Ngjarja e rende, sot ne Bulqize, nuk ka as nevoje e as e pranon ligjerimin politik! Por nevojtaret per pushtet, Lylezim Basha e Monika Kryemadhi, nuk kane kufij!
Tani, meqe une mbuloj nje zone elektorale ne dallim nga Lylzim Basha dhe Monika Kryemadhi, me duhet te bej nje sqarim: Shkollat ne njesite vendore, nga rikonstruksioni, mirmbajtja, energjia elektrike, ngrohja-deri tek drute e zjarrit, peleta kryesisht;
Janë funksion i përditshëm i Bashkive. Cilido nga ne qe ka nje zone elektorale e di kete; Nuk ka se si te mos e dije kete, vetem ne rast se nuk shkon kurre ne zonen e tij!
Lylzim Basha e Monika Kryemadhi, paskan folur sot per nje sistem kriminal qe qenka instaluar edhe ne kete fushe.
Bravo!
Tani dua ti pyes: Ku është fshehur kryetari i Bashkisë së Bulqizës?
E keni tuajin apo jo?
Eshte pergjegjesi e tij.
Ai ka udhehequr rikonstruksionin e shkolles, sistemin e ngrohjes dhe eshte ai qe pergjigjet edhe per funksionimin e tij!
Meqe po kerkojne pergjegjesi!
Sepse kjo eshte njesoj si ajo tjetra;
Drejton per kater vite me radhe sektorin minerar ne rang ministrie, Agjencine e Burimeve Natyrore, jep leje minerare skandaloze pa hesap-jo per miniera por per vrima minerare dhe, del e qan sot per keqperdorimin e burimeve te Bulqizes.
E fundit;
Kontrolli per menyren se si pushteti vendor i ushtron funksionet qe i jane deleguar dhe besuar, duhet te kontrollohen nga agjencite e Qeverise, ne menyre permanente, jo kur ndodhin ngjarje si kjo e sotmja.
Leave a Reply