• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Si na nxjerr protokolli shtetëror të pazotë ashtu si edhe jemi!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Si na nxjerr protokolli shtetëror të pazotë ashtu si edhe jemi!

February 21st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në Ballkan sot bëjnë jetën e tyre dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova. Të pavarura. Me plot shpresë të anëtarësohen në BE. Ato kanë protokollet respektive, institucionet dhe simbolikat e tyre.

Vetëm se mjafton një aktivitet madhor dhe t’i kupton se protokolli ose Arti i shtetit nxjerr zbuluar funksionimin e vërtetë të dobët të institucioneve të tyre. Këtë rast e pati Kosova me rastin e shpalljes së 10 vjetorit të Pavarësisë.

Janë dhjetëra gabimet që u përmendën në atë ditë, porse do të rreshtonim vetëm pak syresh. Vendet e planifikuara përballë foltores ishin shumë më pak se të ftuarit VIP.

Flamuri shqiptar apo kosovar, si simbol, ishte në mëdyshje deri orët e fundit se i kujt duhet të ishte në hyrje të qytetit. Asnjë të ftuari të huaj nuk iu dha fjala.

Në këtë kremtim pritej të vinte, të paktën, një prej personaliteteve që kontribuoi direkt për pavarësinë si: ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, ish-kryeministri i Britanisë Tony Blair apo ndërmjetësuesi Marty Ahtisaari, por askush prej tyre nuk u pa.

Dekoratat, që po përgatiten nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, ende pa u rakorduar (!) janë kthyer pas nga personalitete kosovare.

Anipse, këta të fundit kanë marrë një qesëndi gati si ofendim nga Presidenti i vendit, që u ka thënë se shumë prej tyre s’janë të planifikuar për t’u nderuar me këtë dekoratë, ndaj nuk kanë se çfarë të kthejnë pas!

“Të nderuarit” përpos arsyeve që nuk pranonin dekoratën e pavarësisë, kanë rreshtuar CV kilometrike për kontributin…Paçka tyre,
Kosovës mund t’i falet e gjitha kjo për kohën e pakët që ka pasur deri më tani në dispozicion për të formuar strukturën e vet shtetërore.

Po Shqipëria? Përballja e Shqipërisë me një protokoll serioz u tregua në 100 vjetorin e pavarësisë. Megjithë zhurmën dhe nderin, që u përpoq t’i jepej asaj dite, Shqipëria pa se elementi i saj politik e kishte shumë të vështirë që në të vetmin moment mirëkuptimi, të merrej vesh.

Ish-kryeministri Berisha me ish-kreun e Opozitës Edi Rama u takuan ftohtë, sikur po fillonin negociata pas lufte, ndërsa festimet e Vlorës u zhvendosën ngutazi në Tiranë. Një nga arsyet, që u artikulua aty, ishte se kreu i Bashkisë ishte socialist. Në atë pak kohë që u zhvillua protokolli festiv,

Opozita dhe Pozita ishin të ndara, kurse dukshëm pati rreshtim të gabuar të personaliteteve, shmangia e pakuptimtë e presidentit të vendit përpos asaj skene të turpshme, ku publiku nuk iu përmbajt dot ndjelljes makute ndaj një torte gjigande në Tiranë. Qytetet e Shqipërisë ishin në një kaos të paparë.

E gjitha kjo la imazhin e festimeve shumë të hallakatura dhe pa asnjë sens mirëkuptimi.
…
Termi protokoll e ka burimin nga termi grek (protokollen : proto që nënkupton i pari dhe kollo, që do të thotë ngjitës). Në një farë kuptimi bëhet fjalë për letrën ngjitëse në faqen e parë të dokumenteve noteriale, që i japin autenticitet dokumentit.

Protokolli dëshmohet që në kohërat e lashta dhe ka kuptimin e zhvillimit të disa normave të mirësjelljes prej nga ku kanë vazhduar në ditët tona idetë e protokollit shtetëror. Ky i fundit përbën një lloj drejtimi që përçon mënyrat e mira të sjelljes në jetën zyrtare dhe në ceremonitë zyrtare shtetërore.

Nga mënyra e përballjes së protokollit nënkuptohet edhe imazhi i një shteti dhe funksionimi si duhet i institucioneve të tij.

Pikërisht, kjo nuk ka funksionuar në dy shembujt e sipër dhe shteti shqiptar vazhdimisht është prezantuar si një shtet me problematika të mëdha dhe me mangësi të mëdha.

Mjafton një detaj që nuk shkon mirë i protokollit dhe një sy i kujdesshëm i ftuar merr referencat e para të funksionimit të institucioneve mes tyre dhe gjykon për staturat e individëve që i drejtojnë institucionet.

Kjo është arsyeja që sot e kësaj dite ka aq pak respekt për personalitetet shtetërore shqiptare. Njerëzit që nuk dinë të respektojnë shtetin e tyre, nuk mund të presin respekt për veten e tyre.

Dhe, politikanët tanë, veç dhjetëra-qindrave të zeza i kanë lënë edhe këtë barrë imazhi vendit, që na tregon sesa të pazotë jemi ta shpërfaqim si duhet vendin tonë. (Homo Albanicus)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLEDI LUMANI/ Trokisni në portën e Ardianit dhe Armandit, jo të Aleksandrit!
Previous article FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k