• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ Për ata që thonë se qeveria e Edi Ramës e ka inat Shkodrën
Home
Politikë

ILIR BEQAJ/ Për ata që thonë se qeveria e Edi Ramës e ka inat Shkodrën

December 3rd, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

2020 po i afrohet fundit.

Pa më të voglin dyshim ka qënë për të gjithë ne një nga vitet më të vështirë.

Pa e mbledhur ende mirë vehten nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 u përballëm me një pandemi të paimagjinueshme.

Besoj se dëmet materiale të tërmetit do t’i rikuperojmë plotësisht në 2021. Çfarë është bërë deri më tani besoj se arrin të bindë çdo sketik, mjafton që të pranojë të shohë.

Ndërsa pasojat e pamdemisë do të duhen disa vite të shuhen.

Edhe financimi prej 120 milionë USD që kërkohet të miratojmë sot do të ndihmojë në zhvillimin e kapaciteteve turistike të vendit. 60 % kredi dhe 40 % grant.

Në tri drejtime:
• Rritja e kapaciteteve turistike cilësore në bashkitë Shkodër, Korçë, Fier dhe Berat.
• Fuqizimi i infrastrukturës bazuar në ndarjen e re territorial administrative.
• Mbështetje për ndërmarrjet e vogla e të mesme që operojnë në sektorin e turizimit.
Po ndalem në konkretisht se çfarë parashihet për bashkinë e Shkodrës.
• Mbështetje për rijetëzim të trashgimisë kulturore.
• Mbështetje për promovim të peisazhit natyror në bregun perendimor të liqenit të Shkodrës.
• Infrastrukturë urbane me rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe rikualifikim urban bregun perendimor të liqenit të Shkodrës.
Në mënyrë të drejtpërdrejt janë rreth 19 milionë dollarë të cilat do të përqëndrohen në :
• Restaurimin dhe rikualifikimin e kalasë së Rozafës me rreth 3 milionë USD.
• Ndërtimin e Muzeut të Arteve të Bukura të qytetit të Shkodrës me rreth 1,3 milionë USD.
• Rikualifikim urban në fshatin Zogaj me rreth 1,2 milionë USD.
• Rikualifikim urban në bregun e liqenit të Shkodrës me rreth 1,55 milionë USD.
• Rikualifikim urban në hyrjen për në Shirokë prej urës mbi lumin Bunë me rreth 2,4 milionë USD.
• Rruga Shirokë – Zogaj – Pikë kufitare me rreth 4,2 milionë USD.
• Ujësjellës, kanalizime në Shirokë dhe Zogaj me rreth 2,4 milionë USD.
• Ndërtimi i muzeu të liqenit me rreth 2,5 milionë USD.
• Ndërhyrje turistike në zonën kodrinore të Shirokës me rreth 1 milionë USD.

Dua të risjell në vëmendje të publikut edhe çfarë ka ndodhur e po ndodh gjatë këtij viti tejet të veçantë në qarkun e Shkodrës.
• Përfundoi rikualifikimi urban i Shirokës.
• Përfundoi rruga Harku i Bërdicës – Velipojë.
• Përfundoi rruga Ura e Mesit – Kala e Drishtit.
• Përfundoi rikualifikimi urban në Vermosh.
• Po fillojnë punimet në rrugën Shëngjin – Velipojë.
• Filluan dhe anvancuan ndjeshëm punimet në rrugën Qafë Thore – Theth.
• Po fillojnë punimet për rikualifikimin urban në Bogës dhe Thethit.
Të gjitha këto vetëm në qarkun e Shkodrës. Në vlerën 46 milionë USD.

Motra e vëllezër, banorë të qarkut të Shkodrës. Të kryera apo në zbatim e sipër pra vepra të ndryshme me vlerë rreth 46 milionë USD. Bashkë me këta që po miratojmë sot financimin bëjnë 65 USD.

Të gjithë ju që deri më sot me të drejtë apo të padrejtë keni krijuar perceptimin se qeveria e Edi Ramës e ka inat Shkodrën, se qeveria e Edi Ramës nuk investon në veri sa më sipër ka një pjesë të të vërtetës.

*Fjala në Kuvend

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERMAL MULOSMANI/ Elvis Naçi, hoxha me emër rokeri që blen spitale dhe shet syze
Previous article MUSTAFA NANO/ Shpërthimi i Grida Dumës si shenjë nervozizmi në kampin opozitar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k