”. Ora me gjithë madhështinë e saj do të jetë aty për t’ia kujtuar njerëzimit pikërisht këtë.

Në vitin 1995 ishte vetëm një koncept dhe qysh atëherë Hillis dhe ekipi i tij kanë ndërtuar prototipe. Ideja filloi të konkretizohej kur Bezos bëri një investim prej 42 milionë dollarësh në vitin 2011. Këmbanat e orës janë të prodhuara mbi bazën e një algoritmi, i cili prodhon sekuenca të rastësishme të notave muzikore. Ora është e programuar për të rënë një herë në vit dhe akrepat e brendshëm rrotullohen një herë në 100 vite. Kur të mbushen 1000 vite një pjesë qendrore e mekanizmit do të dalë jashtë.

Nga ana tjetër vendi, ku do të vendoset kjo vepër do të ketë 5 salla, ku secila do të ketë një mekanizëm të veçantë. Salla e dedikuar përvjetorit të parë do të ketë një model të sistemit diellor. Kjo orë me kohështrirje të gjatë është një mënyrë për të lënë një trashëgimi dhe për të kujtuar njerëzimin. “Unë jam optimist në lidhje me të ardhmen, jo sepse besoj se nuk do të kemi probleme, por sepse aftësia jonë si njerëz për të zgjidhur këto probleme është e pabesueshme,” – u shpreh Hillis. / bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILENA HARITO/ Çfarë mund ta ndryshojë lojën në Ballkanin Perëndimor
Previous article ELVIN LUKU/ "Provokacija" e Mustafa Nanos: Një replikë me Armand Shkullakun

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k