• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANDI BUSHATI/ Ku do ndalet Berisha?
Home
Blog

ANDI BUSHATI/ Ku do ndalet Berisha?

October 9th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Kryqëzata e Sali Berishës përgjatë qyteteve të Shqipërisë, po i shton atij mbështetjen e militantëve në të njëjtën masë që po pakëson partizanët e Bashës nga radhët e deputetëve. Arsyet e kësaj surprize tashmë janë komentuar: ato lidhen sa me emocionet dhe nostalgjinë për një lider të tradhëtuar, me derexhenë ku është rrokullisur kjo forcë në prag të atrofizimit, po aq dhe me pezmin dhe mungesën e besimit për drejtuesit aktualë, që po e çojnë partinë nga disfata në disfatë.

Por, sa do të forta dhe motivuese të duken për militantët këto arsye, ato janë krejtësisht të mangëta në raport me perspektivën dhe projektin që Berisha po shpalos për të ardhmen e PD-së. Ai vërtet ka folur për hapje dhe demokratizim të partisë, ai vërtet ka premtuar kthimin tek vota e anëtarësisë, që nga zgjedhjet për këllishllat bashkiakë e deri tek primaret për kryeministër, ai vërtet po kërkon që kryetari që humb të largohet pa kthim, por të gjitha këto duken thjeshtë si aspirina që doktrori po shpërndan për një trup që ka rënë në koma.

Pyetjet që shtrohen edhe përpara demokratëve edhe para publikut janë shumë më të thella. Përse po kërkohet mbledhja e firmave të kuvendit: thjeshtë për të shkarkuar Bashën? Po nëse kjo arrihet, çfarë do të bëjë Berisha: do të zgjidhet vetë apo do të mbështesë dikë tjetër? Po nëse kryetari aktual rrëzohet, ç‘do të bëhet me mbështetësit e tij, të cilët nuk kanë lidhje me berishizmin dhe janë prurje të reja?

A do të parashikojë PD-ja krijimin fraksioneve për të ruajtur edhe ata që janë mbështetës të Bashës brenda partisë? Dhe mbi të gjitha, përpara zgjedhjeve për kreun e PD-së sipas parimit me një anëtar një votë, shumë e rëndësishme është mënyra se si do të bëhet kjo. A duhet të udhëhiqet opozita për një kohë të gjatë me nga një drejtim kolegjal? A duhet shtruar kjo rrugë për të hapur fillimisht dyert për prurje të reja dhe rikthime figurash të së shkuarës, në mënyrë që gara për drejtimin të jetë e ndershme e hapur dhe e barabartë?

Sali Berisha ende nuk ka sqaruar asgjë nga këto. Edhe të premten në Elbasan, pyetjes së një antareje të kryesisë të degës për detajet e projektit të tij, ai nuk i dha dot përgjigje.

Natyrisht që nuk është e lehtë që ai të thotë që tani nëse do e marrë vetë partinë apo jo. Duke mos ditur forcën e tyre reale ai nuk ka në dorë, as të garantojë mekanizmin se si do ti mbajë të bashkuar mbështetësit e Bashës, nëse ata humbin.

Por, ama po qe se kërkon që nisma e tij të mos lexohet si një inat i verbër personal, si hakmarja e një njeriu ndaj tradhëtisë që i bëri kukulla që e pompoi vetë, Berisha është i dënuar të sqarojë çdo paqartësi.

Nëse Lulzim Basha u shndërua në qesharak me absurditetet që thoshte për veprimin e tij përsonal të përjashtimit, duke pretenduar se vëtëm ai e dinte se ç‘kishin në dosje amerikanët dhe vetëm ai e parashikonte gjëmën që mund ta gjente PD-në nëse atyre u thuhej jo, Berisha nuk mund të përdorë të njëjtën mungesë transparence.

Ai nuk mund të mjaftohet tu këkrkojë nënshkrimet demokratëve mbi një “çek të bardhë”. Ata duhet ta dinë që tani se për çfarë do ta hedhin firmën, si do të vijojë procesi, se kush dhe kur do të drejtojë PD sipas projektit të Berishës dhe se si do të ruhet uniteti me kundërshtarët e kësaj nisme.

Vetëm kështu një dallgë e ngritur mbi një rast personal mund të unifikohet me interesin e shumë të tjerëve. Pa hapur fillimisht një proces kolegjial të shëndoshjes së PD-së, që duhet ti prijë domosdoshmërisht garës për kryesimin e saj, pa siguruar se minorancat do të kenë zë dhe do të jenë të përfaqësuara, i gjithë turravrapi i “foltores” mund të shndërrohet një një flluskë sapuni. Në rastin më të mirë ai do ndryshojë një Lul me një tjetër, por do e lërë sërish opozitën në kënetë. Dhe që kjo të mos ndodhë, Berisha nuk duhet të kërkojë firma vetëm mbi zemërimin dhe emocionet, por ai duhet ti vërë përpara atyre që nënshkruajnë krejt projektin e detajuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Po me atë "Lulin" tjetër si do t'ia bëjnë?
Previous article ARANIT MURAÇI/ Misioni PD: Pse Berisha dhe Basha po paralajmërojnë protesta për rrëzimin e njëri-tjetrit?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k