• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Mandati i deputetit, që po blihet në sytë e të gjithëve!
Home
Blog

MERO BAZE/ Mandati i deputetit, që po blihet në sytë e të gjithëve!

February 11th, 2018 Redaktor1 Blog 0 comments

Pas Eduard Halimit në listën e deputetëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, po japin dorëheqje dhe dy gra, të cilave u takon mandati i tij, duke zbardhur kështu qëllimin final të këtij orteku dorëheqjesh. Bëhet fjalë për t’u bërë deputet Astrit Veliaj, një biznesmen, pronari i ish Universitit UFO dhe një Tv lokal, i cili në fakt emrin më të madh në vend e ka bërë si ndërtues pa leje.

Lulzim Basha është angazhuar për ta rithkyer atë me dhunë në Parlament, duke shkaktuar një zinxhir të gjatë dorëheqjesh dhe duke nxjerrë nga lista dhe dy gra.

Është ekzaktësisht ajo për të cilën akuzoi Arben Ndokën katër vjet më parë në Lezhë, por dhe më keq.

Tashmë ai po bëhet garant i një procesi dorëheqjesh që duhet t’i hapin rrugën për në Kuvend, një pasaniku nga ata që i kujtojnë Bashës, hallet e veta.

Ky shembull flet sa një mijë akte të tjera, apo deklarata për shtyp të Lulzim Bashës, ndaj kundërshtarëve të tij apo kritikëve brenda partisë. Duke u angazhuar në një betejë të tillë që banalizon çdo parim dhe çdo përpjekje për t’u dukur parimor, Lulzim Basha bën të pabesueshme edhe çdo përpjekje të tij, për të bërë diferencën me pjesën më të kritikuar të kundërshtarëve të vet.

Dhe kjo është një taksë për betejën e tij politike.

Por përtej kësaj, ky ortek dorëheqjesh që po ndodh para syve të të gjithëve, pa folur askush, është i turpshëm dhe për demokracinë shqiptare. Ky proces është kompromentim i hapur i demokracisë dhe blerja në sytë e të gjithëve i një vendi në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo flet shumë dhe për arsyet e dorëheqjes së Eduard Halimit dhe nuk ngjan aq shumë me rastin e Arben Ndokës, përveç faktit që po japin dorëheqjen dy gra.

Por Arben Ndoka e bëri këtë proces sapo mbaruan zgjedhjet, ashtu si Mëhill Fufi, kurse ky duket qartë që ka detyruar të tërhiqet nga mandati i deputetit dhe një figurë politike e PD, Eduard Halimin, i cili duket se nuk ishte më pjesë e planeve të ardhme të Lulzim Bashës. Pra këtu kemi një akt të paprecedent të dhunimit të Parlamentit në emër të parave, duke kompromentuar rëndë si dorëheqjet për shkak të Astrit Veliajt, ashtu dhe futjen në Kuvend të vetë Astrit Veliajt.

Dhe kjo tregon se çfarë kredencialesh demokratike ka Lulzim Basha dhe sa vlerë ka për të, mandati i një deputeti.

Të gjithë ata që presin prej Lulzim Bashës standarde intelektuale për deputet, të gjithë ata që mendojnë se ai është i investuar në njerëz të pastër dhe larg kapjes nga bota e krimit, të gjithë ata që mendojnë se ai respekton barazinë gjinore dhe figurat e pastra, kanë rastin të shikojnë se si është gati të shkaktojë tre dorëheqje për të futur në Kuvend një biznesmen, që vlen sa shifrat që ka në bankë.

Ky turp nuk mund të kalojë kështu në heshtje dhe më keq akoma nuk mund të legjitimohet si një proces individual. Kandidatja Qosja që është e dyta në radhë pas kandidates tjetër që e paradeklaroi dorëheqjen sikur kishte marrë paradhënie, fillimisht tha që do ta pranonte mandatin, ndërsa tani dhe ajo do japë dorëheqje. Çfarë tjetër është kjo përveçse blerje mandatesh ose dhunë psikologjike nga lideri I opozitës mbi të, në sytë e gjithë opinionit publik?

Dhe të mendosh, se gjithë këtë sakrifice, Lulzim Basha e bën për të çuar në Kuvend, dikë që mendon se mandati e mbron nga hallet që ka me ndëtimet pa leje, tregon qartë se ai funksionon më shumë si pronar pallati nga ata që rrezikojnë të shemben, se sa si lider politik që duhet të ngrejë në këmbë opozitën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Të “larguarit” e dhjerë… por milioner?!
Previous article ARTUR AJAZI/ Berisha lider historik, po Basha?

Redaktor1

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k