• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Rama “Gati për Shqipërinë”, Basha po mendon për protestat…
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Rama “Gati për Shqipërinë”, Basha po mendon për protestat…

July 4th, 2021 F.autor Blog 0 comments

“S’do ju zhgënjejmë”- u deklaroi Edi Rama të rinjve në nismën e tij “Gati për Shqipërinë”, duke theksuar se “duhet të hapim një kapitull të ri për sportin universitar, e kemi diskutuar dhe me rektorët”. Kryeministri ka zhvilluar sesionin e 7 online, me aplikantët për nismën “Gati për Shqipërinë”.

Gjatë takimit u vu theksi dhe të një kapitull i ri për sportin universitar. Kjo synohet të arrihet në mandatin e tretë të qeverisë ndërsa Rama tha se “një gjë të tillë e ka diskutuar edhe me rektorët”.Kryeministri Edi Rama në 18 maj publikoi thirrje për të gjithë studentët e shkëlqyer që të kontribuojnë për punët e mëdha që do të realizohen gjatë mandatit të tretë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama mes entuziazmit, ka treguar se ndihet tepër i frymëzuar dhe nga numri i interesimeve që kanë nisur të bëhen nga të rinj, që duan të bëhen pjesë e qeverisjes së ardhshme të mandatit të tretë.

Edi Rama,po mban një premtim të dhënë në fushatën e fundit elektorale, duke treguar besimin dhe vendosmërinë e tij për të bërë pjesë të administratës elitën e atyre që kanë mbaruar studimet si brënda ashtu edhe jashtë vendit. Partia Socialiste ka qenë dhe është promotore e nismave europianiste në qeverisjen e vendit, duke lënë pas në kohë opozitën e Lulzim Bashës.

Mandati i tretë, do të jetë sfida dhe historia më e lavdishme e qeverisjes dhe pushtetit të Edi Ramës, si një parantezë e mandatit të katë katërt e më tutje. Të rinjtë, Edi Rama do t’i cilësonte “kontributorë të gatshëm, që duan t’i bashkohen në përpjekjet e mandatit të tij të tretë qeverisës”. Interesit të nismës “Gati për Shqipërinë”, i janë bashkuar qindra të rinj dhe të reja, studentë ekselentë, të cilët kanë shkëlqyer në studimet e larta në universitete brënda dhe jashtë vendit.

Ndërkohë, grupi i punës ka bërë pasqyrën e gjithë interesimeve e mesazheve,dhe më pas ka kontaktuar të interesuarit, që kanë shprehur dëshirën për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e mëdha të mandatit të tretë. Çdo qeverisje e përgjegjshme, duhet të ketë prioritet rininë, aftësitë dhe njohuritë e saj, për të pergatitur brezin e ri të një administrate të kompletuar, larg dogmave dhe preferencave politike, apo ndasive sociale dhe krahinore. Dhe Edi Rama atë po realizon. Ky mandat qeverisës, pritet të sjellë një erë të re në marrëdhëniet zhvillimore mes kryeministrit, ministrave dhe aplikantëve të portalit “Gati për Shqipërinë”.

Gjithë vëmëndja e kryeministrit Rama, është fokusuar tek afrimi i çdo studenti të shkëlqyer, që ka mbaruar studimet e larta,dhe që pretendon të jetë pjesë e qeverisjes dhe administratës së ardhshme publike. Uragani Rama nuk ndalet. “Koha për punë dhe jo gjumë”, ka mbi 1 vit e gjysëm që ka pushtuar mëndjen e çdo socialisti që punon dhe kontribon në qeverisjen vendore dhe qëndrore të Edi Ramës.

Kush e ka të pamundur, ai duhet të largohet. Ritmet e punëve të nisura dhe atyre që pritet të nisin, nuk mund të pajtohen me mendimet dhe mentalitetin e së shkuarës. Ato i përkasin partisë së SHQUP-it. Asaj partie që ka humbur “trenin” e fundit në stacion,asaj partie që ka humbur sensin e drejtimit politik, dhe po përpiqet të ndjellë kriza, protesta, dhe luftë të pakonceptueshme politike ende pa hyrë mirë në sallën e Parlamentit. Edi Rama po bëhet “Gati për Shqipërinë”, kurse Lulzim Basha le të mendojë për protestat, si moda e dështimeve seriale të një kryetari opozite, që veç opozitë nuk ka bërë kurrë….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Shqipëria e Ballkanit dhe Shqipëria e BE-së
Previous article MERO BAZE/ Lajm i mirë që opozita po mburret me institucionet e Reformës në Drejtësi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k