• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Luli, “proamerikan” nga halli
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Luli, “proamerikan” nga halli

July 1st, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ndihmëssekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë. Zoti Reeker i shoqëruar nga Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, u takua me Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku përcolli angazhimin e SHBA në “luftën kundër korrupsionit dhe Reformën në Drejtësi”. Vendosmëria e Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, në luftën kundër korrupsionit, sipas përcaktimeve të fundit është “një interes thelbësor i sigurisë kombëtare”.Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit siguroi mbështetjen e fortë të SHBA për luftën kundër krimit të organizuar dhe Reformën në Drejtësi, si garantë në mbrojtjen e demokracisë në vend.sipas tij “përmirësimi në këto çështje do ta ndihmojnë shumë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Më tepër se një vizitë e përcaktuar për nga rëndësia e saj, ardhja e zotit Reeker ishte njëherësh edhe përforcim i mendimit dhe veprimit të SHBA-së lidhur me listën e mbushur me emra “non-grata” nga Ballkani dhe veçanarisht Shqipëria. Tashmë nuk ka asnjë hamendësi lidhur me vendimin amerikan mbi ish-kryeministrin e vendit Berisha, apo dhe emra të tjerë që pritet ti shtohen listës. Ata janë shpallur “non-grata” për të shkuar në SHBA, ashtu siç duhet të përgjigjen para drejtësisë për akuza të kopsitura. Mëdyshja e Lulzim Bashës, e cila deri para ardhjes së zotit Reeker ishte e dukshme, ndoshta ka marrë tjetër rrugë tashmë. Ai duhet të vendosë përfundimisht fatin e tij, duhet të japë mendimin dhe vendimin e tij lidhur me çështjen “Berisha”.

Asnjë lëkundje apo deklaratë me dy nënkuptime, nuk mund të jetë favorizuese për kryetarin e Partisë Demokratike. Departamenti Amerikan i Shtetit nuk bën lojëra dhe pazare, por përpara se të marrë vendime mbi ish-drejtuesit e lartë politikë dhe shtetërorë në vende të ndryshme të botës, sigurohet për vërtetësinë e akuzave. Kjo ka ndodhur edhe me rastin Berisha. Lulzim Basha ka shansin të tregojë, është “pro” apo “kundër” vendimit të DASH, është “pro” apo “kundër” largimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i partisë tij. Natyrisht , do ti duhet një natë pa gjumë, deri në marrjen e një vendimi të tillë, njeriut që deri para 1 viti nuk linte ambasador të huaj (veçanarisht atë të SHBA dhe BE) pa shigjetuar lidhur me “mbështetjen që ata i jepnin Edi Ramës”.

Duke mos harruar sulmet banale ndaj ambasadorëve, duke mos harruar deklaratat e tij lidhur me “qëndrimet e njëanshme politike nga ambasadorët”, nga sot ndoshta do shohim një Lulzim tjetër. Ai ka ditë që hiqet si “proamerikan”, por kur i preket “babai politik”, ndryshon çehre, dhe kalon në temë tjetër bisedimi. Ka ardhur koha, që “cicmicet” me Sali Berishën ti zgjidhë përfundimisht në rast se ndjehet kryetar partie. Lulzimi duhet ta dijë se SHBA, nuk harron, nuk lëshon, dhe nuk ndryshon lehtë qëndrim, sidomos lidhur me emra të skeduar dhe të akuzuar,që dëmtojnë sigurinë amerikane dhe globale. Lul, marrëdhënia me amerikanët, nuk është njëlloj si me ata që u thua edhe orën gabim në zyrat e PD-së.“Ofertën” (apo dhe urdhërin) e ke në zyrë, zgjidhe vetë shtegun dhe rrugën e duhur nga duhet të kalosh, për të përmbushur misionin e duhur, por jo duke u hequr “proamerikan” nga halli….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIMETE BERISHA/ Kapitalistët e Albin Kurtit kundër kapitalizmit!
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Kur amerikanët s’kanë kohë të takojnë Ilir Metën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k