• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Dik Daçi: 28 Nëntori një hap drejt Bashkimit Kombëtar
Home
Blog

Dik Daçi: 28 Nëntori një hap drejt Bashkimit Kombëtar

November 28th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Ëndrra shekullore e të parëve tanë për bashkim kombëtar duket sikur po ecën drejt një realizimi gjithnjë e më të afërt. Të ndarë e copëtuar në pesë shtete të ballkanit shqiptarët çdo ditë e më shumë po bëhen factor kyç në stabilitetin ekonomiko-politik të europës. Sfidat e mëdha kanë treguar se neve si komb më shumë se sa na ndajnë na kanë bërë bashkë si në rastin e festës së flamurit. Tashmë është fakt se hapat drejt një bashkimi kombëtar nuk janë më një retorikë politike që përdoret rëndom në fushata elektorale por një çështje me rëndësi të madhe kombëtare. Pavarësisht skepticizmit dhe mosdashjes së shumë faktorëve tashmë një gjë është fakt, hapat e parë drejt harmonizimit të faktorit shqiptar po ndodh. Si po bëhët realitet ëndrra e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit?

E njohur ndërkombëtarisht e drejta e popujve për vetvendosje ishte dhe një ndër risitë e luftës së dytë botërore, veçse këtë herë po ndodh dhe po vjen shumë diplomatikisht si një rast krejt I veçantë madje duke e thënë në gjuhën juridike si një “precedent”. Mbledhja e përbashkët e qeverie të dy republikave shqiptareështë jo vetëm një fasade politike. Tek shkruan këto rreshta për një çështje kaq të dëshiruar dhe njëkohësisht kaq të nxehtë për fqinjët tonë që i mirkuptojmë se të ndarë munden të na duan më shumë se sa bashkë, them se diplomacia jonë kombëtare po shënon një pikthese në historinë e saj. Të flasësh kaq ftohtë dhe të veprosh kaq nxehtë për çështjen kombëtare është një zgjuarsi e meritë diplomatike. E nisur me rrugën e kombit dhe e pasur me një sërë marrëveshjes dypalëshe në shumë sektorë kyç të zhvillimit të vendit të dy qeverive shqiptare, respektivisht asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Po çështë një bashkim kombëtar?

A ju duhet dhe mjafton shqiptarëve sot një bashkim politik apo ekonomik? Dimensioni politik është një çështje e shumëdiskutuar dhe kërkon kohë. Duke parë dhe zhvillimet e fundit shqiptarët kanë interes më së pari të kenë një bashkim ekonomik dhe kjo do të sillte jo vetëm mirqenie ekonomike por edhe një bashkim të mëpasëm politik. Heqja e shumë barrierave fiskale dhe së fundmi njësimi doganor dhe ai I sitemeve të tjera ju jep mundësinë e bashkpunimit më të gjërë të shkëmbimeve tregtare me veten dhe me rajonin duke I siguruar kështu Kosovës dalje në det, ëndërr shekullore e Serbisë. Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës sëbashku po ndërtojnë dhe jetësojnë një ëndërr shekullore që flijoi dhe martirizoi shume figura patriotike që dhanë jetën për atdhe. Teksa valvitet I lirë në qielllin e shqiponjave, flamuri kuq e zi sot më shumë se kurr në këtë përvjetor të 105-stë të pavarsisë bën krenar shqiptarët anembanë botës.

Te jesh patriot sot nuk do të thotë të tundësh e valvitësh flamurin, port të ndërtosh të ardhmen e kombit duke I përmisu jetën ekonomiko-politike dhe duke bërë bashkë shqiptarët e trojet etnike anembanë vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ: Të gjithë bashkë!
Previous article ARTAN FUGA: Televizioni, politika dhe Skënderbeu i Korçës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k