• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Materniteti ku ka lindur “shpresa” e re e PD
Home
Politikë

MERO BAZE/ Materniteti ku ka lindur “shpresa” e re e PD

March 21st, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Një shpresë e re ka lindur për opozitën. Dhe kjo lidhet me rikonstruksionin e Maternitetit të Ri, dhe rindërtimin nga e para të një shtese të tij, ndërtuar vite më parë, dhe dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Pamje nga shtesa e prishur e Maternitetit shoqërohen me vajtime pa fund, që nga ata që kujtojnë me nostalgji që kanë lindur aty, të tjerë që kanë porositur poshtë dritareve fëmijën e tyre dhe në fund ata që betohen se do marrin hak për këtë.

Në fakt ajo që po ndodh nuk pengon askënd të kujtojë vendin ku ka lindur dhe as ku e ka pritur babai tyre lindjen, pasi godina po rikonstruktohet si çdo spital apo ndërtesë tjetër e amortizuar në Tiranë. Pas rikonstruksionit, ata e kanë më të sigurtë nostalgjinë e tyre për Maternitetin.

Ajo që nuk kuptohet është, përse Partia Demokratike mendon se një rikonstruksion godine do ngjallë shpresë për të në Tiranë, meqë po ribëjnë një shtesë të kohës sovjetike në Tiranë.

Nga pikpamja ligjore, nëse PD mendon se ka probleme tenderimi i rikonstruksionit, mund t’i drejtohet prokurorisë dhe jo nostalgjisë, se ajo nuk është argument.

Por nëse është zakoni i tyre që t’i vënë gjobë çdo biznësi që merr një tender, atëherë është në normalitetin e saj.

Nga pikëpamja politike duket dhe më absurde. Për të gjithë ata që duan një maternitet të sigurt dhe komod, rikonstruksioni është lajm i mirë, jo lajm i keq. Sidomos për qytetarët e Tiranës. Tani të kesh shpresa për fitore në Tiranë nga të ardhurit në Bathore dhe të qash për rikonstruksionin e maternitetit është pak tepërim.

Zhurma të tilla janë joproduktive dhe nga ana elektorale, pasi tregon që PD është në hall për çdo votë në Tiranë dhe shpreson se mund të fitojë vota nga çdo kauzë që i del përpara në rrjete sociale.

Për më tepër që PD nuk mbahet mend të ketë vënë dorë në ndonjë spital në vend dhe me këto ankesat për çdo ndryshim në Tiranë, vetëm sa të kujtojnë kush kanë qenë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Që të gëzohemi edhe për 30 vjet të tjera
Previous article ASTRIT PATOZI/ Shqipëria nuk ka nevojë për luftërat e tyre false

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k