• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Derbi gjithnjë përtej futbollit…
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Derbi gjithnjë përtej futbollit…

October 25th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Para ca kohësh, zhvillova një sondazh me tifozë e dashamirës të Tironës në lidhje me ndryshimin e emrit zyrtar të klubit (nga “KF Tirana”, në emrin origjinal të klubit, “KF Tirona”). Nga ai sondazh rezultoi se 99% e tifozëve/dashamirësve të Tironës duan që klubi i tyre të quhet zyrtarisht “KF Tirona”, siç quhet “AC Milan” bazuar në dialektin milanez, e jo “AC Milano”  (https://realstory.al/sondazhi-i-zaloshnjes-99-1-e-tifozeve-duan-emrin-kf-tirona/ ).

Por një pyetje tjetër në sondazh (që nuk e publikova atëherë) ishte se për kë votonin rregullisht të anketuarit. Nga ajo pyetje rezultoi se 91% e tifozëve/dashamirësve të Tironës kanë votuar rregullisht për PD-në. Edhe Lazio, që njihet si klubi me tifozerinë më të djathtë në Europë, nuk mund të ketë një përqindje kaq të lartë përkrahësish të djathtë…

Po pse kaq e djathtë tifozeria e Tironës? Rrënjët e këtij fenomeni duhen kërkuar tek derbi Tirona-Partizani…

Deri në mesin e shekullit të kaluar, nuk mund të flitej për derbi në kryeqytet. Para Luftës së Dytë Botërore, Partizani nuk ekzistonte, dhe Tirona ishte klubi absolut në kryeqytet e pothuaj në të gjithë vendin. Pas luftës, Partizani u krijua (nën shembullin e Partizanit të Beogradit) si klub i Ushtrisë Popullore të asaj kohe. Dhe çdo talent i klubeve të tjera thirrej në shërbim të detyruar ushtarak, e detyrohej të luante për Partizanin. Në ato kushte, Tirona (që qeveria komuniste ia kishte vënë emrin “Puna”) nuk kishte shans të krijonte një ekip me talentet e saj (që ia rrëmbente Partizani, e më vonë Dinamo e Ministrisë së Brendshme).

Por në fillim të viteve ’60, një grup i talentuar futbollistësh të rinj u rikthyen tek Tirona pas shërbimit të detyruar ushtarak, dhe rivaliteti i derbit filloi (Panajot Pano ishte i vetmi ndër ata talente, që nuk u kthye tek Tirona). Për futbollistët dhe tifozët e Tironës, derbi nuk ishte më thjesht një sfidë futbollistike, por edhe një sfidë e heshtur politike… Djemtë e talentuar të Tironës, që nuk i kishin pranuar favoret afatgjata që ofronte një klub ushtarak si Partizani, e sfiduan me sukses atë (si edhe Dinamon e Ministrisë së Brendshme), duke u shpallur kampionë absolutë për 5 vjet rresht (një vit ia hoqi kampionatin FSHF-ja dhe ia dha Dinamos së vendit të tretë…).

Qysh atëherë, sado kanë ndryshuar situatat në Shqipëri, derbi ka mbetur një sfidë jo vetëm fubollistike, por edhe politike. Siç e ilustron edhe sondazhi i sipërcituar…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ PD, si “parcelë eksperimentale” e Berishës
Previous article YLLI PATA/ Vendimi final për Sanander dhe “Revolucioni” i vonuar i opozitës shqiptare!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k