• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Pse duhet refuzuar, spiralja e dhunës që tenton Ilir Meta
Home
Politikë

MERO BAZE/ Pse duhet refuzuar, spiralja e dhunës që tenton Ilir Meta

March 14th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Episodi i shoferit në Mamurras, që pasi përplasi veturën kërkoi  Ilir Metën në vendngjarje që të zbonte policinë, ngjan paksa qesharak, por episodi i sotëm në Elbasan nuk është më për të qeshur.

Përpjekja për të injektuar dhunën si mjet politik në fushatë, është sot vepër e Presidentit anormal të Republikës, i cili me sa duket kërkon që sëmundjen e tij, t’ia transmetojë dhe shoqërisë shqiptare.

Përpjekja e sotme në Elbasan, ku disa militantë të verbuar me flamuj të PD, shkojnë të prishin takimin e kryeministrit, në një festë popullore, është dhunë e qëllimshme politike.

Të njëjtën gjë tentuan edhe dje në Tiranë, ndërsa Edi Rama shkoi tek nisja e vaksinimit të mësuesve në një shkollë, çka tregon, se Partia Demokratike ka vendosur të ketë provokimin politik për dhunë, si identitet të fushatës.

Tani për një moment, të mendosh që dhe Partia Socialiste të ngrejë një grup guerril, që kudo ku shkon  Lulzim Basha dhe Ilir Meta të dalin të provokojnë dhe ta fusim Shqipërinë në një përleshje fizike.

Prej vitit 1992, Shqipëria e ka shmangur konfrontimin fizik në fushatë, përjashto vitin 1997, ku përgjithësisht Berisha përballej me banda të ngjashme si këto të PD-së tani.

Kjo frymë është qartazi një frymëzim nga aktet banditeske të Ilir Metës dhe thirrjet e tij për linçim të kundërshtarit.

Të biem dakord, kjo nuk është se shkakton frikë apo mërzi te pala tjetër, por i krijojnë shoqërisë një problem të rëndë moral, që në vitin 2021 të futet një fushatë elektrale në spiralen e dhunës për shkak të një të çmenduri.

Ajo që ndodhi në Elbasan ishte episod i shkurtër që u mbyll shpejt nga prezenca e policisë, por larg kamerave dhe larg vëmendjes së publikut, mund të frymëzohen plot të çmendur të tjerë të bëjnë gjëra të ngjashme.

Edhe pse bën si i fortë ngaqë është President dhe mban pesë badigardë me vete, Ilir Meta nuk është as trim, as i fortë, dhe as i aftë të përballojë një përgjigje ndaj valës së dhunës që ai tenton të nxisë.

Ai është fillimisht i humburi moral i kësaj strategjie, por mund të jetë dhe i humburi i madh politik dhe fizik, nëse mendon se Edi Ramën nuk e mund dot me vota, por do ta mundë me dhunë.

Lulzim Basha dhe Edi Rama duhet të bëjnë një pakt moral për të shmangur provokimet në fushatë, pakt që ka funksionuar këto 30 vjet në Shqipëri, ku partitë i hapin rrugë njëra- tjetrës, për orare mitingjesh dhe takimesh dhe nuk i shkojnë kundërshtarit tek dera ta provokojnë.

Nëse Lulzim Basha nuk ka fuqi ta ndalë dhunën e nxitur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, do të ketë të vështirë të duket, edhe dhunues, edhe viktimë e dhunës.

Së paku Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë kurajon të shfaqen si dhunues në këtë fushatë dhe po mburren me këtë gjë.

Lulzim Basha si vartës i tyre, nuk mund të jetë dakord, edhe me ata që nxisin dhunën, edhe me ata që mburren se i kanë të fortë banditët, dhe pak më vonë të ankohet se e kanë rrahur bandat.

Ai duhet ta ndajë mendjen ose të jetë me Ilir Metën dhe Berishën si dhunues, ose me viktimat e dhunës. Po më mirë larg të dyve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ PD kërkon akses të barabartë në shëndetësi dhe prezantimin e bën nga një… klinikë private
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Pse Lulzim Bashës i rri ngushtë kostumi (dhe hallet) e Metës dhe Berishës?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k