• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Mos e mallkoni kot 18 Shkurtin!
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Mos e mallkoni kot 18 Shkurtin!

February 18th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ka shumë njerëz që e kujtojnë sot Republikën e Re të Lulzim Bashës njësoj si një të vdekur, që ka ikur fiks një vit më parë. Dhe i veshin çadrës së 18 shkurtit të gjitha të zezat dhe hallet, që i janë shtuar Partisë Demokratike në këto vitet e fundit.

Çfarëdo që të thonë ata sot janë të paqortueshëm, pasi koha në një farë mënyre u ka dhënë të drejtë. Ndaj u falet edhe ndonjë ekzagjerim apo pasaktësi.

Unë për vete do ta kurseja sot përkujtimoren, sepse do të pres me durim 18 majin për të “festuar”, siç i takon asaj dite të madhe.

Natyrisht, nuk e bëj se më dhimbset Lulzim Basha dhe as ndonjë dashnor i vonuar, që mund të ëndërrojë ende Republikën e tij të Re.

Por sepse, pavarësisht faktit që u shpërdorua nga kryetari i Partisë Demokratike, ajo protestë e madhe demokratësh u bë për një kauzë të drejtë, e cila vazhdon të mbetet e tillë edhe sot. Për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Sepse problemi nuk ka qenë asnjëherë hapja e çadrës, por mbyllja e turpshme e saj, kur Lulzim Basha shiti gjithçka dhe gjithëkënd për të të marrë si “dhpërblim” humbjen katastrofike te Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha varrosjen e perspektivës politike të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Opozita që nuk meritojmë
Previous article ENVER ROBELLI/ 10 mite, klishe dhe të vërteta zvicerane për Kosovën

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k