• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FRROK ÇUPI/ Ilir Meta ka në dorë fatet e Ballkanit, ai mund të vendosë nëse do të ketë luftë apo paqe
Home
Blog

FRROK ÇUPI/ Ilir Meta ka në dorë fatet e Ballkanit, ai mund të vendosë nëse do të ketë luftë apo paqe

February 21st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

“Si pjesa e demagogëve, ashtu edhe pjesa konservatore, tani, kanë mbërritur në përfundimin se jemi në prag të një ‘konflikti ballkanik’:

Rusia ka kërcënuar SHBA dhe Amerikën ‘larg duart nga Ballkani’. Pardje ministri i jashtëm Rus, Lavrov iu drejtua BE dhe SHBA: “Mos ushtroni presion mbi rajonin- o me ju o s’ka”. Pas kësaj solli modelin Ukrainë ku ka nisur kriza më e madhe e Lindjes së Europës; dmth., rajoni të jetë si Ukraina… ose si Rripi i Gazës, ose si Aleppo.

Bashkimi Europian, menjëherë sapo kryeministri shqiptar kërkoi ‘president të përbashkët’ (që bënte nul Republikën e Kosovës dhe ndizte konfliktin), reagoi me alarm: “Jo, Jo! Po prishet fqinjësia e mirë”. Fqinjët në Ballkan kur nuk shkojnë mirë, nxjerrin armët.

Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka proklamuar idenë e ndarjes së Kosovës, duke argumentuar se ‘një Kosovë e ndarë’ mund të menaxhohet më mirë kundër krimit. Kush e bëri krimin, krimi të zgjidhë krimin?

Presidenti i Serbisë, bash atë ditë në krah të një senatori Amerikan, iu lut Shtëpisë së Bardhë: “Na ndihmoni kundër konfliktit në Ballkan”. Liderët e tjerë Ballkanikë janë instaluar kundër Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bash në ditën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ngritën zërin: “Jo idesë së shkëmbimit të territoreve”. Pak më parë presidenti i Kosovës kishte tentuar eliminimin e Gjykatës Speciale; edhe atë ditë Shtetet e Bashkuara tha: “Jo! Jo rrënimit të Gjykatës”. Me rrënimin e Gjykatës krimet e luftës bllokohen brenda fqinjëve, të cilët, pa gjykata, mund të fillojnë ‘vetëgjyqësinë’ kanunore.

Liderët e Ballkanit, thuajse të gjithë njësoi, i vijnë rrotull shtëpisë me bidonët e benzinës: Një herë duan t’ia venë flakën shtëpisë nga ana e hajatit, një herë nga porta, një herë nga Gjykata, një herë nga Reforma, madje edhe nga Deti…

… Në momentin e mbarsjes së krizës, bash në këtë çast, fija ‘e luftës’ ra në dorë të Ilir Metës- President i Shqipërisë. Ilir Meta duhej t’i jepte fuqi marrëveshjes së Shtetit shqiptar me Greqinë për të lëvizur a mos lëvizur kufijtë detarë. Presidenti tha: “Jo, jo akoma pa e parë qartë!” Qeveria shqiptare e ka fshehur marrëveshjen mes shteteve. Edhe Mali i Zi po akuzohet se ka fshehur marrëveshjen e demarkacionit me Kosovën dhe aty mund të pëlcasë shpejt. Kryesia e Kosovës e ka fshehur hartën se si do të ndahet Mitrovica, Presheva, Hani i Elezit, etj…

Fija kishte ardhur në dorë të Metës me shpresë se do të dilte prej saj prej saj menjëherë  dhe për të bërë ‘harkun e zjarrit’ drejt synimit për ku ishte nisur.

Ku do të mbërrinte konflikti pas dhënies ‘qorrazi’ të plotfuqisë për Detin?

Fillimisht,  pas kësaj do të kishte marrë të drejtë precedenciale ndarja e Kosovë dhe shkëmbimi i territoreve… Thaçi dhe Rama ndodhen në të njëjtat skenarë ‘hermafroditë’: Në gjysmën e trupit shfaqen qengja, në gjysmën tjetër djaj. Kosova do të kishte nisur copëtimin menjëherë pas ndarjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mes konfliktit të tmerrshëm që do të ndodhte mes Preshevasve, Mitrovicarëve dhe Shkupjanëve, do të ishte ndezur konflikti Turqi- Greqi. Greqia me 1400 ishuj- diku prek, diku lëpin, diku sfidon  territoret e Turqisë- të paktën sipas pretendimeve të Ankarasë. A mund të përballohet sot një konflikt në Egje mes dy shteteve anëtare të NATO-s?  Rreziku i përhapjes mes aleatëve të secilës palë në bllokun e Euroatlantikut Verior do të rrezikonte paqen botërore…

Por ndërsa po gjeneronte konflikti i supozuar në Egje, ballkanikët  e veriut do të kishin ‘kryer punë’. Do të kishin shpërthyer serbët e Serbska Republika dhe do të kishin vënë kufi me Sarajevën. Kroatët e Bosnjës- etniteti i tretë në shtet,- do të kishin kërkuar shkëputjen. Pse jo edhe hungarezët e Serbisë që tani përbëjnë grupin e dytë etnik në shtet…

… Fija e zjarrit erdhi në pikën ku nisi: Nisi me ndryshimin e kufijve shtetërorë mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe këtu erdhi. Fati  i mirë që Kushtetuta e Republikës nuk ishte rrënuar edhe në këtë pikë; në paragrafin që Marrëveshja e shteteve kërkon Plotfuqishmërinë e Presidentit. Të tjerat janë rrënuar dhe Republika nuk ka më sovranitet pas ndryshimeve kushtetuese të kryera me qëllim…

Tani fija dhe dilema ndodhen në dorë të Ilir Metës: “Luftë apo Paqe?””, shkruan Frroku.

Duhet të ndihemi fatlumë që kemi një “burrë shteti”, siç e cilëson Nikoll Lesi, presidentin Ilir Meta! (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALMA JANKA/ Trishtim i panevojshëm
Previous article MYSLIM PASHA/ Ku ishe ti zoti Meta?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k