• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Goditja e parë e Dukës nga Gjykata, sinjal se futbolli do të triumfojë ndaj padrejtësive
Home
Aktualitet

ARDIT RADA/ Goditja e parë e Dukës nga Gjykata, sinjal se futbolli do të triumfojë ndaj padrejtësive

February 10th, 2022 F.autor Aktualitet, Blog 0 comments

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot FSHF rajonale të Tiranes duke regjistruar si mbledhje të rregullt atë ku u zgjodh kryetar Eduard Prodani dhe duke e quajtur të pavlefshme mbledhjen e manipuluar nga FSHF e Armando Dukës. Ky sinjal duhet përshëndetur jo vetëm pse mbarë të interesuarit e futbollit e kanë të qartë sesi ndodhën ngjarjet, por edhe se jep një sinjal shprese për shoqatat e tjera rajonale të vendit që i janë trembur gjer më sot hakmarrjeve të FSHF-së.

Deri në momentin që mbërriti një vendim gjykate, akuzat e shumta për manipulim në zgjedhje nuk kanë munguar, ndërsa përballë tyre ka qenë i vetëm Armand Duka dhe të punësuarit e tij në administratën që drejton. Por në fakt, manipulimi i zgjedhjeve ka qenë aq flagrant, saqë kandidati kundërshtar i Dukës nuk dinte as listën e votuesve deri në minutën e fundit, dhe në çdo zgjedhje rajonale përballeshin me shoqata surprizë dhe përfaqësues shoqatash të punësuar në FSHF.

Edhe pse në faj për këto manipulime FSHF nuk ka nguruar që të sulmojë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj si ndërhyrje politike, duke harruar se bashkia është aksionere e S.K Tirana dhe si e tillë i lind e drejta të jetë palë e interesuar. Dhe kjo palë e interesuar, si aksionerja e klubit më të madh sportiv në vend njohu drejtësi nga Gjykata.

Në fakt, Tirana është shembulli më i lehtë për t’u marrë për shkak të peshës që ka, por për hir të së vërtetës në çdo federatë rajonale ka akuza për manipulime me shoqata fantazëm, me delegatë të punësuar në FSHF si dhe për vendime personale të juristëve të FSHF që nuk njohin as vendimet e gjykatave. Të fundit janë rasti i Shkodrës ku kandidat kundërshtar i Dukës ka akuzuar federatën rajonale të furbollit për shtimin e disa shoqatave dhe delegatëve si dhe denoncimin e një pjese të madhe të këtyre delegatevë si punonjës me rrogë të Armand Dukës.

Kreu I FSHF dhe stafi i tij gjatë gjithë kohës janë munduar që të akuzojnë qeverinë për ndërhyrje duke harruar se anëtar i Asamblesë së FSHF është nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, si dhe gjatë kohës kur Ridvan Bode ishte ministër, “Skënderbeu” i përjashtuar për trukim nga UEFA, dilte për vite me radhë kampion i Shqipërisë.

Sot, vendimi i Gjykatës së Tiranës vjen në një moment delikat ku akuzat ndaj futbollit në Shqipëri janë nga më të rëndat, duke filluar nga korrupsioni me paratë e UEFA-s nga ana e FSHF, nga akuza për parapërcaktim fituesi garash çdo vit e deri në fiksime rezultatesh.

Pothuajse të gjithë kandidatët kundërshtarë të Armand Dukës në federatat rajonale edhe të qyteteve të tjera i janë drejtuar gjykatës, si të vetmen shpresë për t’i dhënë drejtesi abuzimeve. Dhe në fakt mirë kanë bërë! Sepse vendimi i sotëm është pikënisja për ta pastruar futbollin shqiptar nga korrupsioni ku është zhytur dhe që s’do as fakte, as mend e as kalem për ta kuptuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Berisha nuk gjeti dot asnjë deputet kundër SHBA
Previous article FRROK ÇUPI/ Fati ynë i mirë që këta votojnë keq

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k