• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
NAMIR LAPARDHAJA/ Doktori paska mbledhur Këshillin Kombëtar të organizatës së tij…
Home
Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Doktori paska mbledhur Këshillin Kombëtar të organizatës së tij…

August 5th, 2023 F.autor Blog 0 comments

Doktori paska mbledhur Këshillin Kombëtar të organizatës së tij, ose, më saktë me thënë, atë “institucion” që ka dalë nga “vota e lirë” e demokratëve dhe në përbërje të tij ka mbi njëzet pjesëtarë nga qarku më i vogël i Shqipërisë dhe kryesisht nga një qytezë e vogël periferike, katër prej të cilëve kanë lidhje të ngushtë gjaku me vetë Doktorin, tetë prej tyre janë kushërinj të parë, ndërsa tetë të tjerë kanë lidhje të afërt farefisnie me njëri-tjetrin… Përveç tyre, kjo organizatë që paska thirrur sot Doktori, në përbërje të saj ka ish-drejtues të lartë të policisë së shtetit, që janë përfolur për korrupsion dhe për kontrabandë të naftës, drejtues të lartë tatimesh dhe doganash, drejtor drejtorish, njerëz që përveç vegjetimit dhe përfitimit, nuk janë shquar dhe nuk mbahen mend për asnjë gjë tjetër, apo të tjerë që kanë abuzuar me pushtetin dhe që për shkakun e tyre PD-ja dhe demokratët vijojnë opozitën e gjatë….

Dhe, pasi i paska mbledhur, u paska thënë: “Ne nuk do t’i njohim kurrë zgjedhjet e 14 majit!”

Domethënë, ky Doktor që para zgjedhjeve dilte studio më studio, mëngjes e mbrëmje dhe thoshte që do të fitojmë çdo bashki të Shqipërisë, paska mbledhur Këshillin Kombëtar të organizatës së tij farefisnore dhe krahinore dhe u paska thënë: “Me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje!”

Pra, e thënë ndryshe, Doktori, që kishte premtuar se do t’i sillte demokratët për dy muaj në pushtet, jo vetëm që nuk ka mundësi për t’i sjellë as pas dy vjetësh, por, siç edhe gjasat po duken, nuk do ketë mundesi edhe sikur Perëndia t’i japë edhe njëzet e dy vite ymër.

Ad

Me pak fjalë, këta njerëzit e Doktorit, që kanë marrë sot pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të organizatës së Doktorit, dhe që një pjesë e tyre kandiduan në zgjedhjet e 14 majit, të cilët para zgjedhjeve në takimet informale që bënin me njerëzit në të katër anët e Shqipërisë, veç të tjerash, u premtonin se do të fitonin, se, veç votës së demokratëve, kishin edhe votën e të fortëve të zonave respektive, sepse ata ishin prishaqejfur me Ramën, e paskan dëgjuar me vëmendje Doktorin dhe, teksa Doktori ka këputur këto mbroçkulla, ata kanë tundur kokën në shenjë miratimi të fjalëve të tij.

Pra, Doktori që kishte sanksionuar në “Statutin” e organizatës së tij se ai që humbte zgjedhjet lokale do kërkonte votëbesim në Këshill Kombëtar, jo vetëm që nuk e ka çuar ndër mend një gjë të tillë, por edhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar fisnor dhe krahinor të organizatës së tij, nuk e kanë çuar ndër mend se mund t’ia shtinin ndër mend Doktorit.

E thënë ndryshe, Doktori i paska thirrur pjesëtarët e atij që ai e quan Këshillin Kombëtar të organizatës së tij, për t’i thënë atë që u ka thënë për tridhjetë vite me radhë sa herë që i ka humbur zgjedhjet: “Zgjedhjet na i vodhën…! Nuk do t’i njohim zgjedhjet…! Protesta në të gjithë Shqipërinë!” (KUJDES: Doktori e ka shitur lojën përsa kohë që nuk po organizon protesta të fuqishme për të rrëzuar regjimin Rama!!!)

Mbledhja e sotme e Doktorit, të kujton historinë e njohur me Nastradinin, i cili i thirri një ditë njerëzit dhe u tha: “E dini përse ju kam thirrur?” – “Jo!”- i thanë ata. – “Po mirë, – u tha, – kur nuk e dini përse ju kam thirrur, s’kam ç’u them, ikni…” Pas disa kohësh i thirri sërish. Burrat e fshatit vendosën që këtë herë t’i thoshin se e dinë përse i ka thirrur. Sërish e njëjta pyetje: E dini përse ju kam thirrur?” – “Po, e dimë përse na ke thirrur!” – “Meqenëse e dini, – u tha Nastradini, – shumë mirë që e dini, ikni në shtëpi se s’kam çfarë t’ju them…” Qëndroi disa kohë rehat dhe sërish e njëjta punë. Këtë radhë një pjesë e burrave vendosën t’i thoshin që e dinë, ndërsa pjesa tjetër që s’e dinë përse i kishte thirrur. E njëjta pyetje: “E dini përse ju kam thirrur?” Disa u përgjigjën: “Po, e dimë përse na ke thirrur!”, ndërsa disa të tjerë: “Jo, s’e dimë…!” “Shumë mirë, tha Nastradini, – ata që e dinë t’ua thonë atyre që s’e dinë, ndërsa ata që s’e dinë ta mësojnë prej atyre që e dinë!” Kështu edhe kjo puna prej tridhjetë vjetësh me Doktorin tonë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Pse SPAK po i shqetëson të gjithë!
Previous article EDMOND LAÇI/ Kina, partnerja e dytë tregtare e Shqipërisë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k