• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ 90% e të shtruarve me COVID-19 në Infektiv, të pavaksinuar
Home
Sociale

EDUARD ZALOSHNJA/ 90% e të shtruarve me COVID-19 në Infektiv, të pavaksinuar

August 26th, 2021 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Rreth 90% e të shtruarve me Covid-19 në Spitalin Infektiv janë të pavaksinuar. Ky është informacioni jozyrtar që ka Erjon Skëndaj, gazetari me përvojë i News 24, i cili ka raportuar rregullisht nga Spitali Infektiv qysh prej fillimit të Pandemisë.

Pra, duke qenë se tani në Shqipëri (si kudo në Europë) mbizotëron varianti Delta, mund të thuhet se të pavaksinuarit kanë një probabilitet 9 herë më të lartë se të vaksinuarit që të përfundojnë në Spitalin Infektiv, kur infektohen me Deltën.

Raporte të ngjashme probabiliteti konstatohen edhe në shumë vende ku varianti Delta është përhapur gjerësisht. Për shembull, në Britaninë e Madhe, e cila ka sistemin më të centralizuar shëndetësor në botën perëndimore, ka miliona të dhëna që tregojnë se të pavaksinuarit e atjeshëm kanë një probabilitet 14 herë më të lartë se të vaksinuarit që të përfundojnë në spital, kur infektohen me Deltën. Ndërsa një studim i fundit i CDC-së amerikane tregon se të pavaksinuarit në Los Angelos kanë një probabilitet 29 herë më të lartë se të vaksinuarit që të përfundojnë në spital, kur infektohen me Deltën. Pesë shtetet e SHBA me incidencën më të lartë të shtrimeve në spital prej Deltës, kanë edhe nivelin më të ulët të vaksinimit të popullsisë.

Në vende ku ka mbizotëruar vaksinimi me Sinovac (që ka mbizotëruar edhe në Shqipëri), si në Turqi, Kili, Brazil, Meksikë etj., raporti i të pavaksinuarve me të vaksinuarit në spitale është luahatur në intervalin 8 me 1 deri 11 me 1.

Përmbledhtazi, mund të thuhet se vaksinimi, qoftë edhe me Sinovac, e ul dramatikisht probabilitetin e shtrimit në spital të atyre që infektohen me variantin Delta. Shumica dërrmuese e atyre që infektohen me Delta (pasi janë vaksinuar plotësisht), e kalojnë si një grip ose si një të ftohtë tw zakonshme me temperaturë, pa patur nevojë të shtrohen në spital…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKENDER MINXHOZI/ Covidi pas dere...
Previous article ARTUR AJAZI/ Pas të hënës, Basha përjetëson fronin e kryetarit të partisë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k