• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
LUTFI DERVISHI/ A ka radhë në Drejtësi?
Home
Blog

LUTFI DERVISHI/ A ka radhë në Drejtësi?

April 12th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Kërkesa për “radhë” në drejtësi u artikulua nga Kryeministri në kongresin e PS-se duke shprehur habinë që si ka mundësi që SPAK po ha vetëm nga ana jonë?!

Në kushtet kur i gjithë pushteti (qendror dhe lokal) është në duart e PS- se pyetja është çfarë fondesh publike ka në dorë opozita që “sharra” e SPAK – të hajë edhe nga ana e PS-së?

Prej 9 e kusur vjetësh, 9 e kusur buxhete janë nën administrimin e qeverisë së PS-së!

Nëse marrim guximin dhe pranojmë që gjatë këtyre 9 e kusur vjetësh nuk ka patur asnjë abuzim atëherë drejtësia e re duhet të merret me dosjet e vitit 2012, 1992, madje le të shkojë edhe te viti 1922!

Duket sikur kryeministri me kërkesën e tij kërkon amnistimin e korrupsionit në qeverisjen e tij për aq kohë sa është amnistuar korrupsioni i qeverisjeve të mëparshme?!!

Çdo keqbërës duhet të ndëshkohet, por keqbërësi më i rrezikshëm është ai që është në detyrë!
Abuzimi me fondet publike është po aq i dukshëm sa edhe mali Dajtit në Tiranë apo i Gjallicës në Kukës!

Është detyrë e qeverisë që kur vepron drejtësia (rasti incineratoreve, trafikut të Kanabisit) të nxjerrë mësime se çfarë ndodhi që disa “individë” po ngjyejnë dorën?! Çfarë garancish do t’i jepen publikut që të mos përsëritet më i njëjti abuzim?!

Fajësia është individuale, por përgjegjësia jo!

Është detyrë e ekzekutivit që kur vendi renditet në krye të listës së vendeve të korruptuara të marrë masa, të ndryshojë ligje e po të jetë nevoja të shkundë institucionet dhe t’i kërkojë ndihmë drejtësisë për të ndëshkuar zullumqarët!

Drejtësia e re do ende kohë të maturohet dhe të japë drejtësi! Sigurisht që besimi publikut fitohet më shpejt kur ndëshkon peshkaqenin dhe jo “arken me peshk!”

Drejtësia nuk është vetëm SPAK-u! Fjalen e fundit e ka gjykata.

Nëse sot kemi 20 mijë dosje në gjykatën e Apelit dhe afro 40 mijë në Gjykatën e Lartë, atëherë kemi mijera çështje të bllokuara, dhe maksima: “drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar” bëhet më aktuale se kurrë!

Edhe te drejtësia e re gjen çudira me okë- psh çështja e tenderit të uniformave të policise me vlerë 28 milionë euro u hetua për 3 muaj, u mbyll dhe gjykimi dhe të gjithë sot janë në shtëpi!

Në të njëtën kohë nisi çështja e bashkisë së Lushnjës për një tender me vlerë 240 mijë euro, u arrestua dyfishi njerëzve që u arrestuan për tenderin e uniformave të policise dhe ende nuk ka mbaruar hetimi!

Drejtësia e re nuk është perfekte, por ka nevojë për ndihmë! Nuk duhet lene vetem. Nuk mund të ketë ndryshim të madh nëse këtë gjë e lë në dorë të vetëm një grupi prokurorësh apo gjyqtarësh.

Nuk është drejtësi ajo që sheh humorin e pushtetit aq më pak të marrë udhëzime si të bëjë punën nga kongresi i partise.

Ata që thyejnë ligjin nuk janë socialistë apo demokrate janë thjesht keqbërës, apo zullumqarë dhe siç thoshte famëkeqi Haxhi Qamili, zullumqarë janë ata që bëhen shpejt miq me njeri- tjetrin!
Nuk është punë radhe, njëherë majtas e një herë djathtas, është çështje principi: e dhunon apo e respekton ligjin. Kaq e thjeshtë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Shajeni Amerikën, por ruajeni fjalën e fundit se nuk i dihet…
Previous article RUDINA HAJDARI/ Shqiptarët midis Shilës dhe Karibdës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k