• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BRIZIDA GJIKONDI: M’at anë gardhit asgja të re
Home
Blog

BRIZIDA GJIKONDI: M’at anë gardhit asgja të re

October 24th, 2017 Editor Blog 0 comments

Një vransinë si plumbi pushonte mbi qytetin gjithë ditën. Jeta zhvillohej e ngathët, disi xvarrisej. Gjethet e para të vjeshtës këputeshin nga dega, zig-zag e bajshin udhën nëpër ajër e sa përkiteshin tokën si me thanë: që, këtu asht vendi ynë. Por, aty para muzgut, pa-pritë, fryni një erë e rreptë. U shkrepën xhamat ndër dritore dhe dyert e një lagjes mbarë; gjethet si të tërbueme fluturojshin në të gjitha anët, deri sa ma në fund nuk u qetsojshin në ndoj qoshe. E n’oborr, mbas shtëpis’ të Selim Mesit teshat e lame, që gjithë ditën shtrirë nuk u teren, tashti filluen të valëviten, të rrahën, të fluturojnë, të shkrahen nëpër tokë bashkë me gjethe. Një grue e re tue nga e tue ba potere të madhe me ndalla, del jashte e mbas saj, ngadalë, një plakë. Shpejt fillojnë me mbledhe teshat. Kur e reja, tue mbledhe teshat, mbrrin té gardhi që ndan dy oborret e dy shtëpijave, ndalet, veshtron m’at anë të gardhit një copë herë, e kur mbrrin plaka i thote me za t’ultë: s’ndegjohet gja! … dhe mbasi kaloi stuhia e reja thoshte që t’i lanë teshat dhe ma n’oborr.
E m’at anë të gardhit asgja të re. Vetëm që një rreze dielli, e cila kish depertue retë dhe si shifet tue mos gjetë vend ma të mirë në botë, kish ra në pleh. Një gjel, të cilin e kish zanë gjum mbi pleh, u zgjue dhe ja tha kikirikuuun gjatë e tingllueshëm.
Plaç, he dreq! se me trembe! – peshpriti plaka e cila ish vue me vështrime m’at anë gardhit – nuk e shifte gjelin aty afer mbas gardhit.
MIGJEN.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSA KURTULAJ: Mallkimi dhe bekimi i përgjimeve sipas midesë...
Previous article FUAT MEMELlI: Ftesë për një konkurs fotografik miqësor

Editor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k