• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ LSI, një partie tranzitore në politikën shqiptare
Home
Politikë

ARTUR AJAZI/ LSI, një partie tranzitore në politikën shqiptare

January 7th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Në vitin 1996, një gazetar danez që kishte ardhur në Tiranë të vëzhgonte zgjedhjet e 26 Majit, më ka thënë, “tek ju do të ketë shumë heronj tranzitorë, shumë politikanë tranzitorë dhe shumë parti tranzitore”. Ndoshta e njëjta gjë ka ndodhur kohë më parë edhe në vendet e Europës Perëndimore apo edhe në historinë e vendeve postkomuniste të Europës Lindore,kur është vendosur demokracia.

Kjo ndoshta do të vërtetohej me fakte për shumicën e hamendësive të kolegut, por ja që paska patur të drejtë pasi pas kaq vitesh, kjo gjë po ndodh me atë, partinë e Ilir Metës, që u krijua për pazare dhe po shkërrmoqet si pasojë e pazareve për pushtet. LSI, thuajse nuk ekziston më në rrethe, ndërkohë që në Tiranë ajo mbahet fort dhe me pahir nga Monika, disa çupëlina që e kanë “ëndërr” pushtetin, dhe më besniku ndër ata, Tit Vasili.

Por nuk do të habitesha, në rast se një ditë të bukur, edhe Tit Vasili, të largohej nga biznespartia e Ilirit dhe Monikës, nga partia e kulisave të pushtetit, dhe celula e pazareve mes tij dhe Doktorit të SHQUP-it. Padyshim që ajo që ka ndodhur dhe po ndodh me LSI-në e Jalës dhe protestave të paligjshme mes bulevardit të Tiranës, duhet të jetë menduar edhe nga Iliri dhe Monika, kjo për faktin sepse edhe ata që quheshin “mbështetësit” e tyre në bulevard, nuk ishin gjë tjetër veçse njerës të paguar me dieta ditore. Edhe largimet e Lefter Kokës, Nasip Naços, apo dhe qindra të tjerëve në rrethe, natyrisht nuk ishin surpriza për Ilirin, i cili e nisi si “socialist” dhe po e bitis si shqupist.

Gara e tij për të marrë “postin” e kryetarit të opozitës pas 25 Prillit, mbetet lëvizja më gazmore e një kryetari shteti, që rrogën dhe bekimin e Parlamentit e merr në Presidencë, por nuk rresht së bëri “duvanë” për të rrëzuar qeverinë dhe Edi Ramën. Pikërisht ky mision absurd që nuk do ti shkonte as një politikani province, dhe jo më një politikani me përvojë, e ka renditur Ilirin dhe LSI-në, në vargun e politikanëve dhe partive tranzitore. Ata nuk do të kujtohen më kurrë pas 25 Prillit si “partia e Atij apo e Këtij”, por thjesht do të fshihen nga memorja e shqiptarëve, si krijesa të dëmshme dhe djallëzore, të cilat qysh nga krijimi deri në mbarim, menduan ,punuan dhe vepruan për pushtetin, pasurinë dhe paranë e pistë. Partia e Ilirit dhe Monikës, nuk do të kenë më shansin të jenë faktorë të pushtetit dhe “guri i fundit” për të mundësuar krijimin e ndonjë qeverie.

Pas 25 Prillit, Lulzim Basha do të jetë i pari që nuk do të qasë më në oborrin e SHQUP-it as Monikën dhe as Ilirin, pasi “tortën” e opozitarit do të kërkojë ta kullufisë për vehten dhe servilët e tij. Ato që ka arritur ti fitojë me shumë “mundim” në dy mandatet e para si opozitar, nuk do të pranojë ti ndajë më me Monikën dhe Ilirin pas 25 Prillit, ku e pret një rrugëtim i gjatë si opozitarist i përjetshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meta vazhdon dhe flet për blerje votash?
Previous article ANALIZA/ Shembulli i SHBA në sytë e botës ra

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k