• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Butaforia politike e Berishës
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Butaforia politike e Berishës

April 10th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Prej 2 javësh, kryetari PD-së Sali Berisha, po “shpjegon në detaje programin e asaj force politike”. Kur flet për pagat dhe pensionet, mbledh ca ekonomistë që askush nuk u ka thënë “puna e mbarë”. Kur flet për bujqësinë, fton ish-agronomë parcelash që askush nuk i njeh. Kur flet për rendin, burgjet dhe qetësinë, mbledh ish-policët e 2005-2013, ata që i nxorri në pension reforma, me të cilët Berisha thuajse e shkatërroi strukturën ligjore të uniformave blu. Por më “çudibërëse”, mbetet kur Berisha flet për politikën e jashtme, dhe fton ca ish-diplomatë dhe ish-ambasadorë, që dikur kanë blerë dëftesa dhe diploma fallco me shumicë tek universitetet kioska.

Pra, Berisha nuk priti të niste mire fushata, por u “lëshua” mbi premtimet dhe angazhimet e tij “bombastike”, duke mos kursyer asgjë, madje edhe imagjinatën e shfrenuar për ti joshur shqiptarët për ca vota më shumë. Një tjetër gjë, që Berisha nuk po harron këtë fushatë, mbetet urdhëri i tij suprem për mediat që sponsorizon. Ato media, duhet patjetër të ftojnë çdo natë, “analistë”, që “zbërthejnë fije-fije programin e PD-së, dhe bëjnë copash atë të PS”. Dhe me këto forma dhe metoda të vjetëruara allaberishiste, kryetari PD-së, mendon se mund të vijë në pushtet me votat e shqiptarëve. Fushata sot është prezantim , dinjitet, seriozitet, duhet të ketë objektivitet dhe jo mashtrime, pasi është koha e zhvillimit të lartë të elektronikës.

Nga shtëpia e tyre, shqiptarët sot të bëjnë “radiografinë dixhitale” të asaj që flet, premton dhe thua mbi vehten dhe kundërshtarin. Ka ikur koha e fjalimeve pa sens, e frazave tonike dhe premtimeve bombastike. Bëhu vetvetja, dhe ke fituar “davanë”. Kjo ngjet vetëm me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Nga 2013 deri sot, ç’ka ka thënë, e ka bërë, ç’ka ka premtuar e ka realizuar. Atëhere pse të mos besojnë sërish Ramën shqiptarët, por duhet të joshen nga butaforia politike e Berishës ? Natyrisht, Edi Rama i përket një tjetër brezi dhe rrace tjetër politikanësh, dhe as krahasohet me Sali Berishën. Por ajo që konstatoj, është mënyra dhe vendosmëria absolute e Berishës, për të mos ndryshuar kurrë, dhe asgjë nga rrugëtimi i tij politik.

Kështu ka mbajtur dhe vazhdon ta mbajë ai edhe partinë, edhe “vegjëlinë” e saj, me dokrra dhe premtime boshe. Ai mbetet i vendosur deri në fund, për të mos u larguar nga posti i kryetarit të PD, aq sa mbetet stoik, edhe për bunkerizimin e saj pa limite kohore. Ajo parti pas 11 Majit, do të mbetet e braktisur, e rrënuar, e kyçur nga degët deri në selinë qëndrore. Dhe pse ? Sepse mbahet me pahir larg ndikimeve moderuese, që do ta rinovonin atë ashtu siç ndodh me çdo parti demokratike në Europë.

Berisha e ka “armë të fuqishme” butaforinë e tij politike, në fushata dhe jashtë tyre, edhe pse e di mirë që ajo nuk jep rezultate pozitive në kohë të tilla , aq më tepër kur përballë ke një kundërshtar si Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës
Previous article YLLI PATA/ Nga Roshi te Doshi, pasojat e “aleancave lokale” të Berishës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k