• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
LUTFI DERVISHI/ Kur ilaçi bëhet më i dëmshëm se sëmundja!
Home
Blog

LUTFI DERVISHI/ Kur ilaçi bëhet më i dëmshëm se sëmundja!

December 28th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Napoleon Bonaparti kur bëri organizimin administrativ, përfshirë dhe gjykatat, vuri kusht që vendodhja përcaktohej kur personi nisej me kalë nga shtëpia me dritë dhe mbërrinte brenda ditës në shtëpi me kalë pa rënë muzgu.

Sot jetojmë në një epokë tjetër: kuajt ja kanë lënë vendin makinave dhe rrugët e shtigjet ja kanë lënë vendin autostradave.Në Francë sot ka rrugë më të mira, rrjet hekurudhor në çdo skaj, por edhe sot respektohet ndarja administrative e gjyqësore e Napoleonit.

Një twitter i Andi Dobrushit, sot, me një fjali shprehte shqetësimin e madh për “hartën e re” të gjyqësorit.

“Nuk mund të ketë drejtësi për qytetarin, larg qytetarit! Harta e re e gjyqësorit rrezikon zbatimin e refromës në Drejtësi”Ideja për të shkrirë 10 gjykata dhe për të patur vetëm një gjykatë Apeli në Shqipëri është në rastin më të mirë e dëmshme.Aksesi në drejtësi nënkupton edhe afërsinë gjeografike të qytetarit me gjykatat.

Mendo për një çast një delvinjot apo kuksian që ka punë në gjykatën e vetme të Apelit në Tiranë!

Imagjino dëshmitarin nga Vermoshi apo Konispoli që duhet të vij në Tiranë? (Me shpenzimet e veta) Apo mos vallë duhet që të blejnë shtëpi në kryeqytet nëse kanë punë me gjykatën?

Është e qartë se ideuesit dhe propozuesit e hartës “re” gjyqësore nuk kanë menduar shumë për planifikimin dhe për pasojat. Për shembull sa kushton transporti i të burgosurit në Reç, që ka punë me gjykatën e Apelit në Tiranë? Furgoni? Policët shoqërues etj etj. Këta paguhen me paratë e buxhetit.

Do të rriten fondet për karburant, amortizim mjetesh, dieta, rreziqet e sulmeve ndaj furgonëve penitenciare gjatë rrugës vajtje-kthim, shpenzimet e rrugës dhe ushqimit dhe fjetjes së gjyqtarëve e prokurorëve që banojnë larg vendit të punës etj etj.

Minimumi i minimumit duhet së paku të ishin tri gjykata Apeli, një për Veriun, një në kryeqytet dhe një për Jugun! Si do t’i shërbehet më mirë vlonjatit, kuksianit apo sarandiotit me gjykatën e Apelit në Tiranë?!Apo me aeroportin e Kukësit, Vlorës dhe Sarandës do të zbutet pak problemi i largësisë së gjykatës së vetme të apelit?!

Mungesa e planifikimit strategjik është një sëmundje e vjetër që gjithmonë na çon në zgjidhje që të kujtojnë shprehjen ironike franceze: për të ulur nevojën për këpucë, t’i presim këmbët njerëzve!Në kujtimet e Eqerem Bej Vlorës, nipi i Ismail Qemalit përshkruan një skenë që po ta lexosh sot nuk ke fuqi të buzëqeshësh.

Eqerem bej Vlora urdhërohet nga Ismail Qemali të përgatitet me trupa ushtarake për të përballuar një betejë të mundshme me grekët. Eqerem Beu jep urdhër që të nisë ndërtimi i spitalit fushor dhe disa fshatarë të zonës po talleshin me këtë urdhër: Beu nuk qenka mirë!? Çfarë na duhet ne spitali kur akoma nuk kemi asnjë të plagosur”Sot gjytarët e mbetur në sistem janë të mbingarkuar.

6 gjyqtarët e mbetur në gjykatën e Apelit në Tiranë kanë mbi 18000 dosje stivë për të gjykuar. Secili ka 3000 dosje! Me grumbullimin e dosjeve të rretheve, një gjyqtar që nis punën sot – nuk ka më nevojë për asnjë çështje se del në pension me stivën që ka në tavolinë. Dhe bëhet fjalë për çështje administrative, civile, penale, për çështje të rëndësishme apo qoftë edhe për “çikërrima”. Nëse nuk merr drejtësi sa je gjallë, a ka kuptim ta lesh në testament “zgjidhjen”?

Zgjidhja është të mendohej me kohë dhe të mendohet edhe sot si të rritet numri i gjyqtarëve në Apel, si të afrohet shërbimi te qytetarët se përndryshe le të kalohet në drejtësinë me distancë- Teledrejtësi dhe kështu kursejmë edhe më shumë!Për çdo problem ka zgjidhje, por kushti i parë është të njohësh problemin. Në mungesë të “njohjes së problemit”, gjithnjë e më shpesh ilaçi po na del më i rrezikshëm se vetë sëmundja!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KASTRIOT FRASHËRI/ Festivali i 60-të i RTSH, prova se nuk prodhon dot as këngë as art!
Previous article MERO BAZE/ Pse Berisha po trembet nga thirrjet që SPAK duhet të fillojë hetimet ndaj tij?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k