• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Jepini ca të vdekur Lulzim Bashës ti ketë për hall!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Jepini ca të vdekur Lulzim Bashës ti ketë për hall!

December 6th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Lulzim Basha filloi të kërkoj përsëri të vdekur shtesë si dikur votat jashtë kutive. Stabilizmi i shifrave të vdekjes tek rreth 20 vet në ditë e kanë bërë përsëri të humbas qetësinë.

Nuk di pse ndjehet mirë po të themi se kanë vdekur 30, 40 apo 50 në ditë. Larg qoftë mund të vijë dhe ajo ditë, por do të jetë dramatike për të gjithë. Mund të jetë dhe për të se dhe ai, nuk ka vetëm kunat dhe vjehrë. Ka dhe prindër vëllezër, farefisë, pavarësisht se ne i njohim vetëm fisin e gruas.

Këmbngulja me të cilën ai kërkon të vdekur përditë, si korbat pas masakrave, është për tu shënuar në historinë politike të këtij vendi si instalimi i nekropolitikës.

Pasi hoqi dorë nga ideja se të vdekurit nuk regjistroheshin dhe kartelat manipuloheshin, pasi u kërkoi falje mjekëve se nuk e kishte me ta, por me Edi Ramën, tani kërkon të ndryshohet klasfikimi dhe kushdo që ka vdekur të quhet se vdiq nga COVID që ai të ndjehet i qetë.

Eshtë i kot debati publik me të. Eshtë i kot dokumentacioni ligjor që shoqëron një të vdekur. Kur ti ndodh diçka në familje do ta kuptoj se sa letra do ta përcjell një të vdekur. Kështu që është e kot të bësh betejë me të.

Do të ishte më e udhës që po me kaq cinizëm ti kërkoni Lulzim Bashës një lisitë shtesë të vdekurish, çdo ditë dhe t’ia miratoni që ta zërë gjumi rehat.

Nuk e zë gjumi kur shikon se nuk vdesin shumë shqiptarë. Do të jenë shumë. Plotësojani këtë dëshirë, se të sëmureve u plotësohen dëshirat. Ky e ka sëmundjen me kufoma fallco. Eshtë pak makabre por nuk është dhe aq problem. I thoni na sill çdo ditë një listë dhe lexojeni si listën e të vdekurëve të Lulzim Bashës. Ndoshta kështu shëptojmë të gjithë nga ky refren i përditshëm i njeriut që i do shqiptarët të vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Pse Basha flet vetëm për lekë dhe jo se çfarë do bënte me spitalet?
Previous article MERO BAZE/ Komplekset e "Berishës" tek partitë "bija" të PD

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k