• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Ilir Meta ka filluar të sillet si President i shkarkuar
Home
Politikë

MERO BAZE/ Ilir Meta ka filluar të sillet si President i shkarkuar

July 26th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Ilir Meta është kthyer sot në zyrë në Tiranë. Për gati një javë ai ka qenë privatisht në një udhëtim në SHBA, me shpresë se do të kontraktoj një kompani lobuese për të rregulluar punët e tij me SHBA. Përtej iluzionit të tij që punët me SHBA rregullohen me lek, ka një papërgjegjësi shtetërore, në këtë udhëtim.

Presidenti në detyrë edhe pse i shkarkuar politikisht, është ende formalisht President. Ai nuk mund të largohet nga vendi pa lajmëruar institucionet kryesore të shtetit, përfshi këtu dhe detyrën e tij formale si Komandant i Ushtrisë siç ka qejf ta thotë kur i rrezikohet posti. Por për gati një javë, edhe pse ne e dinim që ai ishte në SHBA, nuk ishim në gjendje të merrnim dot asnjë konfirmim zyrtar se ku është presidenti.

Të gjithë e merrnin jo seriozisht këtë pyetje, dhe hapnin Facebook-un e tij për të treguar njëherë se qenka duke pi birrë, një herë duke pozuar me brekë, e kështu me radhë. Mos marrja seriozisht e tij si person, është një standard që ai e ka vendosur vet por përtej kësaj, humbja e seriozitetit shtetëror, në raport me arratisjen një javore të presidentit, tregon qartë se qoftë dhe për këtë arsye ai nuk duhet të jetë më president.

Sikur lobisti i tij të mos kishte postuar foton ne nuk do të kishim asnjë fakt që ka qenë dhe në SHBA. Në Serbi u bë nami pse kryeministria Bernabiq, shkoi në SHBA e nuk u prit nga askush. Në fakt ajo nuk shkoi fshehurazi si ky, dhe as për ndonjë punë private me lobist, por shkoi me shpresë se do të takohej me ndonjë zyrtar.

Nuk e priti askush dhe të gjithë e kritikuan se turpëroi Serbinë. Presidenti ynë, ikën natën me gruan, shkojnë në SHBA, takojnë dhe paguajnë lobistë të rregullojnë punët e tyre dhe kthehen në Shqipëri , pa u turpëruar fare, as për cenimin e dinjitetit që i bëjnë vendit, as për seriozitetin formal që ka institucioni i presidentit.

I vetmi shpjegim që e fal është se nuk e ndjen më veten president. Nëse është kështu duhet të heq dorë dhe nga formaliteti që i kanë mbetur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ OSBE/ODIHR-i duhet të shpikë një gjuhë të veçantë
Previous article YLLI PATA/ “Sali Berisha”, prova për të krijuar partinë anti-SHBA brenda PD

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k