• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Kujt në të vërtetë i takon Partia Demokratike?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Kujt në të vërtetë i takon Partia Demokratike?

September 14th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Partinë Demokratike nuk e themeloi Sali Berisha. Ai e mori (rrëmbeu) me marifete dhe dredhira, e drejtoi me mënyra dhe metoda nga më stalinistet, derisa pergatiti “djalin” e tij pasardhës. Ky i fundit, në fakt, i bëri hatanë, e flaku si njeri të padenjë për partinë. Kjo ka ndodhur dhe ndodh gjithmonë në partitë maksiste-leniniste. Vjen një ditë dhe “i riu, e ha të vjetrin”. Por ditët e fundit në atë parti, debati mbi largimin dhe vendimin e Bashës, ka marrë një tjetër rrjedhë mendimi dhe diskutimi. Shpesh në mediet që mbrojnë me zell Doktorin, po i mëshohet faktit se “PD e themeloi Sali Berisha, ajo parti i takon Sali Berishës, dhe vetëm atij”. Pra po kurdiset dhe trumbetohet me të madhe teoria se “partia i takon Sali Berishës”. Analistë dhe gazetarucë, po mblidhen çdo natë në studiot e Doktorit, dhe po i thurrin lavde dhe rapsodira, “themeluesit, ideatorit, udhëheqësit, largpamësit”, dhe po i kërkojnë me përulësi të madhe “rikthimin në krye të partisë”.

Njeriu që bëri sikur u largua në 2013 (dhe që në fakt ka qenë non-stop aty) sot kërkon rikthimin. E quan pronë, e quan çiflik, dhe thotë se “i dhimbëset sovraniteti partisë, i dhimbësen demokratët”. Teoria dhe praktika e ndjekur deri sot nga “udhëheqësi” në atë parti, janë shkaku për pasojat dramatike që kaloi 8 vjet ajo forcë politike, duke parandjerë trauma të tjera pas angazhimit të Berishës në turin e tij në rrethe.

Thotë se “do të sqaroj anëtarësinë, do të ndryshoj vendimin, do të detyroj Lulzimin të largohet, dhe pse jo, mund edhe të rimarr partinë, për ta çuar në fitore”. Tanimë në atë parti, pritet të hidhet shorti mes anëtarësisë së cunguar dhe çoroditur, se “kujt i takon Partia Demokratike, Sali Berishës apo Lulzim Bashës”. Më dramatike nuk bëhet, se kjo situatë e cila ka pllakosur forcën e parë politike opozitariste, e cila u krijua nga studentët dhe intelektualët e 1990, dhe u rrëmbye nga Sali Berisha pabesisht.Ai që deklaron se “ dua të ringjall edhe njëherë 1990-1991, për ti dhënë PD-së sovranitetin”, ka 30 vjet në politikë, që shkatërron, rrënon, persekuton, dhe përvetëson gjithçka që lidhet me pluralizmin, lirinë, demokracinë, fjalën dhe mendimin e lirë. Baza e asaj partie, sot më shumë se kurrë, duhet të ndërgjegjësohet dhe ti drejtohet me gisht, me zë dhe figurë, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, për të larguar duart e tyre të ndotura nga fatet e asaj force politike. Partia Demokratike, është aset kombëtar, është “pronë” e anëtarësisë saj, dhe jo e një grushti karrieristësh që prej 30 vitesh luajnë bixhoz me fatet e saj, majmen me pasuri nën emrin dhe pushtetin e saj, dhe që mbijetojnë politikisht falë pazareve dhe skenarëve.Partia Demokratike nuk i takon as Sali Berishës, dhe aq më pak Lulzim Bashës, nuk i takon as atyre që erdhën dje me “lugë në brez” nga zyrat dhe skutat e errëta të një pushteti tjetër, për të përmbushur në atë parti epshet, planet dhe synimet e tyre djallëzore.

Partia Demokratike, është e kontributorëve të rrahur dhe të flakur si leckë në rrugë nga “udhëheqësi”, është e atyre që shkrinë aftësinë, pasurinë dhe jetën e tyre për ta ngritur në nivele europiane atë forcë progresiste, por që në fakt u poshtëruan nga Sali Berisha dhe pasardhësi i tij Lulzim Basha. Basti i Berishës dhe skuthëria e Lulzim Bashës, nuk mundet të mbajnë peng të ardhmen e një partie që sot është kthyer në qendër biznesi, dhe arenë dyluftimi, mes atyre që me kohë anëtarësia duhej ti kishte shpallur “non-grata”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Hallall të gjitha, vetëm mos ndaloni!
Previous article NAMIR LAPARDHAJA/ Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Berishës, ai po, është borxhli ndaj nesh

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k