• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Rama ta gëzojë fletën pa emra, Lulit t’i rrojë logoja
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Rama ta gëzojë fletën pa emra, Lulit t’i rrojë logoja

April 4th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Çfarë karikature! Domethënë këta kanë vendosur sot që të na caktojnë si logo në fletën e votimit, një gjë që nuk e kemi dërguar ne dhe që nuk është e jona, por që këta mendojnë se na shkon. Duke i vënë shkelmin çdo ligji dhe çdo dispozite, pa merakun më të vogël, mu në mes të mexhlisit dhe në sy të të gjitha kamerave.
Nuk na mbetet tjetër veçse t’i falenderojmë dhe t’u lutemi të na tregojnë se kush e ka realizuar grafikisht, se mbase i detyrohemi edhe atij ndonjë lek, kaq qesharake është historia.
Natyrisht që e kuptojmë edhe logjikën. Gjykata e pavarur vendosi sot të kënaqë njësoj të dyja partitë e mëdha, në kurriz të një force të re politike. Njërës i dha fletën e votimit, kurse tjetrës logon. Ky është edhe thelbi i kryetarokracisë, në fakt, edhe arsyeja pse ne kemi dalë në tregun e ideve dhe pse jemi në këto zgjedhje. Se këta e sundojnë bashkë dhe arbitrarisht Shqipërinë në kurriz të gjithë të tjerëve.
Por e kanë gabim nëse mendojnë se kjo do të na dekurajojë. Përkundrazi. Do t’i arrijmë njësoj dhe pa asnjë dyshim të gjitha objektivat tona.
“Rilindja” ta gëzojë fletën e votimit pa emra, sepse Edi Rama e do parlamentin që të ketë vetëm numra dhe jo deputetë.. Ndërsa Lulit t’i rrojë logoja, sepse vetëm ajo i ka mbetur. Ne menduam se PD e kishte garën me PS-në, por ata e paskan pasur me ne.
Nuk ka pasqyrë më të qartë të faktit se anija e tyre ka nisur të fusë ujë nga të gjitha anët. Ndaj, ne vazhdojmë të pashqetësuar përpara!
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Shënim: Pse Berisha vazhdon të prodhojë viktima?
Previous article ASTRIT PATOZI/ Në Spille, pas 20 vjetësh

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k