• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kambanat e letrës për Beogradin, duhet të dëgjohen në Prishtinë
Home
Blog

MERO BAZE/ Kambanat e letrës për Beogradin, duhet të dëgjohen në Prishtinë

February 7th, 2021 F.autor Blog 0 comments

SHBA nuk kanë bërë ndonjë gjë të re kundër Serbisë, në raport me Kosovën. Letra e presidentit Biden konfirmon qëndrimin konstant të SHBA, se Serbia duhet të përfundojë procesin e bisedimeve me njohjen e Kosovës, para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Nuk ka dokument dhe rekomandim të SHBA që nuk e ka këtë fjali.

Rëndësia që ka letra e presidentit Biden, është se ai ristarton me këtë qëndrim në detyrën e tij të re, dhe ja përmend presidentit të Serbisë këtë detyrim, në një letër kortezie urimi, për shtetin e Serbisë. Pra ja kujton dhe kur e uron, si për t’i “zënë në grykë” festën.

Por qëndrimi amerikan për Kosovën , në këtë mënyrë e rrit dhe më shumë përgjegjshmërinë me të cilën duhet të sillet në këtë proces, qeveria e re e Kosovës.

Serbia mund të ndjehet nën presion të fortë, nga qëndrimi amerikan, vetëm nëse qeveria e Kosovës është në një gjatësi vale me SHBA në çdo moment, dhe nuk bëhet kurrë shkak që ky debat të relativizohet nga shqiptarët.

Dy vitet e fundit SHBA humbën energji pa fund për të menaxhuar “iniciativat” shqiptare për taksa 100 përqind, reciprocitet dhe folklorizma të tjera, të cilat dobësuan rolin amerikan në presionin ndaj Serbisë dhe e dobësuan procesin e presionit amerikan mbi Serbinë duke e zhvendosur atë mbi shqiptarët.

Dhjetëra teori konspiracioni mbi “shengenin ballkanik”, shoqëruar me paranojat e “thikave” që prisnin në Shtëpi të Bardhë, bën që të gjithë të harrojmë se qëndrimi i SHBA për Kosovën është pikërisht kjo letra, që Serbia të pranojë Kosovën.

Dhe një marrëveshje që u nënshkrua më në fund, që kishte thelbësore njohjen e Kosovës nga Izraeli, filluan ta relativizojnë një ditë pas duke theksuar se “janë gati të zhvendosin dhe ambasadën sërish nga Jerusalemi nëse ua kërkon BE”.

Thjesht sa për të treguar se në këtë histori nuk jemi me SHBA, por me të tjerët.

Ky është një proces që udhëhiqet nga SHBA, është objektiv i saj dhe shqiptarët, duhet të jenë thjeshtë mekanizmi ndihmës në këtë presion dhe jo mekanizmi bllokues.

Sot kur ky qëndrim është konfirmuar me qetësi nga presidenti Biden, kambanat reale për të duhet të bien në Kosovë jo në Beograd.

Në Beograd janë mësuar me këtë ‘këngë’, kanë vite që e dëgjojnë dhe bëjnë çfarë është e mundur ta sabotojnë, duke u kthyer në viktima të saj.

Problemi është se si Prishtina të mos e ndihmojë Beogradin në këtë manovër dhe ta lërë atë vetëm, përballë presionit amerikan dhe objektivit të SHBA për njohje reciproke.

Sot Vuçiç është në siklet, se në Kosovë janë në fushatë dhe të gjithë duan të mburren me letrën e presidentit Biden.

Nesër do ta ketë më lehtë, pasi fitimtarët do hyjnë në zyrë, e do fillojnë t’i tregojnë SHBA-së se “vendi ka zot” dhe se ata kanë mandat ta zgjidhin vetë këtë punë.

Aty fillojnë ditët e mira për Vuçiçin. Pastaj do fillojnë të fshehin këtë letrën nga faqet e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIKO PELESHI/ Të rinjtë e heshtur të së nesërmes
Previous article ENDRI KAJSIU/ Kur e vërteta e Fatosit vret më shumë se plumbi i Saliut

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k