• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
LUTFI DERVISHI/ Po sikur të silleshim me politikanët ashtu si me lojtarët e Kombëtares?
Home
Blog

LUTFI DERVISHI/ Po sikur të silleshim me politikanët ashtu si me lojtarët e Kombëtares?

September 28th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Meritokraci, përgjegjshmëri, gjykim i drejtë, transparencë, konkurrencë e lirë, rezultate, kontrata, media e lirë dhe profesionale- këto fjalë janë të lidhura me demokracinë, por sot i shkojnë më shumë futbollit.
Meritokraci. Çdo njeri në vendin e vet me meritë dhe jo për shkak të njohjes apo se babai është milioner apo me ndikim. Është aty ku është sepse është më i zoti.
Përgjegjshmëri: puna jote matet me rezultatet dhe jo me premtime dhe justifikime.
Transparencë veprimet e tua janë në sy të të gjithëve!
Gjykimi është i drejtë dhe profesional.
Rezultatet: janë të dukshme, të prekshme dhe të matshme për të gjithë!
Kontrata: vendi i punës është i sigurtë sa kohë që plotëson detyrimet. Në rast se kontrata prishet para kohe ka penalitete financiare.
Po sikur të funksiononte edhe demokracia si futbolli?
Ashtu si në futboll ku nuk ka fitues të përhershëm edhe në demokraci nuk fitues të përjetshëm. Ashtu si në futboll ku publiku gjykon lojtarët, trainerët dhe gjyqtarët, ashtu edhe në demokraci publiku gjykon, ministrat, zyrtarët, kryeministrin dhe gjykatat.
Në futboll raportimi mediatik është i saktë (një ndeshje që del 1-1 raportohet 1-1 nga të gjithë gazetarët dhe komentatorët) Ideale do të ishte që media të ishte po kaq e saktë edhe në raportimin jashtë sportit.
Ashtu si në futboll ku trainerët, kapiteni dhe lojtarët mbajnë përgjegjësi direkte për rezultatet edhe në një demokraci ideale kryeministri mban përgjegjësi direkte për rezultatet.
Ashtu si në futboll që ka transparencë për milionat në merkato edhe në një qeverisje ideale publiku dhe media di çdo qindarkë qe shpenzohet dhe merret borxh
Ashtu si në futboll kur gjyqtari gabon është sistemi VAR edhe në një demokraci ideale gabimet e qeverisë dhe kujtdo i korrigjon gjykata!
Ashtu si në futboll kur ndodh një gafë/skandal, veprimi i parë është kërkimi i ndjesës dhe shpesh dorëheqja edhe në një demokraci ideale publiku pret kërkimin e ndjesës dhe dorëheqjen. Ashtu si mbrëmë kapiteni Cikalleshi për barazimin me Islandën.
Ashtu si në futboll tifozët nxehen, dalin nga vetja dhe u hakërrohen lojtarëve të Kombëtares ashtu edhe në një demokraci ideale njerëzit revoltohen dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë kur nuk ka rezultate, apo kur ka skandale të mëdha.
Lojtarët mbrëmë me kokën ulur u afruan te tifozët. Të gjithë që folën kërkuan ndjesë. E megjithatë ndaj tyre u hodhën jo vetëm fjalë të padenja, por edhe shishe.
Sot nuk guxon të hapësh portalet dhe facebook se ndeshesh vetëm me një kërkesë: dorëheqjen e trainerit. Imagjino të ishte humbur ndeshja mbrëmë. Do të kërkonim ta varnim.
Sa trainerë janë shkarkuar që nga nisja e sezonit për mungesë rezultatesh në 10 ndeshjet e para?
Sa ministra/zyrtarë janë shkarkuar për mungesë rezultatesh në 10 vitet e fundit?
Sa mirë do të ishte që edhe demokracia t’i ngjante më shumë futbollit.

P.S. Dikush me të drejtë mund të kujtohet për skandalet në futboll, për shit-blerjet e ndeshjeve, për faktin se rezultatin disa e marrin vesh para se të nisë loja. Ekzaktësisht kështu ndodh ndonjëherë në demokraci: ndjeshja është e shitur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLATOR NESTURI/ Berisha kujton se është viti ‘91
Previous article ARDIT RADA/ Vjeshta e vetmisë së madhe! Takimi me Yuri Kim zbulon ftohjen e Metës me Berishën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k