Ka disa mënyra se si mund të krijosh një ide, se si mund të dalësh në një konkluzion për një ngjarje e ndodhi të caktuar. E para është ajo , bazuar në informacionin direkt, të cilin ti më pas e përpunon e për pasojë del në një përfundim personal. Objektiv apo subjektiv në varësi të cilësisë së “laboratorit” logjik. Në varësi të aftësisë së shqyrtimit dhe analizës së informacionit.
Në bazë të informacionit të drejtëpërdrejtë, pra asaj çfarë ka shfaqur dhe ofruar RTSH për publikun gjatë këtyre viteve të fundit, dallimi me kohën paraardhëse ështu tejet i dukshëm. Personalisht kam një abonim për efekt sporti me një nga platformat digitale private, por gjatë periudhës që nuk ka sport, nuk e ndjej asnjëherë të nevojshme të ripërtërijë abonimin. Sepse për aq kohë sa ka njeriu gjatë ditës në dispozicion për të parë televizion mjaftonte larmia e atyre që ofronte RTSH. Film, lajme, sport, muzikë, film shqip e shumë programe të tjera ofrohen me shumicë nga televizioni publik e për rrjedhoje shikuesi mubd të gjejë gjithmonë diçka që do ta preokupojë e stacionojë para TVSH-së.
Metoda e dytë e gjykimit të punës së njl subjekti apo institucioni si TVSH është mënyra se si sillen në raport me të konkurentët e tij. Po folën mirë ata e sigurt është se punët e atij që “lavdërohet” nuk janë mirë. Dhe e kundërta. Të shikosh një televizion kombëtar konkurent që në një nga emisionet kryesore të saj të debatoj temën: Korrupsioni në RTSH, trullosesh e sdi çfarë emri ti vesh.
Të shikosh se si qëllimisht apo nga padija vlera totale e pajisjeve konsiderohet si para e përvetësuar kjo tregon në vetëvete arsyet e vërteta të emisioneve të tilla. Të cilat vetëm lidhje me interesat e publikut nuk kanë. Që vetëm lidhje dashamirësinë për ecurinë e mirë të konkurentit nuk kanë. Ndaj dhe duket qartë që ish-drejtuesi i këtij institucioni për 5 vitet e shkuara ngjan qartazi si një viktimë e pjesëmarrësve jo fitues në tendera, tashmë të mbështetur edhe nga konkurentët televizivë të TVSH-së.
Leave a Reply