Brenda dy javëve ka pasur dy zhvillime të rëndësishme në cështjen ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilat provojnë, se sistemi gjyqësor është ende nën ndikimin e klaneve të vjetra.
Fillimisht ai ishte nën akuzë për pastrim të produkteve të veprës penale,“Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, që parashikon neni 287 i Kodit penal.
Me këtë akuzë ai rrezikonte nga 5 deri 15 vite burg si dhe gjobë deri në 8 milionë lek.
Nga koha kur nisi hetimi, deri kur ju komunikua akuza, rezultoi se ishte modifikuar referimi në llojin e veprës penale, duke u bazuar në nenin 257/a, i cili parashikon dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg.
Pra nga akuza e fillimit, kur e mori dosjen SPAK, ndryshoi referimin në Kodin Penal , duke kaluar nga denim 15 vite burg plus gjobe, në një dispozitë që parashikon dënim deri në 3 vite burg, ose gjobë. Dhe pas kësaj heqja e sekuestros në këto kushte ish vendim normal.
Këtu kemi një ndërhyrje të re të SPAK pranë Gjykatës Antikorrupsion dhe kjo ka bërë q ëndaj Llallës të nis një procedim i ri, bazuar në ligjin antimafia.
“Prokuroria e Posaçme duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera, bazuar në kërkesat e ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për sekuestrimin e pasurive në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla.
Me vendimin me nr.19, datë 23.11.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është vendosur masa pasurore e sekuestrimit të pasurisë për pasuritë e paluajtshme të shtetasit Adriatik Llalla” thuhet në njoftim zyrtar.
Pra për ta thjeshtuar fabulën, hetimet e nisura me bujë ndaj Adriatik Llalës, ishin duke shkuar drejt dështimit duke përfunduar në dorëzimin e ndonjë toke arë në Mullet.
Në at ëkohë reagoi amabsadorja e SHBA në Tiranë, zonjë Yuri Kim, e cila përmes një tëitter u kujtoi të gjithëve s ekjo nuk e ndryshon vendimin e SHBA që e ka futur ish kryeprokurorin në listën e zezë të Departamentit të Shtetit.
Në këto kushte duket se ka një një qëndrim të ri të SPAK, i cili duke ju referuar ligjit antimafia përvecse ritkheu sekuestron mbi pasuritë, krijon një precedent të ri të gjykimit të zyrtrave të lartë që përballen me fshehje të pasurive, pasi mund të trajtohen me ligjin antimafia. Dhe kjo hap rrugën për në Gjykatë, cdo zyrtari të lart të shtetit që nuk i justifikon dot pasuritë e tij.
Ky është zhvillmi i ri në cështjen Llalla që ka bërë te hesht shtypi dhe politika në Shqipëri.
Heshtja e shtypit në fakt është një radiografi e pastër e asaj që tregon se kush e kontrollon shtypin në Shqipëri. Përvec emisionit të Sokol Ballës që e ka prekur këtë temë të enjten gjatë emisionit, asnjë TV dhe asnjë medie tjetër online apo print, nuk e ka trajtuar këtë histori, cka tregon se kush e kontrollin realisht shtypin në Shqipëri.
Nga ana tjetër shumica e politikanëve kanë heshtur ndaj rastit në fjalë, pasi ky zhvillim rrezikon të hap rrugë për gjykim ndaj gjithë atyre që quhen “peshq të mëdhenj” në Shqipëri dhe që mund të bëhen objekti i këtij ligji.
Por pamvarsisht kësaj, dyshimet mbeten dhe mbi eficencën e drejtësisë së re. Fakti që ish kryeprokuri, ishte duke shpëtuar “paq”, duke ndryshuar referimet në nenin e Kodit Penal me të cilin nisi procedimi nga SPAK, tregon se beteja me segmentet e vjetra të drejtësisë, është ende një betejë reale brenda drejtësisë shqiptare.
Sikur të mos niste një procedim i ri bazuar në ligjin antimafia të vitit 2009 , ish kryeprokurori mund të përfundonte të dorzonte një cop tok në Mullet dhe të quhej i larë me drejtësinë.
Ky është një sinjal alarmi për drejtësinë e re e cila duhet të jetë serioze për të mos përsëritur skenat e vjetra që kemi parë 30 vite, kur niseshin akuza me zhurmë të madhe dhe përfundonin të gjithë të pafajshëm.
Edhe ky rast mund të përfundonte kështu, duke qenë një sinjal i keq për revolucionin në drejtësi. Dhe ajo cfarë është më e keqja, kjo do të ishte një shenjë triumfalizmi e politikës shqiptare që refuzon reformën në drejtësi, duke provuar se ata e kanë atë sërisht nën kontroll. Eshtë kjo arsye që ata dhe shtypi që kontrollojnë heshtin ndaj zhvillimeve në rastin “Llalla”. Ndjehen të tradhëtuar nga drejtësia në minutat e fundit. Kjo është shenjë e mirë.
Leave a Reply