• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI: Edhe Jugo-nostalgjia pengon tregun e përbashkët Kosovë-Shqipëri
Home
Blog

BEN ANDONI: Edhe Jugo-nostalgjia pengon tregun e përbashkët Kosovë-Shqipëri

January 9th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Përgjigjet e një anketimi me votat e qytetarëve të ish-Federatës, të organizuar nga Gallup në vitin 2016, ku duhej të evidentoheshin të mirat e të këqijat e vendeve të ish-Jugosllavisë pas shkërmoqjes së kësaj strukture shtetërore, nuk është se krijuan ndonjë çudi të madhe. Përveç faktit se në republikat kryesore ku ishte ende i fortë jugosllavizmi, përqindja e nostalgjisë për Ish-Republikën Federale Socialiste të Jugosllavisë ishte shumë më i lartë sesa mendohej! Kryesonin pa asnjë dyshim Serbia me Bosnjën, me përqindje respektive 81 dhe 77%, që ishin dëmtuar prej prishjes së federatës dhe që kishin përfituar syresh vetëm 4 dhe 6%. Vendi i tretë mbahej nga Mali i Zi me 65% humbje prej federatës dhe 15% përfitime. Më poshtë ishte Maqedonia me kuotat 61% dhe 12%. Tek Sllovenia gjendej fenomeni më interesant ndër republikat sepse shifrat ishin gati në barazvlerë, por në drejtim të dëmtimit. Pra, 45% mendonin ende se Sllovenia ishte dëmtuar dhe vetëm 41% mendonin se ishte më mirë pas prishjes së Federatës. Kthesa fillonte ashtu si merret me mënd me Kroacinë ku 23% mendonin se ishin dëmtuar dhe 55% e banorëve mendonin se kishin përfituar, për të lënë në fund Kosovën, ku vetëm 10% mendonin ende se ish-Krahina Autonome ishte dëmtuar prej prishjes së Jugosllavisë porse 75% mendonin se kishte përfituar.

Për të thënë të vërtetën, Gallupi shpesh ia del me exit pollet, por në strukturat sociale të Kosovës dhe Shqipërisë sot mungon krejtësisht vështrimi më i thellë rreth këtij fenomeni kulturoro- psikologjik që ka ndodhur me qytetarët e ish-Republikave të Federatës. Që do të thotë nëse do të përfshiheshin edhe disa përbërës të tjerë atëherë do të dilte se ka përqindje të tjera dhe se ekzistojnë ende shumë nostalgjik të fshehur. Në një intervistë të pak kohëve më parë, artisti i njohur kosovar i teatrit Enver Petrovci do e shprehte hapur këtë fenomen, për qasjen e shumë kosovarëve me nostalgjinë ndaj kulturës dhe sportit sllav të Federatës. Shqipëria e ka provuar në pak raste, sepse nuk i takon të ashtuquajturës Jugosferë, por përballja e publikut ndaj koncerteve-autor të Goran Bregović dhe Zdravko Colić ka qenë tejet imagjinatës. Shqipëria ka qenë e lidhur me kanalin e vetëm të propagandës mediatike pasi Ish-Jugosllavia arriti ta bëjë me një farë suksesi duke i dhënë në mes të gjithë interesit të saj edhe prekjen e Perëndimit. Jugo-nostalgjia jeton ende në përmasa të vogla por gjithsesi në breza që janë mbi 50 vjeç në Shqipëri.

I gjithë ky arsyetim i stërgjatë shpjegon në një farë mënyre edhe ato pengesa të pafundme që ka Shqipëria dhe Kosova mesveti për të ndërtuar një treg efikas dhe mbi të gjitha barrierat që i ngrenë njëra-tjetrës, krejt kundër nga marrëdhëniet me Serbinë të Kosovës dhe Shqipërisë, që po ngrihen nga koha në kohë. Në një gjykim më të thjeshtë, falë kulturës, mënyrës së jetesës dhe elementëve të tjerë të përbashkëta me Kosovën, Serbia si trashëgimtare e këtij stereotipi, jo vetëm po i ringjall, por edhe ato që ekzistojnë sot të fshehura  po i kthen në favorin e saj. Mu pikërisht këtu mund të gjenden pengesat e mëdha që Shqipëria, megjithë përparimet e padiskutueshme, i ka ende për të depërtuar thellësisht në Kosovë dhe anasjelltas.

Shqiptarizmi u provua në vetëm pak vite dhe ai nuk u kultivua më, kurse nostalgjia e federatës mbahet në forma të ndryshme, por veç të tjerave edhe me steorotipet që ndihmojnë interesat sllave. Në Kosovë jetohet ende me shumë elementë të mënyrës sllave së të jetuarit sesa me një mentalitet të ri, që do ta ndante krejt prekjen e nostalgjisë ndaj Jugosllavizmit. Është pikërisht ky ndryshim i mënyrës së jetesës, apo nostalgjia e fshehur që e bën Serbinë (përveç jo pak konjukturave të tjera) të ketë ende dorë në Kosovë dhe ta mbaj larg Tiranën me Prishtinën. Për fat të keq, riformatimin e Kosovës nuk mund ta bëjnë dot elitat e reja që kanë dalë, ca më shumë të vjetrat që kanë jetuar me Beogradin, i takon të rinjve dhe sidomos biznesit të ri ta kalojë. Kosova dhe Shqipëria mund të jenë partnere të mira të vendeve të ashtëquajtura të Jugo-sferës (siç e quajnë sllavët) pas procesit të Berlinit, por kurrsesi afër interesave të ngushta që ndajnë bizneset e vendeve të ish-federatës. Së pari sepse po dëmtojnë veten dhe së dyti po ndahen indirekt nga njëra-tjetra, njësoj si atëherë kur nuk mundeshin ta ndërtonin si duhet marrëdhënien.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN FUGA: U kanë vjedhur edhe brekët!
Previous article DEADA HYKA: Shqipëria, një shesh xhirimi për Hollywood

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k